
Foltorja e Berishës/ Olli: Nisma bazohet në të vërteta, në 11 dhjetor të krijohet shtrati për shpëtimin e PD
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha dhe propozimet e fundit të kryeopozitarit Lulzim Basha, apo edhe për një marrëveshje të mundshme mes qeverisë dhe opozitës.
Në një intervistë për CNA.al, Olli e sheh pozitive nismën e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur Foltoret për një PD më të bashkuar, më të hapur dhe më të fortë, ndërsa shpreson se mbledhja e Kuvendit do të jetë një shpëtim për PD.
Olli gjithashtu ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për vettingun në politikë, duke renditur edhe argumentet se përse kjo nismë është e dështuar.
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike ka komentuar për CNA.al edhe për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha dhe pasojat që vijnë nga ky bashkëpunim.
Intervista e plotë:
Si e shikoni nismën e PD për vettingun në politikë?
Është një fakt i njohur dhe i pamohueshëm së Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara në rajon dhe në botë, e sigurisht aktor dhe faktor i korrupsionit është klasa politike. Korrupsioni buron nga shteti dhe gjithçka në një shtet drejtohet nga politika. Shqiptarët e dinë shumë mirë si shumë figura të politikës, sapo kapën majat e saj apo patën lidhje me majat e saj u pasuruan si me magji! Pjesa dërrmuese e shqiptarëve besojnë se kjo nuk është me zotësi, por për arsye të aferave korruptive, të cilat bëhen publike nga mediat, herë pas here, apo pëshpëriten nën zë. Madje, shumë rrallë ka patur edhe dënime nga drejtësia për këtë rast.
Çdo nismë për identifikimin e politikanëve të korruptuar është e mirëpritur. Por, këtë akt nuk mund ta bëjë politika, pasi është në konflikt të pastër interesi e për këtë arsye, teorikisht është nismë e dështuar. Ne sot e kemi një vetting, atë në drejtësi, që po kryhet nga institucione jashtë politikës dhe që po anatemohet nga ata që vetë e miratuan dhe votuan. Imagjinoni tashmë se çdo të ndodhë me këtë nismë të re! Ose do të kemi një gjueti të pastër shtrigash me të drejtë apo pa të drejtë ose amnisti dhe justifikim për ?bijtë? e devotshëm. Vettingu në polici është një provë mjaft elokuente e këtij realiteti të mundshëm.
Mjafton që organet e specializuara që ne kemi në vend të bëjnë detyrën e tyre dhe të jenë të pavarur realisht nga politika dhe është shumë e lehtë për të gjetur politikanët korruptuar që nuk justifikojnë pasuritë e tyre, njëlloj si ata në drejtësi. Më një ligj shumë të thjeshtë që nëse ata kapen në një situatë të tillë të largohen menjëherë nga politika sikundër në rastin e dekriminalizimit dhe gjithçka zgjidhet qartë. Është lëvizje taktike për halle personale dhe jo lëvizje për zgjidhje.
Pak kohë më parë në PD plasi një skandal, ku doli hapur se Lulzim Basha përgjonte në mbledhjet e grupeve parlamentare deputetët e tij. A mendoni se ka frikë nga të vetët apo i druhet diçkaje tjetër?
Kjo është përtej absurdit. Por sigurisht lidhet ngushtë me deformimin e gjithë jetës politike në vend. Lidhet ngushtësisht me hipokrizinë që kryetarokracia dhe mungesa totale e demokracisë së brendshme ka mbjellë në radhët e politikanëve të sotëm, pasi shumica duke mos patur asnjë lidhje me karrierën reale bazuar në meritokraci nuk mund të kenë as koherencë e as kolonë vertebrale mendimi dhe veprimi politik. Kush më mirë se ata që i përzgjedhin e dinë këtë fakt. Prandaj duhet monitorim me të gjitha mjetet që të paktën mos kenë më shumë se dy qëndrime të ndryshme….. Çfarë mbjell, do të korrësh…. Përzgjedhjet e dëshpëruara të çojnë në akte e masa edhe më të dëshpëruara……
A besoni se ka një marrëveshje Rama-Basha?
Në këto 30 vite, politika shqiptare ka patur shumë, shumë pak marrëveshje dhe pafund pazare. Që te këtë marrëveshje midis formacioneve politike mazhorancë – opozitë është gjëja më normale në një vend demokratik. Janë pazaret ato që çojnë në qorrsokak një vend apo një forcë politike. Besoj se asnjë shqiptari nuk i intereson nga aspekti konspiracionist nëse kanë pazare Rama – Basha, në qasjen fillestare. Shqiptarëve iu intereson fakti që një parti opozitare të jetë një alternativë për të marrë qeverisjen, në raport me një mazhorancë që ka zhgënjyer dhe ka dështuar. Për aq kohë, sa për herë të parë, një parti mbetet në pushtet më shumë se dy mandate, duke keq qeverisur maksimalisht, do të thotë që partia aspirante në opozitë apo partitë kanë qenë shumë të paafta për të bindur elektoratin që t? u japë mandat qeverisës, përtej parregullsive apo komprometimit te zgjedhjeve në vijmësi. Referoj shumë shkurt disa gafa politike: Braktisja e Reformës Territoriale-Administrative më 2014, braktisja e ndjekjes në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit të Arsimit të Lartë, të Gjobave ndaj biznesit e shumë ligjeve të tjera antikushtetuese, çorganizimi i mirë çorganizuar i strukturës politike të PD, mungesa totale e vendime kolegjiale, marrëveshja e 17 majit e më pas një rezultat katastrofë në zgjedhjet Parlamentare 2017, së bashku me spastrimin e shumë figurave tradicionale apo të reja nga grupi parlamentar apo forumet e larta të partisë.
