Kush po e merr nëpër këmbë dinjitetin njerëzor sot?

2 Dhjetor 2021, 19:03, Kulturë CNA
Kush po e merr nëpër këmbë dinjitetin njerëzor sot?

Nga Miron Çako

Në shekullin e XIX në vitin 1859 nga natyralisti Charles Darvin (1809-1882) doli një teori utopike e titulluar: ?Seleksionimi  Natyror? trajtuar me detaje në librin (The Origin of Species). Ndryshe nga ç?ishte besuar deri atëherë  edhe në rrethet e biologëve, sipas teorisë së Darvinit njeriu është një qenie shtazore me paraardhës majmunin, që evolucioni i rastësishëm  e kishte nxjerrë  në krye të zinxhirit ushqimor. Kjo teori ndryshoi gjithë qëndrimin e njeriut ndaj vetes dhe natyrës  dhe u bë promotuesi  i qëndrimeve, eksperimenteve deri më sot, jo vetëm me natyrën, por në veçanti me qenien njerëzore, duke sjellë shumë probleme dhe kontradita bioteke që po përballet shkenca dhe opinioni njerëzor deri më sot.

Ata që e pranuan dhe vazhdojnë ta pranojnë këtë teori utopike e trajtojnë njeriun thjeshtë  si një kafshë instiktive  dhe jetën shoqërore njerëzore si një xhungël ku rraca më e fortë duhet të triumfojë mbi rracën  e dobët dhe sipas “seleksionimit natyror” i ndihmuar edhe nga teknologjia, njeriu mund të përparojë drejt rracës së ?pastër? ose mbinjeriut.

Teoria  e Darvinit që tronditi  themelet e teizmit shekullor edhe i hapi rrugë ateizmit, e çoi  më tej filozofi cinik dhe ateist gjerman Frederik Niçe (1844-1900). Ai u thoshte turmave: ?Zoti ka vdekur? dhe i nxiste ato: ?Mos e lini veten të ndikoheni prej mëshirës, prej dhembshurisë dhe dashurisë, shtypeni të dobëtin. Duke shkelur mbi kufomat e tyre, ngjituni më lart se jeni bijtë e një brezi më të fortë. Ideali juaj të jetë mbi njeriun?.

Fiozifia e Niçes, në fillim të shekullin e XX u vu në praktikë nga elitat e partive nacionaliste ekstremiste si bolshevike,  fashiste, naziste, komuniste të sunduara nga figura diktatorësh delirantë, e sadistësh, të cilët si kriminel janë përgjegjësit kryesorë të humbjes së shumë jetëve të njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimesh dramatike të qytetërimit duke e marrë kështu frikshëm nëpër këmbë dinjitetin njerëzor si kurrë ndonjëherë.

Planet e fshehta antihumane të forcave të errëta  i nxitën këto elita dhe diktatorë të indoktrinuar me teorinë e evolucionit , që të organizonin dy luftëra botërore me shumë viktima të pafajshme, ku gjatë Luftës të Parë Botërore (1914-1918) humbën jetën 20 milionë njerëz, ndërsa gjatë së Dytës (1939 -1945) pati rreth 62 milionë viktima .

Sipas parimit të evolucionit dhe të seleksionimit racor në këto dy luftëra u aplikuan edhe armë të shkatërrimit dhe vdekje në masë si helme toksike ose armë zjarri me shumë fuqi vrasëse, po ashtu nga shkenctarë dhe mjekë delirantë u bënë edhe shumë eksperimente ç?njerëzore tek njerëzit e pafajshëm sidomos nëpër kampet e vdekjes.

Edhe pse pas Luftës së Dytë Botërore njerëzimi i tronditur nga gjithë këto veprime ç?njerëzore me shumë viktima të pafajshme, i dënuan me gjyqe publike këta individë, politikanë , ushtarakë, shkenctarë dhe mjekë delirantë dhe të ligj dhe si masë sigurie  luftërat dhe eksperimentet antihumane të mos përsëriten, u formuan organizata dhe e u nëshkruan konventa për respektimin e të drejtave të njeriut.

