
Meta i revoltuar/ Lëviz edhe kartën e fundit para shkarkimit
Ilir Meta duket se po ndjen fundin si President, ndonëse man...
Pasi sulmoi Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me vendimin për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, presidenti Ilir Meta duket se është ?dorëzuar?.
Gjatë deklaratës së sotme për mediat, Meta bëri të ditur se ka filluar proçedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor.
?Për fat të keq, si në qershor 2019, kohë që nuk kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale, por dhe sot që ajo funksionon, çështja e zgjedhjeve vendore 2019, nuk mori zgjidhje prej saj.
Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa Bashki në vend, drejtohen pa Kryetar, duke krijuar kështu shteg për mungesë përgjegjësie, abuzim me pushtetin publik, dhe në cenimin e shërbimeve ndaj qytetarëve banorë të këtyre bashkive. Kjo situatë, nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë prej aktorëve mund t?u interesojë kjo gjendje statu quo ? je, por natyrisht jo qytetarëve.
Presidenti i Republikës, nuk ka se çfarë të presë më. Sepse priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo dha një mosvendim.
Prandaj duke konstatuar se këto institucione të parashikuara nga Kushtetuta (Bashkitë pa Kryetar), nuk po funksionojnë siç duhet, apo kur për më tepër konstatojmë se palët dhe aktorët që kanë detyrimin për ta zgjidhur këtë situatë, nuk bëjnë asgjë për ta vënë në lëvizje, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.
Pikërisht, sot jam këtu për tu bërë më dije se, sot kam filluar procedurat për t?i dhënë zgjidhje kësaj situate.
Sot përmes një letre zyrtare, të dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kam kërkuar informacion mbi faktin se:
Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore (Bashki), në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 ? Janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit ku Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme?
Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?
Mbetem në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në mënyrë që si Presidenti i Republikës, të vazhdoj të ec përpara për për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë.?-tha ndër të tjera Meta.
Më poshtë deklarata e plotë:
Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit 2019, kur prisnim që Gjykata Kushtetuese përmes një vendimmarrje të themeltë, t?i rikthente popullit shqiptar mundësinë që të shprehte vullnetin e tij përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, konkurrues, të fshehtë, si dhe në përmbushje të gjithë standardeve kushtetuese e ndërkombëtare, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij real në pushtetin vendor.
Përkundër kësaj pritshmërie të lartë dhe legjitime, të popullit shqiptar, por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët e kishin kushtëzuar ecurinë e procesit të çeljes së negocimit dhe integrimit të Shqipërisë, edhe me plotësimin e këtij kushti që Shqipëria, do duhej të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kjo Gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi.
Siç jeni në dijeni Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 36, datë 4.11.2021, vendosi të ?Rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë?, pasi sipas gjykatës, kërkimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, duke e shpallur kështu veten jo kompetente për shqyrtimin e këtyre rasteve.
Duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, faktikisht gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare, duke mos i hyrë aspak shqyrtimit të themelit të pretendimeve mbi antikushtetushmërinë e procesit të votimeve të zhvilluar në 30 qershor 2019.
Me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por i?a la sërish çështjen, juridiksionit ?politik?.
Pasi u njoha zyrtarisht me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, përmes një letre zyrtare të datës 9.12.2021 i kërkova Gjykatës, një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore, dhe që do të duhej të pasqyronte në formë kronologjike hapat proceduralë dhe aktet që dokumentojnë që nga momenti fillestar i depozitimit të kërkesës prej Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj dhe Mbledhjen e Gjyqtarëve, si dhe të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar shqyrtimi i kësaj çështjeje deri në zhvillimin e seancës gjyqësore publike përfundimtare dhe shpalljen e vendimit.
Ky informacion që kërkova m?u vendos në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese, në datën 16.12.2021.
Nga studimi i të gjithë materialit voluminoz, të përcjellë nga vet Gjykata, Institucioni i Presidentit të Republikës, ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku kryesisht barra kryesore e përgjegjësisë bie mbi relatoren e çështjes, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike që cenojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit, veprimtari kjo në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, e që sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, legjitimon fillimin e një procedimi disiplinor.
Pa u zgjatur në detaje, shkeljet konsistojnë në:
Shkelje të ligjit që lidhen me mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes.
Nga dokumentacioni, që na është vënë në dispozicion nga vet Gjykata, nuk rezulton të jetë hedhur procedurialisht shorti për caktimin rastësor të relatorit të çështjes, duke krijuar kështu dyshime, se ose relatori e ka kërkuar vet këtë dosje, ose atij i është caktuar kjo dosje, pa short!
Ligji për organizimin e Gjykatës Kushtetuese kërkon që dosjet të caktohen përmes procedurave të shortit.
