LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Perlat” e padëgjuara të Grida Dumës/ Nga vendimet “ekstra statutore” tek fajësimi i SHBA  

3 Nëntor 2021, 09:53, Politikë CNA
“Perlat” e padëgjuara të Grida Dumës/ Nga vendimet

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma mbrëmjen e djeshme ka qënë në një intervistë, me Erla Mëhillin në emisionin ?Now?, në Euronews Albania.

Por, gjatë fjalës së saj deputetja Duma, ka thënë ?perla? të tilla që rrallë dëgjuesit mund t?i ?dëshifrojë?.

Së pari duke tentuar të mbrojë publikisht Lulzim Bashën dhe ?thikën? pas shpine për liderin historik të PD, Sali Berisha, Duma tha se ?statuti? i PD mund të shkelet, për hir të SHBA, dhe theksoi se problemin e sollen ameriokanët me kërcënimin e tyre?!

?Askush nuk i ka thënë kreut të PD se si duhet marrë ky vendim. Unë mendoj se marrëdhëniet me SHBA janë mbi statutin. Marrëdhëniet me SHBA janë mision për ekzistencën e PD.?-tha deputetja Duma.

Çfarë do të thotë kjo?

Sipas Dumës, fajin pse Basha shkel statutin e PD, dhe përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, me një vendim personal dhe të pakonsultuar me asnjë strukturë të partisë, e ka SHBA?

Mbi statutin nuk është askush, demokracia dhe rregullat janë thelbi i vlerave të SHBA.

Ka kërkuar SHBA të shkelen rregullat, ligjet?

Ndoshta, Duma e di SHBA, si partinë e Bashës ku një njeri bën çfarë të duash. Veprimi i Bashës ska lidhje me SHBA por fillon në 2017.

Kujtojmë këtu se dhe atëherë Basha dhe këshilltarët e tij kërkuan largimin e Berishës nga listat. SHBA e kërkoi?

Diplomatët këshillojnë dhe kryejnë veprimet e tyre, por janë rregullat dhe parimet demokratike të parat, se ndryshe zhytemi këtu ku jemi me Bashën dhe ?bashistët? e tij.

Statuti i partisë është ligj. Mbi ligjin nuk është asnjeri dhe jo marrëdhëniet hipotetike me Ameriken. Se këto që thotë Duma, janë hipotetike. Asnjëhere nuk kërkuan amerikanët të shkelet ligji, statuti se nuk e bën dot një kërkesë të tillë shteti që është mbështetur në ligj për të arritur aty ku është.

Për të mos kujtuar këtu edhe ?pro-amerikanin? e madh Lulzim Basha, që për djegien e mandateve, nuk e dëgjoi SHBA dhe as diplomatët e tjerë të vendeve Perëndimore.

?Mos na kërkoni të pranojmë atë që ju nuk do e pranonin për popullin tuaj?-deklaronte Basha në 2019, duke iu drejtuar ambasadorëve, kur bëri ?çmendurinë? e tij politike dhe dogji mandatet e deputetëve.

Por, duke vijuar me deklaratat e saj, a thua se po i mbante leksione Salianjit në një auditor, Duma tha se ?Nëse kryetari i partisë do e delegonte në struktura, ato do kishin mungesë të informacionit. Berisha i ka thënë Bashës se do e zgjidh këtë gjë me gjyq. Vendimi i DASH nuk njihet as nga Berisha, atëherë mbi çfarë baze do të votonte baza??.

Mbi të njëjtin argument mungues që e hoqi Basha? Apo ajo që bëri nuk paska bazë?

Në fakt kjo është një tjetër ?perlë? e padëgjuar, që vetëm G.D. mund ta thotë.

DASH ka dhënë një vendim, Berisha e ka dërguar çështjen në gjyq. Ndërsa Basha e shpall ?fajtor?, para vendimit të Gjykatës, duke e përjashtuar?

Nga ana tjetër, Neni 9, pika 3 e statutit të PD thotë se ?Funksionimi i PDSH bazohet në ?kolegjialitetin në marrjen e vendimeve, duke respektuar përfshirjen e të gjithë anëtarëve, personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, në çdo vendim apo veprim politik të PDSH-së. Organet dhe funksionarët e partisë gjatë veprimtarisë së tyre përfaqësojnë dhe i shërbejnë vullnetit të anëtarëve, si dhe tërheqin dhe parashtrojnë mendimin e anëtarëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë partiake, përfshirë edhe mendimet ndryshe.?.

Por, ky nen u shkel me të dyja këmbët, pasi vendimin për Berishën, Basha e mori i vetëm i mbyllur në zyrën e tij. Ku është kolegjialiteti këtu?

Më tej, Duma tha se mënyra se si Basha vendosi përjashtimin e Bashës ishte ?akt lidershipi? dhe e cilësoi si ?ekstra statutore?.

?Së pari është mbi statutin, është ekstra statutore sepse është në misionin e ekzistencës së PD. Marrëdhëniet euroatlantike dhe forcimi i marrëdhënieve euroatlantike është mision i ekzistencës së PD?,-deklaroi deputetja Duma.

Pra, vetë Duma nga një anë tenton të ?shfajësojë? Bashën, por nga ana tjetër pranon publikisht që vendimi është ekstra statutor, pra një vendim në shkelje të statutit të PD.

Çfarë do të thotë ekstra statutore sipas Dumës? Është ekstra çokollatë, apo ekstra Salianji në shërbim të Gridës dhe Bashës?

Më tej, zonja Duma tha se ?Kam modestinë e mjaftushme të them që ata që kanë një jetë më të gjatë në politikë, duhen dëgjuar në një farë mënyrë, dhe kujtoj që ata që nuk thanë jo, megjithëse ishin me përvojë të gjatë.?

Këta kanë folur apo kanë heshtur, apo paskan folur me heshtjen e tyre, se lëmshi i fjalëve të Gridës është mos o Zot.

Por, shqiptarët nuk janë në nivelin e atij nxënësi të keq të stilit ?Babale?./CNA.al

Lajmet e fundit nga