LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati në burg për rryshfet/ Bashkëshortja akuza emisionit investigativ: Regjistrimi i montuar

3 Nëntor 2021, 18:13, Denoncim CNA
Avokati në burg për rryshfet/ Bashkëshortja akuza emisionit

Emisioni investigativ ?Stop? transmetoi në datën 1.11.2021 një regjistrim të bërë muaj më parë , ku tregohej se si avokati Lavdosh Shehu ka marrë para për te ekstraduar  drejt Shqipërisë një të dënuar në Itali.

Në konikën e transmetuar, avokati pranonte se kishte marrë shumën prej 5000 euro dhe kërkonte edhe 7000 të tjera duke premtuar se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga vendi fqinj.

Pas të dhënave që emisioni investigativ ?Stop? në Tv Klan, dorëzoi pranë Strukturës së Posaçme, nisi hetimet duke dokumentuar shkeljet e avokatit.

Me provat e paraqitura nga SPAK, gjykata vendosi masën e sigurisë ?arrest në burg? për avokatin, ndërsa Shehu rezultonte se ka marrë vetëm 5 mijë Euro, ndërsa ndërhyrja tek zyrtarët e Ministrisë nuk është realizuar.

Lidhur me rastin, pranë redaksisë së CNA.al, ka mbërritur një denoncim nga familjarët e avokatit. Bashëshortja, e avokatit, Elisa Shehu, akuzon se e verteta është deformuar dhe ndaj bashkëshortit të saj po hidhet baltë.

Sipas saj, pagesa, prej 5 mijë euro, është kryer për punën e avokatit dhe kjo është me faturë që e ka dhe Prokuria dhe do të sqarohet në vijim të hetimeve.

Ajo ngre akuza se emisoni ka prerë pjesët e regjistrimit dhe i ka montuar në atë mënyrë që të dalë emisioni sikur është një mashtrim i avokatit.

?Bëhëj fjalë për një klient që duhej të ekstradohej nga Italia në Shqipëri, dhe në emision është thënë që nuk është bërë farë ky transferim, ndërkohë që zotëria vuan sot dënimin këtu në Shqipëri që prej korrikut.

Pra nëna ka kontaktuar një avokat, i ka bërë një pagesë me faturë, janë bërë seanca gjyqsore, ka patur korrespondencë midis Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj Italiane. Seancat gjyqsore janë zhvilluar në Fier. Janë bërë takime me klientë ,etjerë. Pra e gjithë pagesa është nxjerrë për punën e tij si avokat dhe është me faturë që e ka dhe Prokuroria.

Unë këtë letrën e kam bërë si familjare pasi në emision është degjeneruar në atë mënyrë që neve më shumë na ka rënduar psikologjikisht mënyra se si është shfaqur në media, sepse ne të vërtetën e dijmë dhe nuk shqetësohemi fare se e vërteta do të dalë, ama opinion po mashtrohet dhe po bëhet shumë e qëllimshme pasi të hënë është apeli i masës së sigurisë, është bërë më qëllim para gjygjit.

Unë nuk e di se nga kush ndikohet Stopit për të mashtruar opinion publik dhe për të ndikuar patjetër në gjykatë pastaj.

Unë ia kam drejtuar letrën edhe Stopit vetë, sepse është deformuar e gjithë historia, e gjithë ngjarja.

Për më tepër në emision është përmendur që ne kemi marrë leje nga Prokuroria ka thënë vetë drejtuesi emisionit, për të shfaqur këto pamje filmike, prova, të cilat janë të deformuara 1000% dhe Prokuroria në dosjen e ka të saktë, ndërkohë në emison është e deformuar.

Në momentin që doli ai emison pacavure, jemi shqetësuar realisht shumë, dhe problemi më i madh i joni tani, është nderi i tij, sepse pjesën e provave të hetimit e vazhdon Prokuroria, ama në publik është ekzagjeruar sa më s?ka.

