
Përplasja mes bosëve të inceneratorëve/ Mërtiri “sherr” me Zoton për listëpagesat
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, Imzot Joani ka uruar besimtarët me rastin e festës së Krishtlindjes.
Përmes një video-mesazhi, Imzot Joani uron që në zemrat e gjithësekujt të ndizet mirënjohja dhe falenderimin që Perëndia ka për ne.
Mesazhi i plotë i urimit:
Krishtlindja, si ngjarja më e rëndësishme e historisë njerëzore, është pika e kthesës për ringritjen tonë dhe zbulesa e mistereve të panjohura më parë. Mishërimi i Zotit është dhurata më e madhe që Perëndia ka bërë për ne, duke na treguar se çfarë ne jemi dhe se çfarë duhet të bëhemi. Festat e mëdha të Kishës paraprihen nga një periudhë kreshme dhe meditimi, sepse është shumë e rëndësishme për ne të kuptojmë se çfarë festojmë dhe përse gëzohemi. Në Ungjillin e Shën Joanit shpjegohet qartë se Jisu Krishti është Perëndi. Në fillim ishte Fjala… edhe Fjala ishte Perëndi… (Jn. 1:1). Por, Ai është edhe njeri, sepse Fjala u bë mish, edhe banoi ndër ne (Jn 1:14). Mrekullia e Krishtlindjes, e pranisë së Perëndi-njeriut ndër ne, na sjell ndër mend historinë e shpëtimit.
Shkrimi Shenjtë na mëson se njeriu u krijua sipas ikonës së Perëndisë (Zn. 1:27). Por, nga mosbindja, njeriu u largua nga jeta në kungim me Perëndinë dhe si pasojë, ikona e tij u errësua dhe natyra e tij u shtrëmbërua, duke u robëruar nga prishja, sëmundjet, mundimet dhe vdekja. Me rënien e njeriut e keqja u shtri në të gjithë krijimin. I larguar nga Perëndia, njeriu nuk mund të shpëtonte dot vetë. Shpëtimi i tij ishte tashmë vetëm në shpresën e ardhjes së një shpëtimtari nga lart. Këtë dëshirë shpreh profeti Isaia kur thërret: Ah, sikur t’i shqyeje qiejtë dhe të zbrisje (Is. 64:1). Pikërisht, kjo ndodhi në Krishtlindje. Perëndia hapi qiejtë dhe zbriti ndër ne. Sepse ne dhe shpëtimi ynë ishin qëllimi i trupëzimit të tij ? thotë Shën Athanasi i Madh – dhe Ai i donte aq shumë qeniet njerëzore, sa të bëhej njeri dhe të shfaqej në një trup njerëzor. Prandaj, historia e Krishtlindjes është është një histori dashurie, e dashurisë së Perëndisë për botën dhe për ne.
Biri i Perëndisë duhej të bëhej njeri në të gjitha ? përveç mëkatit – për ta restauruar ikonën e errësuar dhe për të ndriçuar dhe transformuar gjithçka që është njerëzore, natyrën tonë dhe të gjitha ndijimet dhe mendimet tona. Shën Grigor Theologu shkruan: Ndonjëherë Ai e lëshon veten në gjumë, që edhe gjumi të jetë i bekuar; ndonjëherë Ai lodhet, që edhe puna të shenjtërohet; ndonjëherë qan, që edhe lotët të jenë të denjë për lavdërim. Krishtlindja na kujton çdo vit, se Biri i Perëndisë, u bë njeri, që ne të bëhemi pjesëtarë të natyrës së Perëndisë (2 Pt. 1:4).
Ne të gjithë jemi thirrur për të ndryshuar, sepse ne të gjithë kemi sëmundje të shpirtit, të cilat na kanë shtrembëruar dhe na kanë larguar nga vlerat që vijnë nga mësimi i Zotit. Janë pikërisht këto vlera ato që na bëjnë ne njerëz dhe, pa ato, ne e gjymtojnë njerishmërinë tonë dhe nuk do të mundemi dot të formojnë një shoqëri të drejtë dhe në paqe, sepse pa mua ? na thotë Zoti ? nuk mund të bëni asgjë (Jn. 15:5). Dera e shpëtimit, e cila u mbyll mbas rënies, u hap për të gjithë nga vepra shpëtimtare e trupëzimit të Zotit. Krishtlindja është një thirrje e vazhdueshme se, vetëm nëpërmjet një bashkimi me Perëndi-njeriun, ne fuqizohemi nga Ai për të për të ndryshuar dhe pastruar mendjen, shpirtin dhe trupin tonë dhe për ta ngritur përsëri ikonën tonë të rënë
Të dashur vëllezër dhe motra! Sot, më shumë se kurrë, është nevoja e madhe për të ndryshuar, sepse errësira shpirtërore, çoroditja e përgjithme dhe largimi nga burimi i dritës dhe i jetës, po e shkatërrojnë njeriun dhe, si pasojë, po shkatërrojnë familjet dhe të gjithë shoqërinë njerëzore. Le të largojmë nga vetja jonë gjithçka të keqe dhe të gjitha pasionet shkatërrimtare, të cilat e deformojnë shpirtin tonë dhe na pengojnë që të përmbushemi si bij të Perëndisë. Vetëm duke ndryshuar veten tonë ne mund të ndryshojmë të tjerët, familjet tona dhe gjithë shoqërinë.
Krishtlindja mbetet gjithmonë një dritë për ne. Le t?i hapin sytë e shpirtit ndaj kësaj drite hyjnore, që të ndriçohemi në udhëtimin e vështirë të jetës sonë, sepse nuk do të kemi ndonjë përfitim të jemi pranë dritës, ndërkohë që sytë tanë janë të mbyllur. Nëse do të ecim në errësirë, do të pengohemi dhe do të humbasim rrugën.
Gjithashtu, duke festuar dhe medituar për Krishtlindjen, le të ndizet në zemrat tona mirënjohja dhe falenderimi për atë që Perëndia ka bërë për ne dhe le të përpiqemi me gjithë forcën tonë për të ndryshuar dhe për të pastruar natyrën tonë, sepse vetëm kështu ne mund të drejtohemi dhe të shërohemi dhe, kjo do të ishte, dhurata më e madhe dhe më e pëlqyeshme që ne mund t?i japim Perëndisë. Amin.
Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!
Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani./CNA.al
Satanizmi në shkrimet e vjetra daton shumë shekuj më parë. P...
Nga Miron ÇakoDanieli, i katërti nga “Profetët e Mëdhenj”, l...
Sea Soul Tirana, restoranti më i mirë në Tiranë, me një menu...
Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi është nderuar nga ...
Data 6 dhjetor, dita e nderimit të Shën Nikollës, është një ...
Nga Miron ÇakoKrishtlindja, së bashku me Pashkën, janë festa...
Regjisori Bujar Kapexhiu ka përcjellë mesazhe prekëse, pas n...
Në 4 dhjetor Kisha Orthodhokse feston të kremten e Shën Var...
Aktorja e njohur shqiptare, ikonë e ekranit dhe teatrit, Edi...
Aktori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj është shprehur se sot...
Nga Miron ÇakoNë shekullin e XIX në vitin 1859 nga natyralis...
Imzot Arjan Dodaj, do të jetë Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezë...
Princ Leka ka përcjellë një mesazh prekës, për 10-vjetorin e...
Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia shqiptare.Është n...
Kolonja prej kohësh është bërë një nga vendet me atraktive t...
Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur k...
Hirësi Joanit, Mitropoliti i Korçës, ka uruar të gjithë shqi...
Liqeni i Ohrit i cili konsiderohet si liqeni më i vjetër në ...
Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha...
Disa mendime për librin me poezi “Një e tretë, dashuria” të ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë së Po...
Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu këtë të hënë Fatmir H...
Një aksident është regjistruar këtë të hënë rreth orës...
Henrik Hoxha, i cilësuar si njeri i afërt i Nuredin Du...
Nitazenes, që besohet se janë kontrabanduar nga krimin...
Nga dita e hënë vendi ynë parashikohet me mot me kthje...
Qarku i Vlorës në Shqipëri prodhon rreth 65 % të agrumeve ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Kandidati që fitoi zgjedhjet si kryetar i Bashkisë Him...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e ince...
Pesëmbëdhjetë oficerë të Gardës Kombëtare Ajrore të SH...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Zvicër ...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...