web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Art në trup/ La casa del tattoo, vendi ku kujtimet tuaja marrin jetë

2 Janar 2022, 17:15, Lifestyle CNA

Për të memorizuar kujtimet më të shtrenjta, njerëizt kanë zgjedhur forma nga më të ndryshmet. Por një nga mënyrat për t?i mbajtur gjallë kujtimet është edhe gdhendja në trup, apo siç njihet ndryshe në një gjuhë më popullore tatuazhet.

Arti në trup, sot është kthyer në një trend, ku gjinia dhe mosha nuk kanë rëndësi.

Të realizosh një tatuazh, duhet domosdoshmërisht talent në pikturë dhe kapjen e detajeve të saj, e më pas me zhvillimin e kurseve apo shkollave të ndryshme profesionale, mund të perfeksionohet deri në detaj.

Tirana sot ka shumë studio të tilla, por ne do ju prezantojmë me ?La cassa del tatoo?, aty ku na pret Brikel Avdolli.

Një i ri, i cili pasion të hershëm ka pasur pikturën, ka menduar të kthejë çdo gjë në art në trupin e njeriut.

I pozicionuar në rrugën Pjetër Budi, Brikeli shprehet se ka katër vite që e ushtron si profesion, duke theksuar se dizenjon çdo kërkesë të klientëve të tij.

?Unë kam katër vite që e ushtroj si profesion. Paioni për pikturën e kam pasur që fëmijë dhe dëshira e madhe u pasqyrua në hapjen e kësaj studio. Ndonëse studimet e mia kanë qenë jashtë kësaj fushe, pasioni i madh më bëri që të mos heq dorë.

Mënyrat e dizenjimit të një tatuazhi janë të ndryshme bazuar edhe në kërkesat e klientëve. Shumicën e rasteve ne kemi patur klientë që kanë dashur ta personalizojnë tatuazhin e tyre, ku ndër kërkesat kanë qenë tattoo realistic si imazh të një familjari, shprehje të ndryshme për jetën, kafshë që mund të karakterizojë personalitetin e klientëve, po ashtu edhe objekte 3D që mund të lidhen me profesione të shumëllojshme.

Në studion tonë ne i aplikojmë të gjitha mënyrat me bojëra bimore dhe mjaft cilësore?, shprehet Brikelit.

Për këdo që dëshiron të memorizojë kujtimet e shtrenja në trup, Keli ju mirëpret në studion e tij për të plotësuar çdo kërkesë të klientëve./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga