“Tani i lava duart…”, furrat e bukës pa kushte higjiene

5 Janar 2022, 20:14, Denoncim CNA
“Tani i lava duart…”, furrat e bukës pa kushte higjiene

Në kohën e përhapjes masive të Covid-19, ?Stop? ka bërë një vëzhgim me kamera të fshehtë në furrat e bukës.

Ajo që bie në sy, është niveli i higjienës.

Në shumicën e furrave të bukës, tregtueset nuk përdorin doreza, duke e prekur me dorë një produkt të tillë si buka, që as lahet e as mund të dezinfektohet.

Furra 1

Qytetari: Jo, jo sa gramshe?

Shitësja: 450!

Qytetari: 450 gramshe. Ok! Bëj atë! Kështu dorezë nuk ke ti? Që të mos t?i kapësh bukët me dorë!

Shitësja: Tani i lava duart.

Qytetari: Nuk të them, që s?i lave, s?i ke të pastra, po është ajo.., mendimi. E kupton?

Shitësja: Faleminderit!

Furra 2

Qytetari: Atë rrethoren e fundit atje!

Shitësja: Kjo?

Qytetari: Sa është ajo?

Shitësja: Gjashtë!

Qytetari: 600 lekë?

Shitësja: Po!

Qytetari: Po ajo, që është si franxhollë?

Shitësja: 600 edhe ajo!

Qytetari: Jo atë! Kap atë tjetrën! Atë! Përdor ndonjë palë doreza, se kur i kap kështu me atë dorën nga ky Covidi e kështu, e kemi çikë problem!

Shitësja: Ke shumë të drejtë!

Qytetari: Ia kalofshi mirë! Mirupafshim!

Furra 3

Qytetari: Ajo, sa është?

Shitësja: 600-nd!

Qytetari: Po kjo me susam?

Shitësja: Kjo 400-nd, kjo 600-nd, këto 400-nd!

Qytetari: 400-nd?

Furra 4

Shitësja: 400-ndshe të voglat, 1 mijëshe, 700-nd e bardha.

Qytetari: Do më bësh një kështu? Vetëm të lutem vër ato dorezat se, kape kështu me dorezë, ngaqë është kjo punë e kovidit edhe?!

Shitësja: Cilën do?

Qytetari: Këtë këtu! Këtë këtu!

Shitësja: Një si kjo do?

Qytetari: Po, do na falësh, po?

Shitësja: Asnjë gjë mo, ashtu e do, ashtu e bëjmë.

Qytetari: Ngaqë kemi hequr çikë kështu.

Shitësja: Këtë do?

Qytetari: Po, atë! Urdhëro?

Shitësja: Vetëm kësaj gjëje, që s?i ruhesh dot. Buka kalon nga një dorë në një dorë, e kështu nuk ta them për ashtu hë?

Qytetari: Po ngaqë ju shkëmbeni dhe lekë?

Shitësja: Te sharra andej, po këtej, unë po të kem prekur, po të kem lënë, e kam te vetja njëherë, pastaj te të?

Qytetari: E marr vesh.

Shitësja: Po sa të vijë tek ty ajo, e kemi ngrënë ne të parat, po s?ke me ngrënë gjë hë për hë! Urdhëro! Mos ma merr për të keq, që ta thashë!

Qytetari: Jo, jo!

Shitësja: Absolutisht nuk është, çdo njeri ka ato të vetat. Gjashtë!

Furra 5

Shitësja: Mjafton 1/4-rtën?

Klienti: Po, ashtu!

Shitësja: I bie më pak fare, po më pak fare, unë s?mund ta lë këtë!

Qytetarja: Dua dy simite nga ato të voglat, të lutem!  Ohh pa doreza hë?, kovidi vuu hë?, është e frikshme, lërë të lutem, se s?ka gjë po e marr tani!

Shitësja: Jo më jo marrim tjetër ne, 200-nd. Mbaje kusurin!

Furra 6

Shitësja: E do të prerë, apo të paprerë?

Qytetarja: Të prerë! Bo, bo, pa doreza hë?, s?i përdorni fare?

Shitësja: Jo!

Qytetarja: Fare?

Shitësja: Po ne i lajmë duart, hamë dhe ne. Për Zotin para kokës time, nuk vë njeri.

Qytetarja: Aman, se i kam frikë, se Covidi sheshit.

Qytetarja: A s?ju thonë gjë këta pronarët?

Shitësja: Do shkojnë do i blejnë vetë ato, se s?do i blejmë ne. (Dorezat)

Qytetarja: Hë..!

Shitësja: S?na thonë gjë pronarët, do na i blinin vetë them, s?do i blejmë ne. (Dorezat)

Furra 7

Qytetarja: Sa kushton të lutem?

Shitësja: 400-nd!

Qytetarja: Ndonjë dorezë, ndonjë gjë, nuk përdoret hë..?

Shitësja: Jo, po lekët s?i kapim me dorë, me dorë përdorim bukën e bankës.

Qytetarja: Djalit?

Shitësja: Djalit ia dhashë pa ashtu.

Qytetarja: Ja dhe pa doreza.

Shitësja: Po. Po e ke problem xhanëm, unë s?mërzitem.

Qytetarja: Po thjesht, ngaqë kemi frikë edhe?

Shitësja: Po frikë, po nuk merret buka, se bukën e kemi 300 gradë aty dhe s?merr, vjen nga shumë gjëra të tjera.

Qytetarja: Kur preken lekët.

Shitësja: Jo, është e vërtetë ajo, unë i laj duart dhe i mbaj shumë të pastra, shërbej bukën, pastaj vij./tvklan.al

Lajmet e fundit nga