
“Politikan pa shtyllë kurrizore”/ Ish-ministri i Jashtëm: Basha nuk ka vendin në krye të PD
Ish-ministri i Jashtëm, politikani i njohur demokrat, Besnik...
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ?Foltoren? e radhës, me demokratët shqiptarë që jetojnë në SHBA.
Zekri Azem Picari, një ndër organizatorët kryesorë të ?Foltores?, i cili është nje djalë Malziu nga Shemria, i larguar në Amerikë për një jetë më të sigurt, aktivist dhe drejtues i FRPD, ka folur në lidhje me takimin e djeshëm.
Në një intervistë në ?Kafe Shqeto?, mëngjesin e sotëm Zekri Azem Picari, ka theksuar se Foltorja e Amerikës nuk u kërkua nga zoti Berisha. Përkundrazi. Foltorja nisi nga njerëzit, ndërsa shtoi se shqiptarët I kanë kërkuar ?Foltore? edhe në shtetet e tjera.
Ai është pyetur se si ai djalë në SHBA, i mbështetur nga miq edhe në Tiranë, arriti të mbledhë rreth 800 shqiptarë në një hotel në Amerikë, që vërshuan nga disa shtete me makina, me bori, me flamuj dhe simbole kombëtare për të dëgjuar sëbashku si në vitet ’90, ish-Kryetarin e PD-së, Sali Berishën.
?Është ora dy e mëngjesit dhe sapo kam ardhur në shtëpi, – tregoi Zekri Picari duke zënë vend para kompjuterit. – Deri tani kam qenë me pjesëtarë të Foltores, me të rinj. Ishte një emocion i papërshkueshëm, një ngrohje e të gjithë zemrave dhe bashkim zemrash të demokratëve. Ishte një ditë feste. Kam shumë dëshirë ta quaj ditë feste pasi në sallë ishin të paktën 800 demokratë dhe 200 të tjerë që prisnin jashtë, sepse nuk kishte hapësirë salla. Nuk di si t?ua transmetoj emocionet, ishte një ditë e jashtëzakonshme për t?u mbajtur mend, madhështore! Kam përshtypjen se do të mbahet mend gjatë, do të jetë historike!-tha ai.
Kafe Shqeto: Zekri, për shqiptarët e Amerikës a është koncepti ?non grata? një pikë e tejkalueshme në këto momente, veçanërisht në një lëvizje politike si ajo e djeshmja që duhet të ketë qenë surprizë?
Zekri Picari: Dua ta them përsëri. Një njeri që nuk është dënuar dhe akuzuar nga asnjë gjykatë dhe nuk është shpallur kurrë fajtor praktikisht ai njeri është i pafajshëm. Kjo do të thotë se, sipas standarteve amerikane dhe jo vetëm, nuk mund ta akuzosh një njeri dhe ta shpallësh ?non grata? vetëm nga disa portale lajmesh që janë të sponsorizuara patjetër nga organizata Soros apo media të lidhura pranë qeverisë.
Kjo do të thotë që demokratët shqiptarë dhe jo vetëm demokratët, por edhe shqiptarët e tjerë, të gjithë, qofshin të majtë, nuk e besojnë këtë histori. Kështu që për mua kjo është një çështje që nuk dua t?i kushtoj rëndësi në aspektin e frikës apo të pengesës që do ta pengojë PD-në dhe Sali Berishën për një reformim dhe që të vazhdojnë përpara për një Parti Demokratike më të hapur, më të bashkuar dhe më të fortë.
Ajo që unë mendoj se është problemi është lidershipi i PD-së. Ai që është problemi është Lulzim Basha. Ai është ai që e mbajti peng. Dua të them një fakt. Nga Foltorja e djeshme ishin 800 demokratë në sallë. Mund të them se nga 800 demokratë në sallë, ishin ndoshta 10 persona që nuk donin të flisnin, gjithë të tjerët donin të flisnin. Ishte e pamundur, ishte e pamenaxhueshme dhe kjo ka një shkak. Ka ardhur në këtë pikë se do të thotë se Lulzim Basha, PD-ja, nuk u ka dhënë të drejtë, nuk u ka dhënë liri fjale, nuk ka dhënë mundësi që njerëzit të shprehen, që njerëzit të kërkojnë, që njerëzit të japin kontributin dhe vlerat e tyre në PD.
Kjo pikë kthese dhe kjo iniciativë e Dr. Berishës është gjëja më madhështore që po ndodh dhe do të ndodhë më 11 Dhjetor kur do të jetë pika kulminante dhe PD-ja përfundimisht do të çlirohet nga kthetrat e kësaj kupole në PD, që janë Kryetari dhe ata pak që i rrinë rreth e rrotull për interesa të ngushta personale.
Kafe Shqeto: Zekri, do të doja të më përcillje reagimet, gjithçka që ka ndodhur pasi është fikur transmetimi direkt i ?Foltores?, si p.sh, sa bileta avioni u vendosën në atë moment që të priten për në datën 11.
