LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të votohet hapur”/ Tritan Shehu “përplaset” me Lindita Nikollën

4 Nëntor 2021, 09:17, Politikë CNA
“Të votohet hapur”/ Tritan Shehu “përplaset”

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate mes deputetit demokrat Tritan Shehu dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar në Kuvend që vota të bëhet publike dhe qytetarët të njihen me votat që hedhin deputetët. Por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se çdo gjë është transparente dhe se botohet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Duhet të jemi transparencë ndaj opinionit publik. Duhet të dinë njerëzit si votojmë. Të mos votojmë fshehurazi në letër, por hapur me kartona, është absurde. Është absurditet i tërë…“-tha Shehu.

Ndersa Nikolla u pergjigj “Votimi është i hapur është transparente çdo fletë votimi publikohet në faqen ë parlamentit të Shqipërisë.“/CNA.al

Lajmet e fundit nga