Unë vetë jamë nënë e një fëmije dhe po ndiqem me psikolog, dhe e gjitha ka ardhur nga ky mashtrim që po bëhet në publik?, ka thënë ajo në një prononcim për CNA.al.

Ndërkohë që më poshtë është dhe letra që bashkëshortja e Lavdosh Shehut ka nisur.

Emisioni ?Stop? në TV Klan, transmetoi në datën 1.11.2021 një regjistrim të bërë muaj më parë dhe të përdorur nga SPAK, për të arrestuar një avokat në Tiranë.

Nisur nga pohimi i sinqertë i drejtuesit të emisionit, filmimet ishin qethur me gërshërën e prokurorisë. (Kam biseduar me prokurorin çfarë duhet të transmetojë tha drejtuesi i emisionit). Deri tani kishim menduar se merrte leje te Tv Klan dhe Frangaj se çfarë duhet transmetuar, por jo, konsultohem me SPAK tha gazetari.

Meqë montazhin e videos e ka bërë prokuroria, sikurse thoni ju, ne si familjarë të avokatit Lavdosh Shehu kemi disa pyetje për ju si prezantues të emisionit invenstigativ të prokurorisë (jo të TV Klan !!!):
1. Si e spjegon zoti drejtues i emisionit që në prezantimin tuaj shpreheni se qytetari që ka kontraktuar shërbimin e avokatit qenka dënuar për një sherr apo grindje në Itali, kur prokuroria që të ka dhënë lejen për transmetim thotë është dënuar me 39 vite 11 muaj e 18 ditë, për 6 vepra penale të rënda të cilat nqse nuk i dini, po jua listojmë sipas përshkrimit në vendimin nr 86, datë 21.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë?

Veprat penale për të cilat shtetasi F.H që ju e merrni në mbrojtje në diskursin tuaj janë:

a. Vrasje
b. Zhdukje e kufomës
c. Rrëmbim personi
d. Armëmbajtje pa leje
e. Përdorim, mbajtje dhe prodhim i dokumenteve të falsifikuara
f. Prodhim, mbajtje dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope

2. Ky ishte sherri banal që kishte bërë në Itali i dënuari F.H? Do ishim shumë të qetë nqse vërtetë jeni i pa informuar për këto vepra penale.
3. Si mund të merrni ju anën e të dënuarit dhe të sulmoni kaq ashpër një avokat që në fund të fundit edhe nqse mund të ketë gabuar, prapë është në anën e ligjit?
4. Si kam mundësi që ju mbroni (me apo pa të drejtë) familjen e të dënuarit dhe nuk ju bën përshtypje që po dëmtoni famijen e një avokati?
5. Pse në transmetimin tuaj nuk evidentoni faktin që ju e keni filmuar, që avokati ka marrë 5000 euro nga klienti dhe për këtë shumë ka prerë faturë tatimore që në atë kohë?
6. Si harruat ju të përmendni faktin që nënës së klientin ju kthyen 900 euro kur ajo u ankua se ishte në gjendje jo të mirë ekonomike? (Shpresojmë që këto prerje të mos jenë bërë nga prokuroria, pasi kjo e fundit i ka zbardhur në vendimin e datës 22.10.2021).
7. A thua nuk jeni në dijeni ju të faktit që i dënuari në Itali, shtetasi FH, është transferuar në muajin Korrik 2021 dhe po e kryen dënimin në Shqipëri? Apo edhe për këtë ju tha prokurori ta deformoni si fakt?( ne nuk e besojmë).
8. I nderuar zoti drejtues i emisionit, si familjar të zotit Lavdosh Shehu po ju vëmë në dijeni se me qëndrmin tuaj në emission keni krijuar një situatë shumë të vështirë në familjen tonë, duke rënduar gjendjen shëndetësore të dy prindërve të moshuar dhe të sëmurë.
9. Si familje e një avokati, ne kemi besim te drejtësia dhe do të presim që e vërteta të zbardhet. Deri atëherë, për ju, po lemë të veprojë drejtësia hyjnore, e cila ndoshta vonon, por nuk harron.

Lajmet e fundit nga