LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata në PD/ Gjekmarkaj: Do shkoj në Kuvendin e Bashës për tre arsye

6 Dhjetor 2021, 14:53, Politikë CNA
Situata në PD/ Gjekmarkaj: Do shkoj në Kuvendin e Bashës për

Kur na ndajnë më pak se një javë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD, deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se Sali Berisha synon që ta kthejë PD-në në një parti si Lëvizja Socialiste për Integrim, parti familjare.

Në një intervistë për media, Gjekmarkaj shprehet se PD-ja ndodhet në situatën e saj më të keqe në historinë e saj. Por, ai thotë se do të shkojë në Kuvendin e thirrur nga Basha dhe kryesia e partisë për tri arsye.

?Janë një sërë arsyesh se përse kam mbajtur këtë vendim. Shtysa madhore janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë shpallur ?non grata? ish-liderin historik të PD-së. Një vendim që detyronte PD-në të merrej seriozisht me të. Të mos i ikte atij, sepse nuk më dukej se kishte një rrugë tjetër. Në këtë kontekst, ashtu siç kam pasur keqardhjen e madhe kur Berisha u shpallë ?non grata?, dhe mu duk paradoksale dhe e padrejtë. Por gjithmonë me perceptimin që i është prekur historia.

Pa pasur informacionin. Unë nuk e di se çfarë informacioni ka SHBA-ja që ka marrë atë vendim. Por, unë di që ato janë një forcë madhore e demokracisë dhe sa herë që kanë ndërhyrë në jetën politike shqiptare kanë ndërhyrë për mirë e jo për keq. Prezenca e tyre në këto 30 vite në Shqipëri i ka siguruar vendit një stabilitet sado që ne kemi luftën tonë politike. Prezenca e tyre në Shqipëri është jetike.

Unë besoj shumë se çfarë ka pasur për të dhënë në kuptimin më pozitiv të fjalës, ia ka dhënë PD-ja, duke e mbajtur 13 vite në pushtet. Herë duke qenë President e herë si Kryeministër. Ka pasur suksese të pamohueshme. Por nga ana tjetër, ka pasur edhe disfatat e veta, dështimet. Që është normale në një jetë të gjatë politike. Vjen një moment që koha politike mbaron për këdo. Edhe në kohën fizike, Berisha ka një moshë të caktuar që nuk të lë inferior në gjykimin mbi mundësitë për ta menaxhuar PD-në.

Arsyeja tjetër që më ka shtyrë drejt mbështetjes së vendimit të Bashës ka qenë edhe koha kur Berisha reagoi. PD-ja ka pasur mjaft ngjarje nga 2013-a e këtej. Berisha ka qenë gjithmonë protektor i Bashës. Ka qenë njeriu që e ka promovuar dhe ka bërë avokatin e tij publik. Por edhe kur ne të tjerët në pozitat e politikanit që kemi ngritur shqetësimin për PD-në, kemi ngritur shqetësimin mbi demokracinë e brendshme të PD-së, Berisha gjithmonë ka mbajtur anën e Bashës. Gjatë kësaj vere, PD-ja pati ngjarjet e veta. Pati kongresin e korrikut që ishte një kongres fasadë. Pati vetëm një reagim nga profesor Marku dhe askush nuk reagoi. Nuk reagoi as Berisha dhe as ata që po e mbështesin Berishën??, tha Gjekmarkaj./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga