LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Suprizon Edmond Spaho/ Tregon çfarë pret nga viti 2022

31 Dhjetor 2021, 18:30, Politikë CNA
Suprizon Edmond Spaho/ Tregon çfarë pret nga viti 2022

Ky vit që po lëmë ka qenë mjaft i ngjeshur në sferën politike, e veçanërisht në kampin blu.

Deputeti i PD Edmond Sapho, pas një periudhe mjaft intensive në 2021-shin, shpreson për ditë më të mirë për vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për CNA.al, Spaho si dëshirë për vitin 2022 ka fundin e pandemisë, pasi sipas tij njerëzimi po vuan dhe po shpenzon shumë për të përballuar këtë murtaje.

?Të marrë fund pandemia e Covidit. Njerëzimi po vuan dhe po shpenzon shumë për të përballuar këtë murtajë. Uroj të marrë fund sa më shpejt?, tha Spaho.

Deputeti demokrat i pyetur mbi atë se çfarë pret për vitin e ardhshëm përveç sferës politike, u shpreh: ?Do të doja që Shqipëria të ishte pjesë e Kupës së Botës në Katar. Në kushtet që ne nuk u kualifikuam, shpresoj që Gjermania të luaj mirë dhe ta fitojë atë?.

Ndërsa natën e ndërrimit të viteve, Spaho do e kaloj në Shqipëri me familjen./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga