Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vizita e fundit e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë, ashtu si edhe 7 vite më parë, solli debate të shumta në mediat vizive dhe ato të shkruara, për disa arsye. E para ajo ?koincidoi? me përvjetorin e vdekjes së Skenderbeut, i pranuar si Heroi Kombëtar i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje.
Kjo solli dhe reagimin e shumë analistëve apo zërave nacionalistë, duke kaluar nganjëherë edhe në turkofobi dhe pse jo dhe në islamofobi.
Kryeministri Rama tha që kjo ishte vetëm një koincidencë dhe asgjë më shumë. Ndërkohë Presidenti Meta zhvilloi homazhe në mozeleumin e Skenderbeut ndërtuar në kohën e komunizmit brenda xhamisë ?Selimije? të Lezhës, dikur kishë katolike e konvertuar në xhami.
Vizita dhe homazhe pati dhe nga ambasadori austriak në Tiranë dhe figura të tjera publike, jo vetëm si një respekt ndaj Skenderbeut, por edhe si një kundërpërgjigje ndaj Ramës dhe Erdoganit për takimin e tyre në atë datë.
Debati i dytë i cili do të mbahet mend gjatë ishte ai i inaugurimit të restaurimit të xhamisë simbol të rezistencës ndaj masakrës komuniste mbi objektet e kultit, xhamia e Et?hem beut në qendër të Tiranës.
Kjo xhami ishte e vetmja e mbetur në këmbë në qytetin e Tiranës nga 40 xhami, që kishte qyteti para regjimit komunist, i cili e shndërroi në muze për t?u rihapur me 18 janar 1991 nga mijëra besimtarë, pa protokoll dhe politikanë, madje edhe pa vetë prezencën e Mandelës shqiptare, Hafiz Sabri Koçit, i cili 2 muaj më parë, më 16 nëntor 1990 kishte marrë pjesë pas daljes nga burgu komunist në ceremoninë e parë islame pas vitit famkeq 1967.
Në fakt kjo ceremoni krejtësisht e panevojshme për të përuruar restaurimin, ndërkohë që pritej të inaugurohej xhamia e Namazgjasë, e ndërtuar me paratë e mbledhura në të gjitha xhamitë e Turqisë me destinacion ndërtimin e saj dhe sipas premtimi të Erdoganit gjatë hedhjes së themeleve do të zgjaste 2 vite. Kanë kaluar 7 vite dhe punimet janë pezulluar, pa ndonjë arsye zyrtare.
Ceremonia ishte e pazakontë edhe për vitet ?90, kur u ndërtuan qindra xhami me fondet e fondacioneve të huaja, që edhe pse KMSH, ishte një institucion i brishtë, i porsa rithemeluar pa fonde dhe pa kuadro të lartë, ceremonitë organizoheshin nga vetë KMSH, lutjet bëheshin në shqip dhe rëndomtë përshëndeste në gjuhën e tij amtare edhe ndonjë përfaqësues i fondacioneve, apo shoqatave të huaja ndërtuese.
Ndërsa në ceremoninë e 17 janarit, pikërisht një ditë para 31 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Ethem beut, pamë një skandal me problematikë kombëtare, ku një shtet i huaj edhe pse mike e madhe e Shqipërisë, si Turqia, organizoi një miting politik (si mitingjet e AKP-së, partisë së Erdoganit), ku moderatori ishte turk, fjalimet në turqisht, përveç arkadashit Rama me terxhyman arnaut, por që s?i pëlqeu as ky Ramës.
Tashmë, ajo që s?kishte ndodhur ?de facto?, që nga pavarësia më 1912 me firmëtar H. Vehbi Dibrën, kryetar i parë i Kuvendit dhe më pas Kryemyfti dhe kryetari i parë i KMSH-së më 1923 dhe ?de juro? që nga ky vit, pra prej 99 vitesh, gjuha e lutjeve dhe e ligjëratave është shqipja.
Krahas këtij skandali, ajo që ra në sy ishte edhe mungesa jo vetëm e KMSH-së, por qoftë edhe ndonjë imami të moshuar sa për figurë. Pra një denigrim total i pavarësisë dhe mëvetësisë së KMSH-së, fituar një shekull më parë nga Kalifati Osman. Dhe kjo me bekimin e pashait Rama, ndaj Sulltanit të tij, me të cilin thuhet, që e lidhin interesa ekonomike dhe aspak ideologjike e për më pak politike, apo fetare.
Përdorimi i ndjenjave fetare nga Erdogan, është një gjuhë e njohur prej tre dekadash nga ai, gjë që ka bërë, që diktakti dhe Islami Politik i tij përmes Vëllazërisë Muslimane, të dëmtojë dhe imazhin e vet Islamit në arenën ndërkombëtare për shkak të rolit, që i ka veshur vetes, si një kalif, apo sulltan i 1.000 dhomave në sarajin e ri të Ankarasë.
Komunitetet fetare në vendin tonë, kanë provuar në shpinë ndërhyrje të shumta, duke filluar nga pushtuesit e ndryshëm, e deri te politika e regjimit diktatorial të komunizmit. Përmendim këtu vizitën e Mbretit Emanuel II në vitin 1941 gjatë pushtimit fashist, që bëri në tre komunitetet fetare tradicionale, duke vizituar xhaminë Sulejman pasha, e cila pas 3 vitesh u dogj gjatë bombardimeve të luftës dhe më pas u shkatërrua nga komunizmi, si dhe vizitën në kishën ortodokse dhe atë katolike të Tiranës.
Ndërhyrjet e Turqisë gjatë regjimit të Erdoganit në jetën fetare të Islamit në Shqipëri kanë qenë haptazi dhe është kërkuar me ngulm marrja në dorë e KMSH-së. Aktualisht po përdoret si kalë Troje xhamia e Namazgjasë, për të cilën Erdogan tha se do jetë gati për Ramazan, cili këtë vit është në prill, pra i bie pas 3 muajsh.
Por çfarë fshihet pas këtij ripremtimi, a ka ndonjë marrëveshje të shpejtë për kapjen e KMSH-së nga Turqia, këtë do e shohim gjatë muajve të ardhshëm?
Kujtojmë këtu se në vitin 2010, disa elementë brenda KMSH-së, të mbështetur nga segmente të qeverise Turke tentuan realizimin e një ?puçi institucional?, duke u përpjekur të shkarkonin kryetarin e asaj kohe (H. Selim Muça) dhe të merrnin nën kontroll këtë institucion. Kjo tentativë rezultoi e pasuksesshme, por përpjekjet për të shtënë në dorë institucionin nuk reshtën asnjëherë.
Nga sa është raportuar në media, marrëdhëniet e KMSH-së me Komunitetin Mysliman të Turqisë dhe qeverinë islamiste të Erdoganit vijnë duke u përkeqësuar, derisa në vitin 2015 ndërpriten de-facto plotësisht. Arsyeja ishte refuzimi nga ana e KMSH-së e kalimit të medreseve nën juridiksionin e Fondacionit shtetëror turk ?Maarif?, i themeluar për shtetëzimin e kolegjeve dhe shkolla të hapura nga Lëvizja Gylen në të gjithë botën. Pas kësaj Turqia ndërhyri edhe në zgjedhjet për kryetar të KMSH-së në 2019, por që rezultuan përsëri pa sukses.
Presidenti turk ka përdorur gjithashtu edhe ceremoninë e hedhjes së themeleve të xhamisë së Namazgjasë, për të akuzuar direkt drejtuesit e KMSH-së dhe për t?i kërkuar qeverisë shqiptare, që të ndërhyjë në këtë institucion.
Krahas këtyre, pas dështimit, që pati Turqia për të futur në dorë KMSH-në, medresetë dhe universitetin Bedër, nëpërmjet fondacionit shtetëror turk ?MAARIF?, ata tashmë kanë blerë një rrjet shkollor (i përbërë nga një universitet dhe një shkolle e mesme) në Tiranë.
