LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“A ka mundësi ta qepësh gojën, mos provoko?”/ Plas në Komisionin e Edukimit

14 Dhjetor 2021, 12:54, Politikë CNA

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik e ka zhvilluar seancën dëgjimore me ministren e Arsimit, Evis Kushi,  mes debateve.

Nënkryetari i Komisionit Petro Koçi ka debatuar ashpër me deputetin e PD-së Luçiano Boçi.

Evis Kushi: Zonja Zhupa m’u duk sikur ju ishit kundër vaksinimit të studentëve dhe ju thoni pse nuk ja keni kërkuar më herët Komitetit Teknik vaksinimin e studentëve, po ju a ia keni kërkuar si opozitë?

Nuk ju dëgjova kurrë që të ndërgjegjësoni studentët të vaksinohen.

 Ndërhyn deputetja Ina Zhupa nga vendi, dhe më pas vazhdon Petro Koçi: Vjoni qetësisht dhe mos u ndikoni nga ndërhyrjet

 Luçiano Boçi: Po rri tani se pyetje të gabuara s’ka, duhet t’u përgjigjeni pyetjeve që bëjnë anëtarët se kështu nuk respektoni komisionin. Opozita kështu opozita ashtu, vazhdo jep përgjigjen aty sipas radhës.

 Petro Koçi: Mos ndërhy të prishësh mbledhjen. Ky nuk është një komision ku transferohen krizat nga jashtë. Ky është një komision që ka një rend dite dhe duhet ta respektoni atë.

 Luçiano Boçi: Ç?punë ke me krizat?

 Petro Koçi: S?të marr leje ty unë. A ka mundësi ta qepësh gojën, mos fol pa rregull këtu. Se ju po na provokoni shumë. Ka tre orë që na provokoni.

 Luçiano Boçi: Ti po na provokon!/E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga