LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunoi adoleshenten/ Autoritetet britanike dënojnë me burg infermierin shqiptar

12 Nëntor 2021, 13:53, Aktualitet CNA
Përdhunoi adoleshenten/ Autoritetet britanike dënojnë me burg

Autoritetet britanike kanë dënuar me 8 vjet burg Ardit Çelën, i cili akuzohet për përdhunimon e një adoleshente e cila ishte e dehur.

Sipas mediave britanike, Çela nuk u pendua pas aktit që kreu. 28-vjeçari përdhunoi viktimën e pambrojtur teksa ajo ishte duke fjetur në shtrat në një pronë në qytet në vitin 2018.

Shqiptari e përdhunoi vajzën edhe pse e dinte se ajo ishte e dehur.

Mësohet se Çela hyri në dhomën e saj, hoqi rrobat dhe u shtri në shtrat me të. Ajo u zgjua dhe gjeti Celën duke kryer sulmin seksual. Vajza iu lut disa herë që të ndalonte, por shqiptari nuk i mori parasysh lutjet e saj.

Ajo ishte në gjendje shoku dhe shqetësimi pas incidentit, por u tha njerëzve të tjerë në shtëpi të cilët më pas e nxorën atë nga prona.
Çela u arrestua pasi sulmi u raportua në polici. Pasi u jap ai e mohoi akuzën dhe pretendoi gjatë gjyqit se seksi kishte qenë konsensual. Gjykata nuk e mori parasysh këtë akuzë të Celës dhe e shpalli fajtor atë. Sipas gjykatësit Simon Phillips, Cela u shfaq “i vetëkënaqur dhe i pashqetësuar” pasi viktima raportoi përdhunimin.

Gjykatësi Phillips tha se gruaja kishte pësuar lëndime të rënda psikologjike.
Ndërkohë avokati i Celës tha se ai kishte lindur në Shqipëri, por kishte marrë nënshtetësinë greke.

Gjithashtu mësohet se Çela ishte trajnuar si infermier përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në 2017, por nuk kishte mundur të ushtronte këtë profesion  sepse nuk mund të fliste anglisht./CNA.al

Lajmet e fundit nga