Në dosjen që kemi në dispozicion nuk ka asnjë procesverbal që të dokumentojë mbajtjen apo hedhjen e shortit.
Dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar, mënyrën se si u formuluan pyetjet e Gjykatës Kushtetuese për në Komisionin e Venecias ?! Apo se:
Kush është autoriteti që vendosi që pyetjet e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe të Partisë Bindja Demokratike ishin të panevojshme, dhe kush vendosi që këto pyetje të mos i përcilleshin Komisionit të Venecias?!
Pra kjo pjesë e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese nuk pasqyrohet e zbardhur në ndonjë dokument, ç?ka na ka krijuar bindjen që Relatorja e çështjes, që përgjigjet për ndjekjen dhe ecurinë e një dosjeje me veprimet përkatëse, ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës për nënshkrim vetëm tre pyetje që janë ngritur prej saj.
Referuar dokumentacionit të dosjes gjyqësore, është krejtësisht e paqartë se si ka ndodhur kjo, dhe ky fakt në vetvete, por jo vetëm, cenon dukshëm parimin e transparencës së veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, parimin e barazisë së palëve në gjykim, dhe procesin e rregullt ligjor, dhe që mund të kërkojë hetim disiplinor të thelluar nga organi procedues për të arritur në një nivel objektiv përfundimesh se cila ka qenë përfshirja e anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese në këto shkelje.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, mbajnë përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe procedohen edhe ata nga ana disiplinore.
Gjithsesi jemi duke analizuar në detaje këtë situatë, dhe në ditët në vijim do të mbahet një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, por sot nuk jemi këtu për këtë!
Sot jemi këtu për të bërë me dije, se kemi filluar procedurat për t?i dhënë zgjidhje edhe një çështje që Gjykata Kushtetuese ju shmang.
Për fat të keq, si në qershor 2019, kohë që nuk kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale, por dhe sot që ajo funksionon, çështja e zgjedhjeve vendore 2019, nuk mori zgjidhje prej saj.
Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa Bashki në vend, drejtohen pa Kryetar, duke krijuar kështu shteg për mungesë përgjegjësie, abuzim me pushtetin publik, dhe në cenimin e shërbimeve ndaj qytetarëve banorë të këtyre bashkive
Kjo situatë, nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë prej aktorëve mund t?u interesojë kjo gjendje statu quo ? je, por natyrisht jo qytetarëve.
Presidenti i Republikës, nuk ka se çfarë të presë më. Sepse priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo dha një mosvendim.
Prandaj duke konstatuar se këto institucione të parashikuara nga Kushtetuta (Bashkitë pa Kryetar), nuk po funksionojnë siç duhet, apo kur për më tepër konstatojmë se palët dhe aktorët që kanë detyrimin për ta zgjidhur këtë situatë, nuk bëjnë asgjë për ta vënë në lëvizje, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.
Pikërisht, sot jam këtu për tu bërë më dije se, sot kam filluar procedurat për t?i dhënë zgjidhje kësaj situate.
Sot përmes një letre zyrtare, të dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kam kërkuar informacion mbi faktin se:
Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore (Bashki), në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 ? Janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit ku Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme?
Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?
Mbetem në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në mënyrë që si Presidenti i Republikës, të vazhdoj të ec përpara për për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë./CNA.al
Ilir Meta duket se po ndjen fundin si President, ndonëse man...
Gazment Bardhi ka qëndruar rreth tre orë në Prokurorinë e Ti...
Lulzim Basha ka shkuar rreth dy orë me vonesë në Prokurorinë...
Presidenti Ilir Meta sot është kujtuar të reagojë edhe në li...
Presidenti Ilir Meta, e ka cilesuar alarmante situaten ne PD...
Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka komentuar protestën e 8 Jana...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot situatën në Partinë De...
Presidenti Ilir Meta, është shfaqur sot në një konferencë pë...
Skandali i publikuar nga CNA.al në lidhje me milionat e euro...
Gazment Bardhi është pyetur mbrëmë në emisionin “Opinion” ng...
Gazment Bardhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës,...
Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha e cilëson Lulzim B...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përplas...
Zyra e shtypit e Lulzim Bashës vijon të hedhë akuza të forta...
Nishani: Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbol...
Ish-zëvendëskryeministri, aktualisht deputet i PS-së, Erjon ...
Profesori dhe akademiku Artan Fuga shkruan se Garda nuk ka a...
Aktivistja shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari ka ...
Aksioni i ish kryeministrit Sali Berisha nuk do të ndalet.Pa...
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë thirrur sot nga Prokuro...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e djeshme në em...
Pastruesja e cila akuzohej për vjedhje parash tashmë ka fo...
Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
Porti i Iskenderun (Alexandretta), në një qytet bregdetar ...
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike,...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtar në Turqi ka njoftuar se or...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...