Por paradoksalisht  teoria e “Seleksionimit natyror” shkatare e këtyre ngjarjeve tragjike nuk u dënua asnjëherë, madje vazhdoj të mësohej dhe mësohet ende nëpër universitete të dëgjuara dhe rrethe shkencore si mjek, biolog, gjeolog etj si e vetmja teori më shkencorja që ka njerëzimi deri më sot.

Si pasojë e kësaj teorie utopike njeriu vazhdon të trajtohet  ende si një kafshë instiktive, si numër në rritje, si një problem demografik, që nuk ka zgjidhje tjetër ndonjëherë vetëm me seleksionim natyror i ndihmuar nga elitat  e iluminuara që duhet të organizojnë luftëra me armë të vdekjes në masë, apo metoda për sterilizim,kontroll të lindjeve  apo edhe trajtimin e njerëzve  si kavje eksperimentale për të përfituar një racë superiore ndihmuar kjo edhe nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë që ka mar një hov të frikshëm për të ardhmen e racës dhe dinjitetit njerëzor.

Një nga mënyrat që sot e mundëson edhe teknologjia tepër e zhvilluar  është, ndërhyrja në kodin gjenetik. Sot të studiosh dhe krahasosh sekuencat e ADN-së për njerëzit dhe mijëra krijesa të tjera, është kthyer tashmë në diçka të zakonshme. Një teknologji e re është premtuese përsa i përket modifikimit të informacionit gjenetik në mënyrë të shpejtë dhe të lirë. Kjo teknikë mund të ndreq gabimet e ndryshme gjenetike që shkaktojnë defekte të pariparueshme te njerëzit.Kjo teknologji është e njohur si CRISPR-Cas9, ose thjesht CRISPR. Njohja e kodit gjenetik të njeriut krijon mundësinë në një ndërhyrje direkte në ADN  dhe në modifikimin të njeriut  ashtu si është bërë me kafshët dhe bimët.

Pavarësisht se kjo ndërhyrje justifikohet për arsye terapike, si po përflitet edhe për vaksinat anticovid me bazë ARN, nuk e zvogëlon aspak përmasën që e kërcënon ekzistencën e qenies njerëzore që trajtohet thjesht si një kavje në laborator që edhe po doli keq eksperimenti dhe vdiq njeriu, nuk ka gjë, një brejtës më pak.

Jo vetëm ndërhyrja në ADN por edhe aborti i embrionit njerëzor, që sot është i lejueshëm dhe propagandohet si diçka e zakonshme në shumë vende të botës, e merr nëpër këmbë dinjitetin njerëzor, sepse e konsideron embrionin thjesht një shtojcë e trupit të nënës, si një ?nishan?  dhe jo si një qenie njerëzore e plotë, që duhet respektuar në dinjitetin e tij njerëzor, pavarësisht nga përmasat që ka.

Sot po bëhen eksperimente edhe ka arritje shkencore, që njeriu mund të projektohet duke përjashtuar heteroseksualët baba-nënë, madje edhe jashtë trupit, plaçentës së nënës, ose si quhen “fëmijët e tubit”. Po ashtu me mënyrën ?in vitro? mund të përzgjidhet se cili embrion duhet të jetojë dhe si e duam të jetë ai dhe ata embrionë të papërshtashëm që nuk na pëlqejnë i hedhim në kosh , ashtu si  veprohet me detalet skarco që prodhohen në një fabrikë.

Klonimi që sot bëhet tek kafshët sigurisht ka alarmuar botën nqs bëhet edhe tek njerëzit, sepse krijon probleme të shumta bioetike, sepse  pasi ekzistenca absolute, unike dhe e papërsëritshme e personit njerëzor, shfuqizohet automatikisht. Ai kthehet në kopje e një tjetri pa dëshirë dhe lirinë e tij, ashtu si u veprua me kafshët,  me delen Dolli që u klonua në vitin 1997. Personi njerëzor nuk është një kategori biologjike , por është indetitet unik, absolut dhe i pazëvendësueshëm edhe pse është identik nga ana bilogjike psh tek binjakët.

Megjithatë, nëse ka një transplatim gjenetik nga një specie në një tjetër sidomos njerëzore , që në shumë vende është ndaluar me ligj, atëhere kemi ndërhyrje brutale në vullnetin e Krijuesit , që sipas teizmit  ka krijuar çdo specie dhe njeriun në mënyrë të veçantë.

