LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thirren në dasmë ata që dinë të kërcejnë”/ Ish-efektivi i RENEA-s: Jemi shfrytëzuar në mënyrë shtazore

12 Nëntor 2021, 11:33, Aktualitet CNA
“Thirren në dasmë ata që dinë të

Ish-efektivi i RENEA-s, Shkëlzen Brahaj duket se ka jo pak rezerva ndaj drejtuesve.

Në një postim në rrjetet sociale, Shkëlzen Brahaj thotë se efektivët e këtij reparti janë shfrytëzuar ‘në mënyrë kafshërore’ dhe se rroga që marrin është e pamjaftueshme.

Sipas Brahajt, RENEA është përdorur nga drejtuesit, duke akuzuar se shpeshherë e kanë përdorur edhe si katapultë për t’u emëruar në detyra të tjera.

Ndërsa sa i takon aktivitetit për 30-vjetorin e RENEA-s, Shkëlzen Brahaj me ironi shkruan se thirren në ?dasmë? vetëm ata që dinë të ?kërcejnë?.

?30 vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush më mirë se ata djem të atij Reparti nuk e di se çfarë do të thotë 30 vite forcë speciale, 30 vite sakrificë në të gjitha aspektet njerëzore dhe profesionale. Nuk mjaftojnë as 300 vite të flasësh për heroizmat dhe sakrificën e atyre djemve të atij Reparti, por duhen 500 vite të flasësh për ligësitë dhe padrejtësitë qe u janë bërë atyre djemve duke i shfrytëzuar maksimalisht në mënyrë shtazore pa u dhënë asgjë në këmbim, pervec një page qesharake që gjysmën e lënë duke u paraqitur në detyrë orar pa orar.

Dhe persekutimi vazhdon?.Do te theksoja që ai repart është mbajtur nga energjia dhe vullneti i çdo pjesëtari(trupe speciale), por është shkelur me këmbë djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues të atij reparti (te pamerituar në atë post) të cilin shpeshherë e kanë përdorur për katapultë në detyra të tjera. Komandantë reparti që të shohin si ?pronë të tyre? ku dhe në rastin e kësaj feste nuk e marrin mundimin që djem që kanë shërbyer me dekada në atë Repart dhe  me kontribut ?vetëmohues? në atë repart nuk marrin as ftesë për këtë feste ku kane gjithë jetën e tyre me të mirat dhe të këqijat e kësaj jete. Drejtuesit aktual të cilët njihen si (15 xhirot rreth fushës) duket që e paskan privatizuar këtë repart dhe në këtë ditë shumë të rëndësishme të 30 vjetorit të krijimit te RENEA-s thërrasin në ?dasmë? vetëm ata që dinë të kërcejnë. Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e heronjve të RENEA-s dhe se historia mund të keqinterpretohet por kurrë, të fshihet. Lavdi dëshmorëve të rënë në krye te detyres,Respekt heronjve të gjallë (trupe operacionale) Neveri drejtuesve të atij Reparti Elite. Shqipëria e Shqiptarëve?-shkruan ai në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga