LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje të dendura të dëborës/ Mbyllet “Rruga e Arbrit”

21 Janar 2022, 10:38, Aktualitet CNA
Reshje të dendura të dëborës/ Mbyllet “Rruga e

Moti i keq ka mbërthyer pothuajse të gjithë vendin. Reshjet e denusra të dëborës kanë bërë që shumë akse rrugore në qytetët të bllokohen, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Së fundi ARRSH ka dhënë njoftimin se për shkak të reshjeve të denduar të dëborës, është mbyllur Rruga e Arbrit.

?Për shkak të reshjeve të dendura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!?, thuhet në njoftim.

Rruga e Arbrit kalon në Qarkun e Tiranës, në njësinë administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë. / CNA.al

Lajmet e fundit nga