Mungesa totale e përgjegjësisë së premtuar në rast humbjeje dhe hartimi i një statuti bunker. Akaparimi i çdo pushteti në parti dhe vendimmarrje personale çuan në greminë politike e elektorale, me protesta pa sens dhe qëllim, me aktin e paprecedent të djegies së mandateve dhe dhurimin në tavolinë të gjithë pushtetit vendor kundërshtarit politik, për rrjedhoje të gjitha pushteteve. Më pas një akord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor e Kushtetutës pas asnjë rezultat dhe hyrja në zgjedhje me shumë më pak avantazhe se edhe në vitin 2017, sollën ato rezultate që dihen nga të gjithë. Përçarja e mëtejshme partisë nga qendra në bazë, humbja e identitetit ideologjik dhe politik të PD-së, zhbërja e karrierës dhe meritokracisë, largimi i çdo zëri ndryshe apo aspiranti për drejtimin e PD.
Rekrutimi i mercenarëve mediatikë të prezantojnë politikat dhe kauzat e demokratëve dhe së djathtës në tërësi e kanë shpartalluar totalisht PD-në, duke krijuar një vakum të tmerrshëm politik në elektorat dhe aksionin politik. Pas gjithë këtyre fakteve nëse kanë apo nuk kanë një pazar kjo dyshe, vjen si një çështje e dorës së dytë, pasi dëmi është kaq i madh, sa pyetja me apo dashje, është një kapitullim ?de facto? i Bashës.
Berisha ka mbajtur deri tani 13 foltore dhe ka deklaruar se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi për të zgjedhur kreun e ri. A besoni për një rikthim të Berishës në krye të PD?
Për fat të keq, të gjitha së shpreha më sipër kanë ndodhur në sy të z. Berisha dhe shumë prej atyre që sot janë shndërruar në kritikët më të ashpër të z. Basha. Madje shumë prej tyre kanë qenë ndër mbrojtësit e z. Basha e, shumëkush që thoshte të vërtetat e hidhura u etiketua tradhtar, i shitur etj.
Por koha, kjo gjykuese e pamëshirshme, shumë shpejt tregoi se kush ishin mbrojtësit e së vërtetës, në të mirë të PD dhe ?tifozët? e kryetarit, që u ?zgjuan? pas nismës së z. Berisha. Por, ndoshta më mirë vonë se kurrë! Nisma e ndërmarrë nga z. Berisha, bazohet mbi të vërteta që unë dhe kolegët e mi i kemi thënë shumë kohë më parë dhe, në këtë kontekst, personalisht e mbështes problematikën dhe kritikën që vjen nga z. Berisha. E rëndësishme është që më 11 dhjetor të krijohet shtrati për shpëtimin e PD-së, bazuar mbi një platformë të qartë ideologjike, politike dhe statutore. Çështja e drejtimit është një moment shumë i rëndësishëm, por që pason fazën e parë.
Pa atë fazë nuk do ketë më PD. Sa i takon z. Berisha, nuk kam venë ndonjëherë në dyshim se ai mund të zgjidhet kryetar, në çdo rast që e dëshiron. A do ta bëjë apo a duhet ta bëjë kjo është një çështje që i takon vetëm atij ta vendosë. Sigurisht, në gjykimin tim, nuk do të ishte një zgjidhje optimale jo sa i takon mundësisë, aftësisë dhe energjisë së tij, por në një farë mënyre dëshmon se PD, përtej të tjerave, ka një krizë të thellë lidershipi në koncept dhe praktikë. Por, nëse ky veprim, në sytë e anëtarësisë dhe elektoratit të djathtë, do të ishte një mundësi për ringritjen reale të PD-së, qoftë i mirëpritur!/CNA.al
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Kryeministria ka shpallur ditën e sotme hapjen e aplikimeve ...
Me dhjetra vendime janë miratuar ditën e sotme nga Këshilli ...
Ndryshime të reja kanë ndodhur në qeveri.Këshilli i Ministra...
Rihapja e hetimeve për çështjen e Gërdecit ka “zgjuar” kreun...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Analisti Artur Zheji komentoi zhvillimet e fundit në Partinë...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar situatën në Partinë Dem...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur ditën...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në Par...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet, në kuadër të “F...
Qeveria ka vendosur që duke nisur nga 1 korriku i vitit që v...
Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma...
Gazetari Klodian Tomorri, ndërsa bën një analizë të situatës...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar dy krerët e...
Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, me premti...
Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Një kamion është përmbysur në "Rrugën e Kombit" ku dyshohe...
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgje...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar form...
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranë...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur pë...
Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe p...
Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e intere...