LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luhet kualifikimi për në Katar/ Holanda, Turqia dhe Norvegjia diskutojnë biletën e fundit direkte

16 Nëntor 2021, 09:17, Sport CNA
Luhet kualifikimi për në Katar/ Holanda, Turqia dhe Norvegjia

Holanda, Turqia ose Norvegjia! Pikëpyetjet më të mëdha i ka grupi G në Europian Qualifiers, që sonte prej orës 20:45 luan ndeshjet e fundit. Holanda përballet me Norvegjinë rivale direkte dhe nisur nga golaverazhi (+21) i mjafton një pikë për biletën në ?Katar 2022?.

Turqia, që luan në transfertë kundër Malit të Zi, shpreson në një fitore të Norvegjisë pasi nëse triumfon në ndeshjen e vet është favoritë për vendin e parë, pasi aktualisht e ka golaverazhin ?+10?, më mirë se Norvegjia që e ka ?+9?. Në dy grupet e tjera pikëpyetjet janë për vendet e dyta.

GRUPI D ? Franca e ka siguruar kualifikimin dhe i mbyll kualifikueset kundër Finlandës. Këta të fundit duhet të mundin kampionët e Botës për ta siguruar vendin e dytë, ose të presin një ndihmë nga Bosnje-Hercegovina.

Nëse boshnjakët ndalin Ukrainën, që ka 7 pikë ? dy më pak se Finlanda ? atëherë nordikët do të shkojnë në ?play-off? dhe të shpresojnë ende në një kualifikim në ?Katar 2022?.

GRUPI E ? Belgjika është në kushte komode, pasi e ka siguruar biletën për në Botëror. Uellsi, që pret kryesuesit e renditjes së FIFA, ka nevojë vetëm për një pikë për qenë në ?play-off?. Ndeshjen e luan në shtëpi dhe do bëjë gjithçka për t?ia dalë.

Një humbje e tyre do favorizonte Çekinë, që me shumë gjasa do të fitojë me disa gola kundër Estonisë dhe me golaverazh do i merrte vendin e dytë skuadrës së Bale dhe Ramsey.

Lajmet e fundit nga