
Të krishterët duhet të mbrojnë Krishtlindjet
Nga Miron ÇakoKrishtlindja, së bashku me Pashkën, janë festa...
Data 6 dhjetor, dita e nderimit të Shën Nikollës, është një ditë e veçantë jo vetëm për të krishterët që mblidhen në kisha duke adhuruar Zotin dhe lutur shenjtorin mrekullibërës, por kjo ditë është e veçantë edhe për marinarët dhe ata që udhëtojnë nëpër dete që e nderojnë dhe lusin shenjtorin si mbrojtës tw detarëve.
Udhëtimi nëpër dete gjithmonë ka qënë i frikshëm dhe me rreziqe të papritura, por duke qënë i domosdoshëm marinarët, udhëtarët, tregtarët pranonin të rrezikonin duke kërkuar ndihmën e perëndive, që shpesh njerëzit i krijonin dhe i mitizonin. Para Krishtit perëndia i deteve, që besonin dhe i faleshin njerëzit, ishte “Poseidoni një nga 12 perënditë e olimpit. Sipas mitologjisë Romake, atij i përshtatet Neptuni.
Me ardhjen e doktrinës së krishterë, autoriteti suprem i perëndive të olimpit ra. Ato u deskritituan si sajesa njerëzore ose mashtrime demoniake dhe idhuj,ashtu si na thuhet tek psalmet: “Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejt.? (Psalmi 96:5)
Paganët u mësuan nga apostujt se duhen të adhuronin Perëndinë si krijues edhe Zotërues të deteve, ashtu si përsëri lexojmë tek psalmet: ?O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti? Besnikëria jote të rrethon kudo. Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson? (Psalmi 89: 8-9). ?Por Zoti në vendet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit? (Psalm 93:2-4).
Jisui, si Biri i Perëndisë dhe biri i njeriut, kur erdhi në tokë bëri shumë mrekulli mbi det, tek ungjijtë ne lexojmë që ai eci në këmbë mbi detin e tërbuar: ?Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin? (Marku 6:49). Madje e urdhëron të qetësohet deti i tërbuar: ?Dhe aie qortoi erën dhe i foli detit: ?Pusho dhe fashitu?. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe? (Marku 4:39).
Këto ngjarje të mbinatyrshme vërtetojnë se Krishti, si Fjalë e Perëndisë, është Krijuesi, Arkitekti dhe urdhëruesi i detit dhe i gjithë krijesës, ashtu si na i thotë ungjillori Joan: ?Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë dhe Fjala ishte Perëndi?Të gjtha u bënë me anë të Tij dhe pa atë nuk u bë asgjë nga ato që janë bërë? (Joani 1; 1-20)
Këtë pushtet mrekullibërës mbi forcat e natyrës Krishti ia dha edhe besimtarëve ashtu si na thuhet tek Ungjilli sipas Joanit: ?Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati. Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”.(Joani 14 12-14)
Këto fjalë të Krishtit janë vërtetuar tek jetët e shenjtorëve mrekullibërës, një ndër ata është edhe Shën Nikolla që festohet në 6 dhjetor, i cili me besim dhe lutje tek Zoti Jisu Krisht bëri shumë mrekulli tek detarët dhe tek udhëtarët në det.
Le të përmëndim disa që i gjejmë në sinaksarin e shenjtorit:
Qetëson furtunën
Dikur shenjtori vendosi që të udhëtonte me anije në Vendet e Shenjta, pët t?u falur. Gjatë udhëtimit deti u trazua prej erërave të forta dhe si pasojë pasagjerët dhe ekuipazhi u frikësuan.Por Shenjti nuk e humbi besimin e tij, u lut tek Perëndia dhe deti u qetësua. Rrëfimi tregon se një marinar rrëshqiti, ra nga direku dhe vdiq në anije. Por Nikolla iu lut nxehtësisht dhe marinari u ngjall.
Shenjti mban timonin dhe shpëton kaiken.
Dikur një kaike (varkë) rrezikonte që të mbytej. Marinarët e saj thirrën Shën Nikollën që t?i shpëtonte, sepse kishin dëgjuar se Shenjti është mbrojtësi i detrave dhe i ndihmon. E thirrën Shenjtin me këto fjalë: ?Shën Nikollë, na ndihmo në këtë moment, sepse po mbytemi?. Me të vërtetë papritur u shfaq në skajin e varkës një murg, që mbante timonin dhe ju tha marinarëve: ?Mos u trembni, më thirrët që t?ju ndihmoj dhe unë menjëherë erdha?.Kur deti u qetësua, Shenjti u zhduk, marinarët dolën në limanin e Mirave dhe kërkuan të shikojnë Shën Nikollën. Sapo hynë në Mitropoli panë të njëjtin murg që mbante timonin dhe që i shpëtoi. E panë dhe e njohën menjëherë. Ishte Shën Nikolla. Menjëherë ranë në gjunjë dhe u lutën duke thënë: ?Të falenderojmë ty, o shërbëtor i Perëndisë, sepse nuk nuk do të vije, ne do të mbyteshim në det.?
Shenjti shpëton nga mbytja një të krishter besëmirë.
