LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam kaluar Covid-in dhe jam vaksinuar me dy doza”/ Berisha: Jam kundër detyrimit

28 Dhjetor 2021, 20:08, Politikë CNA
“Kam kaluar Covid-in dhe jam vaksinuar me dy doza”/ Berisha: Jam

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është kundër vaksinimit me detyrim edhe pse ai e kaluar Covidin dhe ka bërë 2 vaksina.

Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se i konsideron si një mrekulli vaksinat, por ka edhe shumë persona që i konsiderojnë si agresorë të rrezikshëm.

?Unë e kam kaluar Covid-in dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se nëse jam një njeri bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike të detyrimit, për vaksinën. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit.

Janë shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t?i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga