LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje tronditëse/ U gjet i varur me litar, shoku i 13 vjeçarit: Po realizonte video për Tik Tok

21 Nëntor 2021, 10:36, Kronika CNA

Mbrëmjen e djeshme një 13 vjeçar nga Lushnja është dërguar në spital nga prindërit pa shenja jetë, pasi ishte vetëvarur në banesën e tij.

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Dyshohet se i mituri ka qenë duke bërë një video për TikTok kur ka humbur jetën.

Shokët e klasës së 13 vjeçarit kanë treguar se ai ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe ka dyshime se vdekja e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Një prej shokëve të të miturit është shprehur se 13-vjeçari ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen./CNA.al

Lajmet e fundit nga