Zekri Picari: Të paktën mbi 30 demokratë kanë qenë nga Teksasi. Foltorja u mbyll në 2:20 me orën tonë lokale që do të thotë se që nga ora 2:20 kemi qenë tek hoteli, tek salla ku zhvilluam aktivitetin e deri në 4:30, dy orë e gjysmë më pas, duke bërë foto, duke bashkëbiseduar e të gjithë njerëzit ishin të mallëngjyer.
Duhet sqaruar se është shumë e rëndësishme se Foltorja e Amerikës nuk u kërkua nga zoti Berisha. Përkundrazi. Foltorja nisi nga njerëzit. Që do të thotë se unë duke komunikuar, bashkëbiseduar e takuar njerëz për shkak edhe të aktivitetit tim politik e ata duke e ditur që jam organizativ dhe drejtues në strukturat e Forumit Rinor më kërkuan që ne duhet të organizojmë vetë, se duam edhe ne të flasim, se duam edhe ne të komunikojmë, se duam të shprehemi por nuk e kemi të mundur. Pra, çfarë të bëjmë?
Unë ia kam komunikuar Dr. Berishës. Kam folur me Belindin, kemi folur me Doktorin dhe Doktori patjetër që ishte më se dakord. Pastaj kjo mori frymë. Kur filluam e bëmë lajmërimet në rrjetet sociale ishte e pabesueshme kur njerëzit më thoshin ?do vijmë 30 persona nga Teksasi? ? ?do të vijnë 20 persona nga Filadelfia? ? ?do të vijnë 50 nga Long Island? e do të vinin 100 nga Neë York!!! Ndonjëherë më dukej ?ore, seriozisht e kanë këta?!? Dhe çfarë ndodhi?! Rezultati ishte salla. Rezultati ishte entuziazmi.
Janë nisur nga Long Island me flamuj të PD-së dhe të Shqipërisë, kanë kaluar nëpër Manhatan, kanë ardhur në Neë Jersey. Ka qenë një eveniment i paparë. Kishte shqiptarë që i kanë parë rrugës dhe kanë bërë foto. Kanë takuar njerëzit, kanë ndaluar. Të dukej vetja si në fushatë zgjedhore në PD. Ishte një emocion për të gjithë ne sa nuk e ndanim dot a jemi në Shqipëri apo jemi në Amerikë?! E paparë.
Në të njëjtën kohë, në të njëjtën ditë, që mblidheshin shqiptarë për të komunikuar me Dr. Berishën, Edi Rama shfaqej i vetëm në rrugët e Neë York. I vetëm dhe pa asnjë njeri tjetër. Një ish-kryeministër që mbledh 1000 demokratë në një sallë në një lidhje direkt dhe një kryeministër aktual që nuk mbledh të paktën dhjetë vetë për një takim?!
Duke qenë se në Amerikë ka njerëz që kanë 25 vjet që nuk janë kthyer, kanë ikur në kohën e komunizmit, arratisur, kishte njerëz në sallë që janë rritur nëpër burgje, që janë persekutuar e dhunuar, kjo bëri që të qëndroja dy orë duke biseduar me njerëzit, pasi të gjithë donin të merrnin fjalën. Dhe, të gjithë më kanë kërkuar që të ketë një foltore tjetër sa më shpejt të jetë e mundur, madje-madje, më kërkuan që të bënim një ?Foltore? në çdo shtet! E papërshkrueshme!?- theksoi në përfundim Zekri Picari nga SHBA.
Ish-ministri i Jashtëm, politikani i njohur demokrat, Besnik...
Diplomati Besnik Mustafaj ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i...
Partia Demokratike do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal,...
Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, është shprehur se Foltorj...
Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari ka reagu...
Deputetja e PD-së Grida Duma, në prag të Kuvendit Kombëtar t...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në lidhje me lajmin se i d...
Ylli Manjani, ish Ministër Drejtësie nën logon e LSI-së, shp...
Alvaro Morata duket se po vuan problemet para portës te Juve...
Ish deputeti i PD Gent Strazimiri u shpreh se njerëzit e dua...
Kryetari i Grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj u ka bërë ...
Sekretari i FRPD Grigels Muçollari u shpreh se falë Foltores...
Deputeti Belind Këlliçi ka shprehur mirënjohje për të rinjtë...
Pedagogu dhe deputeti Agron Gjekmarkaj është një nga mbështe...
Vizita e kryeministrit Rama në SHBA ka qenë në fokus të disk...
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbyllur Foltoren me shqipta...
Avokati Altin Goxhaj ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha d...
Ish-kryetari i Bashkisë së Burrelit, Skënder Lleshi, gjatë F...
Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha, gjatë fj...
Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha ka hedhur...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradë...
Një tjetër rast dhune është regjistruar në Korçë. Me ...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Turistë të huaj dhe shqiptar i janë bashkuar festivalit më...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se në Koso...
Dhoma e Përfaqësuesve të shtetit të Teksasit votoi të shtu...
Shtetet e QUINT-it kanë përsëritur deklaratën e tyre të 26...
Interesimi në rritje i firmave nga SHBA, Britania e Madhe ...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...