ILD propozon shkarkimin e prokurores Belina Zeneli
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin n...
Nis puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës dhe transformimit të saj në Bazë Ajrore Taktike të NATO-s. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, deputetë, të zgjedhur lokalë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadorë të vendeve të tjera të akredituar në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij se ?vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të Aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë Aleancë, e cila bashkon së bashku shtete që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ia vlen të luftohet?.
Kryeministri theksoi më tej rolin e stërvitjes ?Defender 21?, duke shtuar se Shqipëria është në pozicionin më të favorshëm për ta rikthyer atë në vitin 2023. Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, u cilësua nga kryeministri Edi Rama si një mundësi e shkëlqyer për Forcat tona të Armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.
Duke shprehur mirënjohjen, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen pa rezerva të aleatëve tanë dhe lidershipit civilo-ushtarak të NATO-s. ?Përzgjedhja e Shqipërisë për të zhvilluar këtë projekt, është dëshmi e qartë mbi aftësitë tashmë të konsoliduara të vendit tonë, për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për të vazhduar me maturi angazhimin dhe kontributin tonë në arkitekturën e sigurisë së rajonit dhe më gjerë. Ndërtimi i kësaj baze në vendin tonë është dhe mesazh i qartë që i dërgohet aktorëve të tjerë me qëllime jo-të mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rritja e pranisë perëndimore në gjithë rajonin tonë nuk do të lejojë depërtimin dhe influencën e këtyre rivalëve, që kanë agjenda dhe interesa të tjera, të ndryshme nga ato që ne besojmë dhe ndajmë. Projekte dhe iniciativa të tjera si kjo e Kuçovës janë mëse të mirëpritura në të ardhmen, dhe ne jemi besimplotë se zhvillime të tjera do të na ndjekin.?, theksoi ministri Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes tha më tej se me përfundimin e rikonstruksionit dhe vënien në gatishmëri operacionale, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të luajë një rol vendimtar në mbështetjen e NATO-s dhe vendeve aleate për t?u dislokuar me shpejtësi dhe efikasitet. Por, sipas ministrit Peleshi baza do të ketë impakt pozitiv edhe në fushën sociale dhe ekonomike për komunitetin që jeton pranë kësaj baze.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, teksa e cilësoi një moment historik tha se, ?Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO-s dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës, duke qenë e gatshme 24 orë në 7 ditë të javës, si në kohë paqe, ashtu edhe në kohë krize?.
Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45.8 milionë ? dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023./ CNA.al
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin n...
Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha ka humbur njeriu...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano k...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar nxënësit se në j...
Gazetari Bledi Mane ka shpërthyer në akuza ndaj Baton Haxhiu...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar rënien e eksporteve të per...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka dhënë një intervistë të d...
Ambasadorja Yuri Kim, ka refuzuar të komentojë organizimin e...
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është pyetur ...
Ambasadorja Yuri Kim është pyetur lidhur me deklaratat e kry...
Teksa ka folur për perspektivën e investimeve të SHBA në ven...
Ambasadorja Yuri Kim në intëervitën në ‘Noë” me Erla Mëhilli...
Ambasadorja Yuri Kim, mes të tjerave është ndalur të komento...
Kreu i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka parlajmëruar disa jav...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, është ndalur dhe tek ‘SPAK’ ku...
Ambasadorja Yuri Kim ka folur për hartën e re gjyqësore.Ajo ...
Zv.kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti shprehet se...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, në intervistën ...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është e ftuar mbr...
Aktivistja Elona Caslli ka shpërthyer ndaj komenteve negativ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...