LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mekanizmi i vetingut është i gabuar”/ Bylykbashi: Politikanët të çohen në burg me SPAK-un

2 Nëntor 2021, 20:34, Politikë CNA
“Mekanizmi i vetingut është i gabuar”/ Bylykbashi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin ?Pushteti? në Fax Neës, tha se politika shqiptare ka nevojë të pastrohet, por mënyra se si synohet të bëhet vettingu i politikanëve është e gabuar.

 ?Pa dyshim. A bëhet kjo me një goditje? Dyshoj për ktë. Kemi ligjin e dekriminalizimit, ka dhënë efekt, por ende ka persona që tentojnë të futen. Korrupsioni është galopant. Kei një mënyrë qeverisje korruptive që e quajme PPP. Kjo shitet si mënyrë qeverisje. Vetingu i politikanëve, kauza është e Lulzim Bashës në vitin 2018.

 Mekanizmi i vetingut është i gabuar. E thotë komisioni i Vencias. Është destabilizues dhe mund të çajë në kapje të vetingut, sa i takon atij në drejtësi apo atij në politikë. Ajo po ndodh në gjyqësor por eshtë e sigurtë që do ndodhë dhe në politikë. A kemi instrumenta për ta bërë vetingun e politikanëve? Po, kemi ILDKPI, SPAK, por mund t?i largojmë dhe me votë. Me SPAK-un e e fortë, të ehtohen dhe të çohen në burg politikanët. Më mirë 30 politikanëve dhe gjyqtarë të dënuar në mënyrë të drejtë. Më e rëndësishme të bësh betejën e drejtë. Qëllimi është fisnik por mënyra si bëhet mund të jetë problematike, na tha Komisioni i Venecias?, theksoi Bylykbashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga