web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasësi-monstër po tentohet të lihet i lirë/ Çfarë po ndodh me drejtësinë në Korçë?

19 Nëntor 2021, 11:24, Aktualitet CNA

Drejtësia po merr jetë njerëzish. Vendimet e dyshimta dhe korruptive bazuar në ekspertiza të dyshimta dhe korruptive, po lirojnë nga qelitë monstra të cilët iu rikthehen krimeve.

Rasti më i fundit, që ka shokuar të gjithë opinionin publik, ku u vra në mënyrë barbare një fëmijë tetë vjeçar, nga një monstër që ishte lënë i lirë më herët nga drejtësia, rrezikon të përsëritet.

Këmbanat e alarmit bien këtë radhë në Korçë, ku drejtësia po tenton të lërë lirë, Apostol Bozhgolin, i cili në Prill të vitit 2020, vrau barbarisht me thikë komshiun e tij, Petrika Treska, në shtëpinë e këtij të fundit.

Dosja e vrasjes ndodhet aktualisht në Gjykatën e Shkallës së Parë, Korçë.

Gjatë seancave gjyqësore, po bëhen tentativa për ta lënë të lirë, autorin e vrasjes së Petrika Treskës, Apostol Bozhgoli.

Gjithçka po bëhet nëpërmjet ekspertizave apo më saktë ri-ekspertizave.

CNA.al, mëson se fillimisht, pas ngjarjes së rëndë, është bërë një ekspertizë, dhe autori i krimit, Bozhgoli, ka dalë i përgjegjshëm.

Më vonë është kërkuar një ri-ekspertizë, e cila ka rrëzuar ekspertizën e parë, duke e nxjerrë të papërgjegjshëm, me probleme mendore.

Dyshohet se kjo gjë është bërë me qëllim, lirimin e autorit nga Gjykata.

Pasi ai mund të qëndrojë një vit në spitalin psikiatrik dhe më pas i bëhet një ekspertizë tjetër që e nxjerr të shëruar dhe për pasojë del në liri, duke vazhduar jetën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

CNA.al mëson se Bozhgoli njihet si i dhunshëm, në Korçë,  sepse ka krijuar probleme në pallatin ku ka jetuar, me të gjithë është konfliktuar, zënë dhe kërcënuar. Madje, edhe ka pasur raste përdhunimi prej tij.

Ai bënte një jetë normale para se të kryente vrasjen, hynte dilte edhe jashtë shtetit, ndaj pyetja shtrohet se si mund të dalë tani i sëmurë mendor?

Nëse ai lihet i lirë, ekzistojnë të gjitha mundësitë që ai të bëhet i dhunshëm sërish, të përdhunojë sërish dhe të vrasë sërish.

Me 23 Prill 2020, 67-vjeçari Petrika Treska u vra me thikë nga komshiu, në banesën e tij në qytetin e  Korçës.

Ishte bashkëshortja e cila gjeti burrin e saj, Petrika Treska me plagë të rënda thike, mbrëmjen e 23 Prillit, rreth orës 20.30 minuta.

Ai pasi ka lënë të shtrirë dhe të mbytur në gjak në korridor Petrika Treskën, është larguar në banesën e tij pa u vënë re, nga banorët e tjerë të pallatit.

Por Bozhgoli në ikje e sipër ka lënë nga pas provat e krimit. Ai kishte lënë njolla gjaku në dorezën e derës së apartamentit të tij, njolla këto që janë vërë re nga punonjësit e policisë.

Menjëherë janë krijuar dyshime se pikërisht në këtë apartament ka hyrë vrasësi i 67-vjeçarit Petrika Treska.

Efektivët e policisë kriminale, kanë trokitur disa herë në derën e apartamentin duke bërë thirrje nga jashtë se janë ?Policia?, dhe të zotët e shtëpisë duhet të hapnin derën dhe të jepnin sqarime.

Gjatë kësaj kohe autori i krimit kishte arritur të merrte të gjitha masat, pasi kishte larë thikën e krimit dhe e kishte fshehur atë në një pjesë të tualetit të apartamentit.

Pas këtij veprimi ishte shtrirë për të fjetur.

Pas disa orë orvatje për të hyrë në banesë, oficerët e policisë së Korçës, kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve për të hapur derën e blinduar të shtëpisë.

Një zjarrfikës, ka hyrë në apartament dhe ka konstatuar se njeriun që kërkonte policia për disa orë, ishte pikërisht brenda në shtëpi dhe qëndronte i shtrirë në krevat i mbuluar me një batanije.

Apostol Bozhgoli fillimisht nuk ka pranuar autorësinë e krimit, por më pas ka pranuar gjithçka, duke treguar se shkak i kësaj vrasje ka qenë një grindje për ndriçimin e shkallës së pallatit.

Prokuroria e Korçës ka ngritur ndaj Bozhgolit akuzën e ?Vrasjes me dashje?, ndërsa tashmë dyshohet se po bëhen tentativa për ta lënë të lirë./CNA.al





Lajmet e fundit nga