Naftëtarët e uzinës së Ballshit në protestë/ Nuk pranojmë lëmosha
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë, ndërsa kanë...
Nga Erion Dasho
Duke folur për sistemin shëndetësor, kryeministri Rama bëri Tiren lajtmotiv të demagogjisë së radhës. Sipas Z. Rama shëndetësia shqiptare po lulëzon dhe fenomeni Tire po mbetet pjesë e së shkuarës.
Në fakt, është pikërisht e kundërta, Tirja është dhe mbetet shembulli më tipik i dështimit spektakolar të një prej premtimeve që solli zotin Rama në pushtet tetë vjet më parë, premtimi për një shëndetësi falas.
Këtij premtimi populist dhe aspak realist i doli boja vit pas viti derisa gjatë pandemisë u kuptua se shëndetësinë jo vetëm që nuk e kemi falas, por e paguajmë si askush tjetër në kontinentin ku bëjmë pjesë.
Gjatë pandemisë, Tirja nuk ishte përjashtim, por rregull. Sikundër paguhej Tirja, ashtu paguheshin edhe analizat dhe skaneri, paguhej fatura e kripur e medikamenteve, paguhej infermieri dhe mjeku për vizitën në shtëpi, paguhej bombola e oksigjenit, paguhej çarteri e spitali privat, dhe sipas një skeme të paskrupullt pagoheshin “Tiret” e spitaleve publike.
Tirja u bë simbol i kësaj kasaphane me shëndetin, jetën dhe paret e shqiptarëve, sepse ajo u kap për fatkeqësinë e saj, por edhe të Z. Rama e Zj. Manastirliu të cilët si struci kishin futur kokën në rrjetet sociale dhe shihnin sukses aty ku kishte pllakosur vdekja.
Në atë kohë e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj sistemin shëndetësor të krijuar nga rilindja një sistem me fytyrën e Tires ose Tire-shëndetësi. Është pikërisht hija e Tires dhe e “Tireve” që e detyroi zotin Rama t’u bëjë peshqesh shqiptarëve lojën e fjalëve me Tire gjatë logoresë së djeshme.
Në analiza të shumta kam shpjeguar dhe argumentuar se si u arrit tek Tire-shëndetësia dhe nuk është as vendi dhe as koha për t?i përsitur.
Mjafton të kujtohet se sistemi shëndetësor që nuk reformohej prej dhjetëra vitesh, me rilindjen pësoi dy goditje të mëdha: e para, masa dele-dash që e ktheu në një sistem që financohet bazuar në modelin gjerman dhe drejtohet bazuar në modelin anglez dhe, e dyta, shkrirja e ministrisë së shëndetësisë, e krijuar që në vitin 1944.
Sikur të mos mjaftonte kaosi organizativ, gjatë qeverisjes së rilindjes u shpik modeli i dhënies së shëndetit me koncesion duke bërë që oligarkët e vjetër dhe të rinj të ndjenin lezetin e sektorit dhe të nisnin vjeljen e financave të pakta publike. Sot janë me dhjetëra milionë euro që shkojnë çdo vit drejt oligarkëve, të mjaftueshme për të ndërtuar çdo vit një spital të ri dhe për të zëvendësuar infrastrukturën spitalore totalisht të amortizuar.
Së fundi, rilindja krijoi modelin saharian të burimeve njerëzore. Paturpësisht, Z. Rama dhe Zj. Manastirliu folën edhe për mjekë që shtohen në sistem (sepse nuk janë bërë çregjistrimet e mjekëve të larguar nga regjistrat e Urdhërit të Mjekëve) duke mbyllur sytë ndaj hemorragjisë që nuk ka të ndalur. Ata përmendin rrogat, duke injoruar studimet që kanë provuar se pagat e ulta janë vetëm një prej shqetësimeve të panumërta të mjekëve dhe infermierëve që braktisin Shqipërinë e rilindur.
Në këto 30 vjet, asnjë prej administratave nuk arriti të konceptonte dhe zbatonte reformën e shumëpritur të sistemit shëndetësor. Për të qënë të ndershëm duhet pranuar se arritje të veçuara ka patur, por Rilindja i bëri shëndetësisë atë që nuk do t?ja kishte bërë as edhe pushtuesi më dashakeq.
Nëse çdokush prej ministrave paraardhës ka arritje për të cilat me të drejtë krenohet, dy ministrat e rilindjes janë shembujt më të këqinj të abuzimit me një prej sektorëve jetikë të shoqërisë. Nuk ka “arritje” të tyre që nuk kthehet në bumerang, kur analizohet me drejtësi dhe përgjegjësi profesionale.
Z. Rama dhe Zj. Manastirliu bëjnë mirë të heshtin kur përmendet shëndetësia, sepse sa herë flasin për të, shqiptarëve u kujtohet përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit.
Aq më tepër, risjellja në vëmendje e fenomenit të dhimbshëm Tire nuk bën gjë tjetër veçse veçse u kujton shqiptarëve “Tire Manastirliun” dhe “Tiret” e shumta që qëndrojnë pas saj.
Këto dhe jo Tirja e vërtetë mbajnë përgjegjësi për 16 mijë vdekjet nga COVID-i (të përllogaritura deri në muajin prill 2021) të cilave u janë shtuar edhe më shumë se 600 vdekje zyrtare dhe disa qindra të tjera jo-zyrtare nga data 1 maj 2021 e këtej.
Midis “Tireve” të tjera duhen kërkuar përfituesit dhe spekulantët atëherë kur një test shitej 100 euro, një bombol oksigjeni 1 mijë euro, një kurë remdesiviri sigurohej kontrabandë për 3 mijë euro, një infermier paguhej 50 euro për të bërë një injeksion në familje dhe një çarter kushtonte 15 mijë euro!
Këtë shtator, Zj. Manastirliu u bë nuse për herë të dytë dhe Z. Rama për herë të tretë!
Me sa duken nuk kanë ndërmend të shkëputen qoftë edhe pjesërisht nga nusërimet pararendëse dhe të nusërojnë një herë të vetme si qeveritarë dhe jo si demagogë…/CNA.al
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë, ndërsa kanë...
Instituti Shqiptar për Çështje Publike – AIPA, duke shprehur...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rihapë het...
Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier ka tronditur mbarë o...
7 kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe 8 kandid...
Qytetarët shqiptarë mendojnë se myslimanizmi nuk është penge...
Procesi i integrimit në BE ka ngecur në vend për fajin e Shq...
Analisti Mentor Kikia ka folur për ngjarjen e rëndë të Fieri...
Sipas NASA, eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit d...
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qi...
Ditën e sotme Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkom...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalë...
Doktor Maksi Llambro ka shpjeguar çfarë është procedura TAVI...
Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e...
Prokurorët e SPAK me një letër dërguar Kuvendit kanë kërkuar...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg...
Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari ...
Në tregun valutor, sot Dollari amerikan blihet me 104.1 Lek...
Territori Shqiptar gjatë paradites do të mbizotërohet nga vr...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se ngjarje e rënd...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...