LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Shqipëria U-21 nuk ia del dot ndaj Sllovenisë, kuqezinjtë mposhten me “tris”

12 Nëntor 2021, 19:07, Sport CNA
VIDEO/ Shqipëria U-21 nuk ia del dot ndaj Sllovenisë, kuqezinjtë

Shqipëria U-21 është mposhtur në transfertë nga Sllovenia U-21 me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Ndonëse e nisën shumë mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e dytë, kuqezinjtë nuk ia dolën të kalojnë dot në avantazh. Ishte Ernest Muçi ai që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e gjuajtur topin jashtë.

Atë që nuk e bëri Shqipëria, e bëri kundërshtari, që shënoi dy herë, me Bosilj në minutën e 8-të dhe me Matko në minutën e 24-t. Kuqezinjtë tentuan të reagonin në pjesën e dytë, por nuk arritën dot të shënonin. Në minutën e 75 ishte përsëri Bosilj që përfitoi nga një top i mbetur në zonë, për të shënuar të tretin për sllovenët.

Kështu Shqipëria mbetet në vendin e tretë me 9 pikë, 1 më pak se Anglia dhe 3 më pak se Çekia.

FT: SLLOVENI U-21- SHQIPËRI U-21 3-0

7?, 75? Bosil, 24? Matko

75? GOL Sllovenia 3-0/ Gafe e pabesueshme nga Tafas, Bosil çon në avantazh të trefishtë sllovenët. 

24? GOL Sllovenia 2-0/ Tjetër përgjumje e kuqezinjve, sllovenët dyfishojnë shifrat pas një goditje standarde. 

7? GOL Sllovenia 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh, sllovenët na ndëshkojnë pas një aksioni pa perspektivë.

3? Çfarë gabimi nga ana e Ernest Muçit. Sulmuesi godet keq nga pika e 11-metërshi duke gabuar totalisht.

 

Lajmet e fundit nga