KMSH deri tani të gjitha këtyre sulmeve ndaj saj dhe institucioneve në vartësi të vet ka zgjedhur t?i japë përgjigje me heshtjen e vet, ndoshta sepse ndodhet midis dy zjarreve atij turk dhe zjarrit të indiferencës dhe bashkëpunimit me Erdogan të kryeministrit Rama.
Deklaratat e herëpashershme nga ambasada turke dhe Agjencia Turke e Lajmeve (AA-Anadolu Ajans) ndaj KMSH-së, janë të paprecedente dhe shpesh herë janë dënuar ashpër edhe nga institucionet të larta të vendit, shoqëria civile dhe media, siç ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, ministres së Arsimit, deputetëve nga pozita dhe opozita, intelektualëve, etj.
Këto ndërhyrje janë raste të pashembullta të një shteti të huaj, i cili ndërhyn në punët e brendshme të institucionit më të madh fetar në vend, duke nxitur destabilitet në frymën e bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare, por sidomos përçarje në aspektin brendafetar. Thirrjet e tyre për spastrim dhe marrje me dhunë dhe presione të ndryshme të KMSH-së janë thirrje për kaos, që duhen marrë seriozisht nga organet kompetente të shtetit shqiptar, të cilat aktualisht, politika qeveritare për shkak të lidhjeve me Presidentin Erdogan, siç është folur dhe në media janë bërë pazare të forta për dorëzimin e KMSH-së elementeve pro-erdoganiste, si Vëllazëria Muslimane dhe Vehabijve, të cilët do të përfaqësojnë islamin politik në Shqipëri.
Mësohet se aktualisht Turqia është duke nxitur personazhe për zhvatjen e KMSH-së nga shqiptarët dhe kalimin e saj nën ?hyqmin? e qeverisë turke.
Situata të ngjashme ka patur dhe në shtete të tjera të Ballkanit, ku Turqia ka arritur të fusë në dorë plotësisht komunitetet myslimane të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën, me të cilat punon për të shtrirë politikat dhe influencën e saj në Ballkan.
Në këtë linjë nuk duhet harruar që është edhe Irani me Komunitetin Bektashi, i cili i ka shkëputur marrëdhëniet me ta prej disa vitesh. Debate të ngjashme ka pasur prej 30 vitesh edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë për shkak të lidershipit të tij grek, ndërkohë Kisha Katolike për shkak të organizimit ndryshe nga komunitetet tjera dhe vartësisë direkte nga Vatikani ka qenë më pak e anetemuar për lidershipin e huaj.
Ruajtja e linjës tradicionale të Islamit në Shqipëri dhe pavarësia e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri, duhet të jetë një strategji kombëtare e vet shtetit shqiptar dhe jo të bëjë ?sehir? ndaj vasalitetit turk, apo grek ndaj komuniteteve tona fetare.
Myslimanët dhe të krishterët shqiptarë janë autoktonë prej mijëra vitesh, europianë dhe properëndimorë me një lidhje të ngushtë me Perëndimin, ku në këto 30 vite liri besimi kanë qenë një faktor stabiliteti social, humanitar dhe edukativ./CNA.al
Veriu, verilindja dhe një pjesë e juglindjes së vendit ësht...
11 vjet pas ngjarjes së rëndë, ku mbetëm të vrarë katër qyte...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka folur lid...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama në vitin 2019...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e ka luftuar n...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një reagim të rëndësish...
Komisioni hetimor parlamentar për Impiantet e Trajtimit të M...
Akademiku i njohur Artan Fuga ka analizuar situatën para zgj...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka zhvilluar mbledhjen e r...
Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë, që e ka quajtu...
Bujar Dugolli, priofesor dhe ish ministër në qeverinë e Koso...
Nga Ola Xama Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë i...
Nis puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin n...
Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha ka humbur njeriu...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano k...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar nxënësit se në j...
Gazetari Bledi Mane ka shpërthyer në akuza ndaj Baton Haxhiu...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar rënien e eksporteve të per...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka dhënë një intervistë të d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...