LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-mbrojtësi i Inter: Mourinho nxjerr fytyrën e tij në gazeta vetëm për të mbrojtur futbollistët

4 Dhjetor 2021, 13:21, Sport CNA
Ish-mbrojtësi i Inter: Mourinho nxjerr fytyrën e tij në gazeta

Raporti i Jose Mourinho me futbollistët është special ashtu si edhe vetë ai. Tekniku luzitan nuk ngurron t?i kritikojë ata në momentin kur e zhgënjejnë, megjithatë para mediave në rastet më të mëdha e merr vetë përgjegjësinë, si një mënyrë për të mbrojtur lojtarët nga .

Këtë e shpjegon, Maicon, me brazilianin që ka punuar nën urdhrat e Mourinho te Inter ku fituan edhe tripletën e famshme. Ish-mbrojtësi i zikaltërve, thekson se luzitani preferon të ekspozojë veten e tij para mediave, në mënyrë që të mbrojë lojtarët nga kritikat.

?Për atë, lojtarët duhet të qëndrojnë jashtë çdo komenti negative pas ndeshjes. Mourinho do që në television apo në gazeta, të jetë vetëm fytyra e tij dhe në këtë formë, sposton vëmendjen për të mbrojtur lojtarët e tij. Pastaj, atë që ai kërkon ta thotë, e gjen mënyrën për ta bërë. Kjo është diçka që vlerësohet nga futbollistët, të paktën kështu ishte në kohën time?, u shpreh Maicon.

Lajmet e fundit nga