LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dani Alves zgjedh numrin te Barcelona, rikthen kujtimin e një legjende

16 Nëntor 2021, 18:53, Sport CNA
Dani Alves zgjedh numrin te Barcelona, rikthen kujtimin e një legjende

Dani Alves ka zgjedhur numrin 8 në rikthimin e tij në Barcelonë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.

Ata kanë postuar një video ku tregojnë Dani Alves që mban veshur fanellën me numrin 8. Një numër ky që më parë është mbajtur edhe nga shoku i tij i ekipit dhe legjenda e klubit, Andres Iniesta.

Kështu, braziliani e ka ndryshuar numrin në fanellën e tij plot pesë herë me ekipin e Barcelonës. Më parë ai ka vehur numrin 20 në momentin e debutimit. Më pas ai zgjodhi numrin 2. Në nder të Eric Abidal, ai zgjodhi më vonë numrin 22 ndërkohë që pas Xavit ai veshi fanellën me numrin 6. Në këtë rikthim në Barcelonë, Dani Alves ka zgjedhur numrin e mikut të tij, Andres Iniesta, numrin 8.

… y con el número 8?? … @DaniAlvesD2

— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 16, 2021

Lajmet e fundit nga