LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jashanica nderon Ballkanin kryesues, Gjilani triumfon me përmbysje

4 Dhjetor 2021, 14:37, Sport CNA
Jashanica nderon Ballkanin kryesues, Gjilani triumfon me përmbysje

Fitojnë Ballkani dhe Gjilani në Kosovë, teksa Renova merr një pikë në transfertë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ballkani triumfoi 0-1 në Skenderaj ndaj Drenicës.

Bajram Jashanica realizoi golin e fitores për Ballkanin në minutën e 50-të. Suksesi i tretë radhazi për ekipin nga Suhareka që vijon të kryesojë me 33 pikë në 17 javë kampionët, një më shumë se Gjilani ndjekës.

?Skifterat? fituan 3-1 me përmbysje ndaj Malishevës. Miqtë kaluan në avantazh falë golit të Hasan Hysenit pas çerek ore lojë, teksa Muhamet Hyseni la Malishevën me dhjetë lojtarë në minutat shtesë të pjesës së parë. Gerhard Progni barazoi rezultatin një minutë më pas.

Gjilani kërkoi golin e fitores në fraksionin e dytë të takimit, dhe e gjeti atë 13 minuta përpara fundit me anë të Keita Razak, teksa në minutën e 81-të Albert Dabiqaj realizoi golin e qetësisë për vendasit.

Renova reagoi pas humbjes me ?poker? kundër Akademija Pandev. Skuadra nga Tetova mori një pikë pas barazimit pa gola në fushën e Rabotnickit dhe renditet përkohësisht në vend të katërt në Maqedoninë e Veriut, kampionat që kryesohet nga bardhekaltrit e Shkupit.

Lajmet e fundit nga