LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humb betejën me Covid-19/ Ndërron jetë punonjësi i Doganës Shqiptare

12 Nëntor 2021, 13:20, Aktualitet CNA
Humb betejën me Covid-19/ Ndërron jetë punonjësi i

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, Naimov Gjondedaj, Punonjësi i Administratës Doganore shqiptare.

Mësohet se 58-vjeçari, ndërroi jetë pasi humbi betejën me Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Dogana Shqiptare me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ku shkruan se Gjondedaj ka punuar në administratën Doganore Shqiptare që në vitin 1992.

?Movi, do na mungosh të gjithëve? Të dashur kolegë, Me dhimbje të thellë mësuam humbjen e parakohëshme të kolegut, mikut tonë z. Naimov Gjondedaj, punonjës i Administratës Doganore Shqiptare që në vitin 1992. Ndarja e papritur nga jeta në moshën 58 vjecare, na trishtoi të gjithëve.

Kolegu u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin covid 19, që i ndërpreu në mes kështu angazhimet jetësore dhe detyrën. Humbja e tij hidhëroi jo vetëm familjen, por dhe kolegët e miqtë. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjondedaj për humbjen e njeriut të dashur. Bashkohemi me dhimbjen tuaj?Ai ishte njëri prej nesh?. Të prehesh në paqe kolegu dhe miku ynë Movi?, shkruhet në postim.

Lajmet e fundit nga