Emisioni “Stop” publikoi këtë të hënë, denoncimin e një qytetareje ndaj një avokati, i cili ka marrë para për t’i ekstraduar djalin drejt Shqipërisë, por që procedurat nuk u kryen kurrë.
Në një regjistrim avokati Lavdosh Shehu pranoi, se ka marrë shumën 5000 euro për funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Avokati: Ligjërisht e ka 10 ditë, mbas vendimit të gjykatës, që e njoha unë. Unë e kam bërë njohjen e vendimit të huaj Fatosit. E kam çuar në prokurori vendimin e formës së prerë. Nuk është ankimuar në Apel. Ka vajtur në prokurori. Vendimi im është njohur, ka vajtur në apel të Romës. Italia ka sjellë, mbas vendimit tonë të gjykatës, ka sjellë autorizimin, që të ekstradohet ky zotëria dhe thotë “hajde merreni”. Se nuk mbahet më nga shteti italian, sepse keni një vendim të formës së prerë të Gjykatës Fierit, që thotë, që ky zotëria këtë dënim, pjesën e mbetur, duhet ta vuajë në Shqipëri. Italia e ka bërë procedurën e vet. Tani, në momentin, që ka ardhur procedura këtej, arsyen pse është penguar, ia kam thënë nënës dhe nëna e di shumë mirë “pse”.
Stopi: Cila është arsyeja, të lutem?
Avokati: Mua për Fatosin më kanë kërkuar një shifër të çmendur. Muhabetin unë me Fatosin e kam bërë që në Shtator-Tetor. Duke qenë se Fatosi më tha “unë nuk kam mundësi”, unë me atë njeriun, që më tha atë muhabetin i kam shkëputur marrëdhëniet. Ligjërisht i takon.
Denoncuesja: 12 mijë Euro ka qenë shifra. 5 mijë Euro ia kemi dhënë avokatit dhe 7 mijë Euro, kur të kthehet djali.
Avokati: Në momentin, që unë kam mbaruar vendimin e formës së prerë për ta dërguar në Itali dhe që kam kryer gjithë shërbimin, këta më kanë bërë një pagesë 5 mijë euro. Tashi unë nuk mohoj ça pagesash marr. Sepse kam ecur me fjalët e atyre dhe më thanë “e kam mbyllur” dhe në fakt më doli, që s’e kishin mbyllur.
Stopi: Ku ka ngelur?
Avokati: Është në zyrë të Ministres.
Avokati: Ne me Ministren nuk kemi fol ndonjëherë. Unë nuk e njoh personalisht atë. Pagesën, që kanë bërë këta, është 5000 euro.
Stopi: Sa mund të kërkojë? Sa mund të dojë?
Kur avokati kërkonte me ngulm 12 mijë Euro, që të kryente ekstradimin, “Stop” dorëzoi provat dhe materialet në SPAK.
Në datën 22 Tetor 2021, u bë i mundur arrestimi i avokatit Lavdosh Shehu me akuzën për “ndikim i paligjshëm i funksionarëve publikë”./tv klan
SQARIM MBI NGJARJEN
“Ne lidhje me faktet e pasqyruara ne emisionin STOP te Tv Klan, te dates 01.11.2021, Prokuroria e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pas nje hetimi te thelluar te rastit, ka filluar procedimin penal nr. 93 te vitit 2022 ndaj avokatit Lavdosh Shehu dhe punonjesit te Ministrise se Drejtesise, Hamza Tola, per vepren penale te parashikuar nga neni 245/1 pragrafi i dyte i Kodit Penal dhe lidhur me kete procedim Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, date 27.07.2022 ka vendosur:
“Deklarimin fajtor te te pandehurit Lavdosh Shehu per vepren penale te “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne fuknksione publike”, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi i dyte (para ndryshimeve te pesuara me ligjin 43/2021) e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij perfundimisht me 1 (nje) vit e 2 (dy) muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Hamza Tola per vepren penale te “Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne fuknksione publike”, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi i dyte (para ndryshimeve te pesuara me ligjin 43/2021) e 25 te Kodit Penal dhe denimin e tij perfundimisht me 1 (nje) vit e 2 (dy) muaj burgim.”
Nga materialet e procedimit penal nr. 93, te vitit 2022 te SPAK, por dhe nga vendimi i mesiperm i gjykates qe ka gjykuar kete procedim, rezulton i pavertete fakti se Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise, te kete lidhje ne çeshtjen e trajtuar ne emisionin STOP te Tv Klan te dates 01.11.2021.
Vendim i mesiperm i gjykates eshte ankimuar ne Gjykaten e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kjo e fundit me vendimin nr. 58, date 14.12.2022 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr. 46, date 27.07.2022 te Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.“
Me rregullat e reja të vendosura nga Bashkimi Europian për s...
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, s...
Nusja e shtëpisë kthehet jo vetëm në tmerrin e vjehrrës, por...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar sonte pamjet se si bab...
Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Kr...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës “dhuratat” e Autorite...
Projekti i Unazës vijon të jetë shqetësues për banorët që pr...
Pranë CNA.al ka mbërritur një denoncim, ku një qytetar shkru...
Një skandal i padëgjuar më parë në politikën shqiptare, duke...
Një e ve, nënë e dy fëmijëve të mitur, denoncoi në emisionin...
Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në...
Pjesë e emisionit “Stop” në Tv Klan është bërë një denoncues...
Një denoncuese anonime denoncon në “Stop” një problem me gjy...
Një nënë nga qyteti i Beratit, ka denoncuar në emisionin Fik...
“Stop” sjell sot rastin e një magjistrati, kandidat për gjyq...
Qytetari Myrvet Veshi është dhunuar më 2 Tetor 2021 nga dy ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal me bërjen...
Më 26 Mars 2019 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin...
Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë ...
Institucionet shtetërore funksionojnë si private. Një gjë e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...