Sulme dhe shantazhe ndaj drejtësisë/ Mediat e Vjollca Hoxhës, “peng” të historive rozë

7 Janar 2022, 15:55, Denoncim CNA

E përditshmja online ?Shqip?, gazeta në pronësi të Vjollca Hoxhës, prej shumë kohësh është vënë në shërbim të një shantazhi, presioni të hapur dhe kërcënimi ndaj organeve të drejtësisë, por edhe ndaj biznesit.

Mjafton të kërkosh në gazetën ?Shqip? dhe gjen shkrime pa fund për ?Morava Resort?, apo Montrelux, që janë e njëjta vendndodhje. Pra, një hotel luksoz, i stilit me pesë yje, në Moravë të Korçës.

Historia

E gjithë historia nis me bashkëpunimin e dy biznesmenëve ku Arben Reli dhe Sefedin Bajraktari janë personat që përfshihen në një investim.

Por, gjithçka ka ndryshuar rrugës.

Fillimisht objekti është blerë nga shtetasi Sefedin Bajraktari. Më pas një pjesë i është shitur Zotit Arben Reli, i cili ka filluar dhe investimin për vite të tëra, ku janë hedhur disa miliona euro nga ky biznesmen dhe një objekt në rreth 1 mijë metër katëror, është çuar në gati 9 mijë metër katëror. Ndërtime me leje të marrë në nga Këshilli i Qarkut, ku ka firmosur për gjithçka edhe vetë Sefedin Bajraktari. Por, investimi është bërë nga Arben Reli.

Më pas një debat mes palëve. Zoti Reli i njeh Sefedin Bajraktarit gjysmën e objektit që ka qënë dhe ka administruar pjesën tjetër.

Por, Zoti Bajraktari nuk e pranon këtë pjesë. Ai edhe pse nuk ka hedhur asnjë lekë në të gjithë diferencën prej rreth 8 mijë metër katëror ndërtim dhe investim kërkon gjysmën e objektit.

Debate mes biznesmenësh, siç ndodh në Shqipëri sepse sherri bëhet edhe mes vëllezërish, jo më mes dy ortakëve.

Së pari, përdoret emisioni ?Fiks Fare?, i cili krijon një skenar. Një skenar i cili në finale del një mashtrim publik, sepse pretendohet për një ndërtim pa leje apo për prerje pemësh të cilat ishin bërë vite më parë dhe në fakt për disa ballkone të dhomave pretendohej se mungonte leja.

A thua halli i madh i ndërtimit në majë të malit në Korçë, po shqetësohej Fiks Fare me një denoncim i cili përfundoi dhe në prokurori, duke gjetur dhe një ekspert, i cili theksonte se ishin faksifikuar disa firma.

Pra, po i jepej drejtim dhe vetë prokurorisë për të hetuar.

Arben Reli shpallej në kërkim. Policia ndërhyn. Çështja zgjidhet me gjykatë dhe hapen hetimet.

Gazeta Shqip vazhdon sulmet në mënyrë të përsëritur.

Pse i digjej ?barku? Top Channel dhe gazetës Shqip, për Montrelux? Për konfliktin mes dy biznesmenëve?

Kushdo mund të thotë se është investim i madh, se njëra palë paguan mediat, pala tjetër nuk ka media, e të tjera si këto.

Por, kjo nuk ka rëndësi. Thelbi janë historitë rozë.

Vjollca Hoxha dhe Lori Hoxha, vajza e saj, kanë pasur histori lidhjesh me fëmijët e Sefedin Bajraktarit. Me Vis dhe Shpresim Bajraktari, disa prej tyre shumë të raportuara nga gazetat e showbizz-it.

Pra, media Top Channel dhe gazeta Shqip, u vunë në shërbim të historive rozë, të cilat dihen mjaft mirë publikisht.

Përdoret një televizion, përdoret një gazetë online, thjeshtë dhe vetëm për të shantazhuar drejtësinë. Për të ushrtruar presion mbi një biznesmen. Për të pranuar çka kërkon pala tjetër.

Në fakt këto i zgjidh drejtësia. Nuk i zgjidh as Top Channel, as Fiks Fare, as gazeta Shqip me sulmet e saj të pandalura sa së fundi po flet edhe për qindra mijëra euro të paguara brenda sistemit të drejtësisë, por nuk jep asnjë fakt.

Ndoshta këto duhet të shkojë dhe t?i çojë para drejtësisë, apo do të duhet të jenë vetën gazetarët që të përfundojnë atje për të vërtetën.

Gazeta Shqip drejtohet nga Endrit Habilaj, i paguar nga njerëzit e korrupsionit të inceneratorëve, për të cilin ka përfunduar një ministër në burg, është njeriu që sulmon.

Gjatë kohës që ishte Ben Blushi drejtor i Top Channel filloi gjithçka dhe vazhdon edhe sot që ai është larguar.

Për Morava Resort, apo Montreluks, ku në fakt ka edhe një vepër tjetër penale, përtej shantazhit publik që bëhet dhe presionit ndaj drejtësisë apo biznesmenit, është fakti se është hapur një kompani me certifikata pronësie të vjetra, në emër të dikujt tjetër, në të njëjtën adresë. Këto hapen e mbyllen në mënyrë të shpeshtë por prokuroria hesht.

Prokuroria e Korçës mesa duket përpiqet të mbajë anën e njërës palë duke qënë pjesë e presionit të ushtruar nga Top Channel dhe gazeta Shqip.

Në fakt çështja ka shkuar në gjykatë. Ajo që tha Fiks Fare, sipas drejtësisë nuk ekzistonte. Edhe pse ishte marrë një ekspert privat nga Fiksi tashmë drejtësia merr pesë të tillë. Tre thonë se firma është e Sefedin Bajraktarit, dy të shtetit thonë mund të jetë dhe e tij.

Askush nga ekspertët nuk thonë që nuk është firma e Sefedin Bajraktarit në lidhje me çështjen dhe pretendimin se ishin falsifikuar firmat për investimet e bëra në Montrelux.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj shumë domethënës. Pasi humbet gjyqi dhe Fiksi del zbuluar bashkë me shantazhet, pra del zbuluar se ka një kallëzim të rremë, ka një vepër penale, është mashtruar publiku. Sefedin Bajraktari ka kryer vepër penale.

Për këtë duhet të ketë hetim nga drejtësia. Por, drejtësia hesht, sepse është gjatë gjithë kohës nën presionin e gazetës Shqip apo Top Channel, gazetares në Korçë apo ndodnjë drejtor emisioni.

Historitë rozë të Vjollca Hoxhës apo Lori Hoxhës, të cilat janë bërë palë për të grabitur pronën e një investitori, duke shantazhuar drejtësinë, duke shantazhuar edhe institucionet e tjera shtetërore me anë të mediave që kanë në pronësi.

Në mënyrë kriminale Artan Lame ka ndërhyrë duke bërë regjistrime të pronësisë pa pasur vendime të gjykatave vetëm nga presioni mediatik dhe pazaret, tha një prej familjarëve të z. Reli për CNA.al. Ndërkohë, që investimi është bërë nga dikush tjetër, dhe pala që pretendon nuk ka asnjë investim. Ka pjesën e saj, atë që i takon por Lame ja 9-t fishon. SPAKU fle mbi dosjen e Lames

Por kërkohet më shumë, oreksi vjen duke ngrënë.

Po të kesh lidhje me gazetën Shqip, me Vjollca Hoxhën dhe me Lorin, gjithçka ecën përpara. Të sulmojnë mediat e tyre për të zgjidhur hallet personale të historive rozë.

E gjithë kjo histori përfundoi me një gjyq të humbur. Me disa padi në prokurori.

Të tjera kallëzime pritet të shkojnë. Palët po debatojnë. Palët po konfliktohen brenda sistemit të drejtësisë, e cila po shantazhohet nga njëra palë. Prokurorë që nuk veprojnë sepse kanë frikë, megjithëse kanë përpara dosje mashtrimi, dosje kallëzimesh të rreme. Gjithë kohës, duke qënë nën presion, janë të trembur dhe bëjnë një hap pas.

CNA.al ditë pas dite do të zbardhë me detaje gjithçka ka ndodhur në këtë process të bërë nga gazeta Shqip dhe Top Channel. Do të zbardhë sesi ranë pre shqiptarët të një sulmi publik të bërë nga ?Fiks Fare?, më pas nga gazeta Shqip.

Si është mashtruar opinioni, sepse drejtësia ka thënë fjalën e saj. Kanë dalë fakte, kanë dalë prova të reja dhe pse nga ana tjetër, struktura të caktuara, si Prokuroria e Korçës heshtin dhe nuk veprojnë për të zbardhur të vërtetën por fshihen pas gishtit.

Shantazhi mediatik ndoshta i dha disa efekte dhe po frenon drejtësinë të veprojë, por nuk mund ta ndalë atë. Nuk mund të fshihet dhe grabitet prona e dikujt sepse një palë që nuk ka investuar kërkon të marrë atë që ka investuar dikush tjetër. Dhe në këtë rast turpësisht përdoret media, thuajse në mënyrë kriminale.

Faktet janë para drejtësisë. Faktet janë në prokurori. Faktet janë nëpër institucione, janë nëpër dokumente dhe nuk mund ta ndalë të vërtetën as Artan Lame me krimin e tij. As gazeta Shqip dhe Top Channel në shërbim të historive rozë, as telefonat e gazetarëve ndaj prokurorëve, dhe askush tjetër.

Faktet janë fakte. E vërteta është një dhe vetëm një. Nuk ka dy të vërteta.

Por, turpësisht me një media kombëtare, një media e paguar nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve, përtej faktit që ka marrë këto para po kërkon të jetë palë edhe në një konflikt pronësie, ku dikush ka ?armë? median dhe dikush tjetër po mbron investimin e bërë prej gati një dekade./CNA.al

Kush dhe pse po i vë gjobë biznesmenit Arben Reli?!

Vëzhgimi/ Zbulohen ?armiqtë? e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit

Çfarë halli ka Vjollca Hoxha në majë të Moravës?!

Lajmet e fundit nga