LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Atalantë spektakolare! Skuadra e Gjimshitit i jep leksion Napolit dhe futet në garë për titull

4 Dhjetor 2021, 21:50, Sport CNA
VIDEO/ Atalantë spektakolare! Skuadra e Gjimshitit i jep leksion Napolit

Napoli lëshon kreun dhe tani Atalanta futet vetë në garë për titullin kampion, pasi ka katër pikë më pak se Milani i vendit të parë. Skuadra e Gasperini triumfoi me rezultatin 3-2 në ?Diego Armando Maradona?.

Malinovksy ishte ai që shënoi i pari dhe Napoli u kundërpërgjigj me Zielinski e Mertens, duke e përmbysur rezultatin.

Gjithsesi Atalanta nuk hoqi dorë dhe fillimisht barazoi me Demiral. Freuler ishte heroi, që i dha tre pikët skuadrës së tij dhe Napoli tashmë bie në vendin e tretë, pasi është parakaluar edhe nga Inter.

Lajmet e fundit nga