Dikur në Kostandinopojë jetonte një shpresëtar i krishterë dhe besimtar, i cili e donte shumë Shën Nikollën, siç edhe Shenjti e donte shumë. Dëshironte që njëherë të udhëtonte me anije për një punë të tij. Fillimisht shkoi në kishën e Shën Nikollës në Kostandinopojë, që e kishte ndërtuar perandori Justinian, që t?i falej para se të nisej për udhëtim. Më pas, pasi përshëndeti të afërmit dhe miqtë e tij, hypi në anije. Gjatë natës marinarët u ngritën që të rregulloni velat, sepse kishte ndryshuar drejtimi i erës, në të njëjtin moment u ngrit edhe ky i krishterë i mirë dhe shkoi që të kryente nevojat e tij fizike. Kaloi aty ku ishin ulur marinarët me veglat e tyre dhe i ngatërruar me velat,ra në det. Detarët e vunë re njeriun që ra në det, por nuk mundën ta shpëtonin, pasi era ishte shumë e fortë. Gjithçka që ata bënë ishte të qanin për vdekjen e tij tragjike. Por ky njeri, duke luftuar me detin, thërriste vazhdimisht: ?Shën Nikollë, më ndihmo?.
Të afërmit e tij, që në atë moment ishin duke fjetur në shtëpi, u ngritën të frikësuar duke dëgjuar thirrjet e tij. Gjithashtu u ngritën edhe fqinjët prej zhurmës dhe nxituan për në shtëpinë e tij dhe panë edhe ata skenën dhe vunë re se si uji i detit rridhte nga rrobat e tij. Të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe panë ngjarjet ishin pa fjalë dhe të heshtur dhe nuk dinin çfarë të thoshin. Atëherë i krishteri filloi që të tregonte atë që i ndodhi. Atëherë të gjithë filluan që të qanin dhe të thonin ?Mëshiro, o Zot?.
Pasi i krishteri ndërroi rrobat, nisi që të shkonte në Kishën e Shën Nikollës që t?i lutej dhe ta falenderonte Shenjtin për mrekullinë që bëri. Kisha u ndriçua dhe aty ishte mbledhur mjaft popull të cilët pyesnin njëri-tjetrin se çfarë ishte bërë dhe menjëherë mrekullia u bë e njohur për të gjithë. Kur ata i?u afruan të shpëtuarit vunë re se trupi i tij lëshonte një erë të mirë prej aromave të ndryshme,dhe të gjithë lavdëruan Perëndinë,duke falenderuar Hierarkun e madh Nikolla.
Kjo mrekulli e Shenjtit për pak ditë u përhap në të gjithë Kostandinopojën. Arriti deri tek veshët e Mbretit dhe Patriarkut. Ata thirrën menjëherë Sinodin e Shenjtë, si edhe të krishterin e shpëtuar nga mbytja, i cili qëndroi para të gjithëve Hierarkëve, të cilët thërrisnin: ?I madh je o Zot, dhe të mrekullueshme janë veprat e tua…!? Të gjithë të krishterët bënë litani dhe agripni, duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë, duke i dhënë falënderimet e duhura edhe Shën Nikollës.
Mrekullitë e Shën Nikollës e bënë atë shumë të dashur për popullin dhe sidomos për marinarët. Ai me të drejtë zuri vendin e “Poseidonit” si zotëruesi i deteve, sepse shenjtorët nga besimi në Zoti Jisu Krisht bëhen bij Perëndie sipas hirit:”por të gjithë atyre që e pranuan (Jisuin), ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Joani 1:12-13)
Vlen të theksohet se në Greqinë e Lashtë Poseidoni, perëndia i ujërave festohej më 18 dhjetor , siç kremtohet edhe Shën Nikolla sipas kalendarit të vjetër të traditës kishtare.
Prandaj është e qartë se tradita e festave të Poseidonit lidhur me detin dhe marinarët është transmetuar ndër shekuj dhe është transformuar si një festë e krishterë për nder të një shenjtori kishtar si Shën Nikolla, që është shenjti mbrojtës i marinarëve dhe i ujërave.
Për këtë arsye për nder të Shën Nikollës janë ndërtuar shumë kisha në limane dhe kudo, madje mund të themi se ai është shenjtori që ka më shumë kisha nëpër gjithë botën. Ikonat janë të panumërta dhe veçanërisht i mbajnë marinarët në anije dhe varkat e tyre duke ndezur kandil me vaj dhe djegin temian para atyre që shenjtori i dashur Nikolla t?i mbrojë nga rreziqet e deteve. Amin.
Nga Miron ÇakoKrishtlindja, së bashku me Pashkën, janë festa...
Regjisori Bujar Kapexhiu ka përcjellë mesazhe prekëse, pas n...
Në 4 dhjetor Kisha Orthodhokse feston të kremten e Shën Var...
Aktorja e njohur shqiptare, ikonë e ekranit dhe teatrit, Edi...
Aktori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj është shprehur se sot...
Nga Miron ÇakoNë shekullin e XIX në vitin 1859 nga natyralis...
Imzot Arjan Dodaj, do të jetë Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezë...
Princ Leka ka përcjellë një mesazh prekës, për 10-vjetorin e...
Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia shqiptare.Është n...
Kolonja prej kohësh është bërë një nga vendet me atraktive t...
Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur k...
Hirësi Joanit, Mitropoliti i Korçës, ka uruar të gjithë shqi...
E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i a...
Liqeni i Ohrit i cili konsiderohet si liqeni më i vjetër në ...
Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha...
Disa mendime për librin me poezi “Një e tretë, dashuria” të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar ditën e so...
Disa ditë më parë, filmi “Zgjoi” filloi shfaqjen në kinematë...
Filmi shqiptar “Zgjoi” është zgjedhur si më i miri në festiv...
Këtë fundjavë Kolonja është “pushtuar” nga panelatat e pikto...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Shpallet në kërkim punonjësi i policisë N/komisar me i...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në vendin e qua...
Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor, Tamarë-Vermos...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport t...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...