Prandaj nqs e lëmë të lirë këtë fushë kërkimore të shkencës së gjenetikës pa gardhe bioetike, atëhere nuk do vonojë që krijesat mitologjike si sirenat, centaurët, dragonjtë të rezultojnë të vërteta dhe që të besohet se kanë ekzistuar  si pasoje e bashkimit pa limit të njerëzve pagan me kafshët që i adhuroni si “perëndi”. Në këto mostra biologjike,me material të përzier njerëzor dhe shtazor, banonin demonët që nëpërmjet  tyre flisnin me gjuhë njerëzore dhe mashtronin njerëzit që tu faleshin dhe tu shërbenin si zota. Shumë prej tyre u zhdukën me shfaqjen e krishterimit dhe shenjtorëve në botën pagane.

Fatkeqësisht këto mostra frijoles edhe sot nëpër laburatorë të fshetë nga shkencëtarë delirant që po çojnë përpara “seleksionimin natyror”,  por kur nesër të tolerohet kuadri ligjor që sot i pengon,  ato do të shfaqen dhe patjetër dinjiteti i racës njerëzore si ç?është sot do vihet në pikëpyetje.Ashtu siç e shohim sot tek filmat me X men (mutantët)

Teoria e evolucionit po shtyn fantazinë dhe përpjekjen shkencore deri aty sa po bëhen kërkime sa mund të krijohet njeriu i ?Kohës së re? (NEW AGE), një hibrid të bashkimit të njeriut me makinën, kompjuterin dhe trurit njerëzor me inteligjencën artificiale .

Manjati Bill Gates, që shqetësohet për numrin  e lartë të popullsisë botërore dhe ndotjen e ambjentit nga çlirimi i karbonit, e  ka përshëndetur vazhdimisht mishin artificial si ushqim për njerëzit, duke sugjeruar së fundmi se ?të gjitha vendet e pasura? duhet të kalojnë te ?mishi 100 përqind sintetik për të mirën e planetit”.

Ajo që fyen dinjitetin njerëzor që duhet të jetë i integruar me natyrën, zotëruesi i saj dhe një qenie e lirë është gjithashtu edhe forma e jetesës e vendbanimeve të njeriut të sotëm gjithnjë e më shumë i strehuar në megapole betoni duke u shkëputur nga realiteti, natyra, që po bëhet një privilegj vetëm i të pasurve, dhe e kthehen njeriun e sotëm si një kafshë të izoluar nëpër kafeze kontrolluar me kamera  nga ato që quhen elita ose “Big brother”.

Të gjitha këto ndërhyrje, si në kodin gjenetik , në stadin embrional ,në mënyrën sesi ushqehet , si  jeton, strehohet njeriu i sotëm i kohëve moderne, projektohen, financohen  nga ata njerëz apo elita,  që ashtu si Darvini, vazhdojnë të besojnë edhe sot se njeriu është një produkt i rastësishëm  i natyrës dhe që sipas evolucionit dhe  seleksionimit të pandalshëm natyror, atyre i ka dhënë  pozicion superior si mbinjerëzor dhe vetëm ata duhet ata të vendosin për fatin e së ardhmes njerëzore dhe natyrës, se kush, si dhe sa duhet të jetojnë, duke marrë kështu rolin e Zotit.

Këta individë elita, mjek, shkencëtarë, filozof, etj nuk duan të besojnë atë që teizmi (besimi në Zot) prej shekujsh ka predikuar se çfarë njeriu.l

Në Bibël bëhet një pyetje retorike : ?Çfarë është njeriu?( Psalmet 8:4)

Përsëri Shkrimi i Shenjtë i përgjigjet se njeriu është krijuar si kurora e krijimit fizik nga Krijuesi Zoti Perëndi: “Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”.Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën”.(Zanafilla 1:26-27)

Sipës Biblës ndryshe nga kafsha njeriu  është një qenie e përbërë nga dy elementë: shpirtin dhe trup (psihi dhe soma): ?Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë? (Zanafilla 2:7).

Shpirti është vetë njeriu, uni, një qënie shpirtërore që përbëhet nga mendja, vullneti dhe dëshira. Shpirti i jep jetë dhe e gjallëron trupin, sepse : ?Është Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë? (Joani 6:63). “Shpirti është substancë frymore dhe nuk përbëhet prej pjesësh. Por ka energji (veprime), ashtu si trupi që ka shqisat. Shpirti nuk shtohet apo pakësohet, por zhvillohen forcat e tij dhe këtë e quajmë zhvillim të shpirtit”.(Shën Athanasi i Madh)

Shpirti dhe atributet e shpirtit, si mendja ,liria, aftësia për të sunduar me dashuri, e bëjnë atë ikonë të Perëndisë , kurse virtytet : dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.( Galatasve 5-22) e bëjnë  atë të ngjashëm me Perëndinë.

Kaq i veçantë është njeriu në sy të Perëndise sa jo vetëm e ka krijuar sipas  ikonës së Tij (Zanafilla 1-26), por edhe kur njeriu ra në mëkat dhe deformoi i konën dhe e humbi përngjasimin me Perëndinë (Zanafilla 3-1-7), Zoti u bë vetë njeri në personin e Jisu Krishtit (shëmbëlltyra e pakrijuar e Zotit ) ( 2 Korintasve 4-4), ashtu si tha edhe Ungjillori Joan: ? Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne  dhe ne soditëm lavdinë e tij , si lavdia të vetëmlindurit prej Atit , plot hir e të vërtetë.(Joani 1-14)

Ne njerëzit  e Birit dhe Fjalës së Perëndisë antrapologjia  është e lidhur me një teologji dhe bëhet e pandashme nga një kristoligji.

Tipi i njeriut tani nuk është më Adami , që u krijua dhe erdhi nga toka, i cili  ra në mëkatin e mosbindjes dhe solli vdekjen tek gjithë njerëzit,(Romakëve 5-12) por ai që ka zbritur nga qielli Jisu Krisht Adamit qiellor i vijëzuar në botën tokësore (1 Korintasve 15;47-48) ose: “Fjala që ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë. Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve…Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.(Joani 1 -4 ; 11-13)”Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit?.(2 Krintasve 3-18)

Prandaj njeriu sipas Biblës  nuk është një grusht ose një grimcë nga yjet dhe produkt i njëqelizorëve që evoluan rastësisht nga seleksionimi natyror deri tek majmuni dhe pastaj tek njeriu, apo një projeksion i një botë aliene, por është një qënie e veçantë që pasqyron Zotin në botë dhe i bashkuar me Zotin në mënyrë religjoze, misterore me Krishtin është më i lartë se engjëjt, është një krisht një bir i Zotit, një zot, prandaj apostull Pavli thotë: ?Ç?është njeriu, që ta kujtosh? Apo i biri i njeriut që ta vështrosh? E bëre pakgjë më të ulët nga engjëjt; me lavdi e me nder e kurorëzove atë, dhe e vure përmbi punët e duarve të tua. Të gjitha i vure nën këmbët e tij?, sepse pasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa vënë nën pushtetin e tij?”Po tani nuk i shohim ende të gjitha të jenë vënë nën pushtetin e tij.Por e shohim Jisuin që qe bërë pakgjë më i ulët nga engjëjt, për shkak të pësimit të vdekjes, të kurorëzuar me lavdi e me nder, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për çdo njeri.Sepse i duhej atij, për të cilin janë të gjitha dhe me anë të të cilit janë të gjitha, duke prurë shumë bij në lavdi, të bëjë të përsosur me anë të pësimeve kryetarin e shpëtimit të tyre?. (Hebrejnve 2-5-10).?

Sipas Biblës është zotëruesi i tokës është pranija e Zotit në tokë. sepse :” Qielli është qielli i Zotit, kurse tokën ua dhuroi njerëzve.(Psalmi  151 -16)

Prandaj të flasësh për njeriun pa e vënë marrëdhënien me Perëndinë në Krishtin,  e fyen dhe ul dinjitetin njerëzor në nivelin shtazor dhe e përligj  teorinë e evolucionit qe si thamë më sipër është promotuesi i vdekjeve masive dhe  eksperimenteve ç?njerëzore për të përfituar racën superiore, që në të vërtetë po vazhdoj kështu do shkatëroj vetëveten .

