LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha zbret sot në Bilisht/ Spaho nxjerr detaje, kush do jenë të pranishëm

3 Dhjetor 2021, 15:03, Politikë CNA
Berisha zbret sot në Bilisht/ Spaho nxjerr detaje, kush do jenë

Deputeti i PD Edmond Spaho u shpreh se në Bilisht sot do të ketë një pjesëmarrje masive në Foltoren e Sali Berishës, ndërsa theksoi se të pranishëm drejtues aktualë dhe ish-drejtues e funksionarë të tjerë.

Në një reagim në media, Spaho deklaroi se në Kuvendi që do të mbahen në datën 11 dhjetor do të merren vendime për të ndryshuar statutin e PD.

?Organizimi ka përfunduar dhe ka interes të madh për pjesëmarrje. Devolli e ka pritur gjithnjë me kënaqësi Berishën. Do të ketë pjesëmarrje nga drejtues aktualë dhe ish-drejtues e funksionarë të tjerë.

Kuvendi është ai i 11 dhjetorit ku do të merren vendime për ndryshime në statutin e PD sepse shumica është e pakënaqur për përjashtimin e Berishës dhe vendime të tjera.

Anti kuvendi që synohet të mbahet më 18 dhjetor është vetëm një përpjekje e mjerueshme. Automatikisht kuvendi i tij do jetë i pavlerë sepse 70% e delegatëve kanë firmosur për pjesëmarrje më 11 dhjetor?, tha Spaho.

Ndërsa sa i takon opsionit për të unifikuar dy kuvendet, Spaho tha: ?Këto janë thashetheme sepse nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë sepse problemet janë shumë të mprehta. Basha pati mundësi 8 vite për të drejtuar dhe ka humbur 4 palë zgjedhje dhe ka pasur dështime të plota. Por ne i ftojmë mbështetësit e tij të japin kontributin e tyre në kuvendin e 11 dhjetorit?./CNA.al

Lajmet e fundit nga