LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria U19 mbyll sot eliminatoret, kuqezinjtë e Cungut shpresojnë ende te kualifikimi

16 Nëntor 2021, 10:28, Sport CNA
Shqipëria U19 mbyll sot eliminatoret, kuqezinjtë e Cungut

Ditën e sotme, Shqipëria U19 e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të përmbyllë fushatën kualifikuese në kuadër të Euro 2022. Kuqezinjtë presin në Elbasan Arena Maqedoninë e Veriut teksa do të kërkojnë fitoren e parë në grup pas humbjes me Francën dhe barazimit me Serbinë.

Të besuarit e trajnerit Cungu kanë ende shanse për kualifikim edhe pse ato janë minimale pasi kualifikimi nuk varet vetëm nga këmbët e futbollistëve shqiptarë, por duhet të vijë si një kombinim edhe i rezultatit të ndeshjes mes Francës dhe Serbisë.

Këta të fundit duhet të humbasin me një diferencë të lartë golash, ndërsa nëse kjo sfidë mbyllet në barazim, atëherë Shqipëria U19 është jashtë loje pavarësisht nëse fiton ndaj Maqedonisë së Veriut apo jo. Kujtojmë se kjo sfidë do të transmetohet në Supersport 2 duke nisur nga ora 14:00.

Situata në Grupin 7:

Lajmet e fundit nga