Prapa çdo teorie apo veprimi konkret që e merr nëpër këmbë dinitetin njerëzor nuk është vetëm mendja e prishur njerëzore dhe absurdi, por një mendje dinake, armiku i padukshëm, që quhet djalli (mashtuesi), ai që urren njeriun dhe përçmon dinjitetin njerëzor të krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafilla 1 26-27).

Eusfori kryengjëll i rënë në kaos nga krenaria prej qiejve, sepse donte të bëhej dhe ai Perëndi dhe t?a ngrinte fronin e tij më lart se yjet por menjëherë ra poshtë si vetëtimë prej qiellit (Ezekeli 28 13 -17)duke rrëmbyer me vete dhe një të tretën e engjëjve  që u shëndëruan në demon, ose të ndarët.(Zbulesa 12-4), është ai që e mashtroj ciftin e parë Adamin edhe Evën dhe solli sëmundjen dhe vdekjen në botë (Zanafilla 3 1-7) prandaj: ?vdekja erdhi në botë nga cmira e djallit? na thotë Urtësia e Solomini ( 2:24).

Djalli nuk ëshët një armik i çfarëdoshëm, por ; ?Ai qe vrastar njerëzish që në fillim? dhe babai i gënjeshtrës.(Joani 8-43) aq sa guxoi dhe u ndesh me Jisu  Krishtin të Vertetin (Gjoni 5:20) dhe e përpoq ta tundoi Krishtin ashtu si Adamin, me tre tundime (Mateu 1-11)por ?Jisu Krishtit, ku janë fshehur gjithë thesaret e urtësisë dhe të diturisë? (Kolosianët 2:1-3) me mësimet e Tij hyjnore, shërimet, me vdekjen e Tij mbi Kryq dhe më pas Ngjalljen e Tij të lavdishme e mundi djallin dhe demonët : ?Prandaj u shfaq i Biri i Perëndisë, që të prishë punët e djallit?.( Joani 1 3-8)

Djalli tani nuk është më ?sundues i botës? por Jisu Krishti i Ngjallur prej vdekje që tha tek nxënësit : ?Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë?. (Matheu 28-18). Fuqia e djallit u kufizua, por nuk u zhduk tërësisht deri në ardhjen e dytë të Krishtit, kur pëfundimisht do të hiqet nga bota : ? Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve. (Zbulesa 20 -10)

Djalli nuk mund ta dëmtojnë njeriun drejpërdrejtë, por ai shtyn njeriun kundër njeriut. Janë demonët që pikasin dhe mashtrojnë njerëz me egoizëm eusforik dhe ata duke keqpërdorur inteligjencën, pushtetin ekonomik, politik  mashtrojnë dhe mundojnë  njerëzit me teori dhe veprime antihumane .Por edhe këta si babai i tyre djalli ( Joani 8-44 )nuk do ta kenë të gjatë. Këta njerëz të paprincip,  mashtrues të mashtruar, të demonizuar që e marrin nëpër këmbë dinjitetin njerëzor sa e konsiderojnë si një kavje, një shifër, kurse për vete mendojnë sa janë të iluminuarit dhe të pavdekshëm, një ditë do të vdesin edhe ata si çdo njeri: ?se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,(Hebrejnve 9-27), dhe do të do të përballen me vetë Krishtin, Birin e Perëndisë që do ti gjykojë në emrin e Perëndisë : “Sepse Ati nuk gjykon asnj?, por gjithë gjyqin ia dha Birit,që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin?dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet t? gjykojë, sepse është Bir i njeriut?.(Joani 5 22-27)

Zoti Krisht Biri i Njeriut që thotë:”Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t?i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.”(Zbulesa 22-12) kur këta kriminel të papenduar do të shfaqen bashkë me veprat e tyre çnjerëzore në gjykatoren e frikshme, do tu thotë me zëmërim : ?çfarë ja keni bërë këtyre më të vegjëlve ma keni bërë mua?(Matheu 25:40) dhe gjykimi do jetë i tmerrshëm, sepse pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.?(Zbulesa 21 -8)./CNA.al

Lajmet e fundit nga