LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Gjykatën e Tiranës/ Gazetari denoncon arrogancën e gjyqtares për media

14 Tetor 2021, 12:05, Denoncim CNA
Skandal në Gjykatën e Tiranës/ Gazetari denoncon arrogancën

Institucionet shtetërore funksionojnë si private. Një gjë e tillë ndodh edhe me institucionet e drejtësisë.

Gazetari Arsen Rusta ka denoncuar një rast konkret në Gjykatës e rrethit Gjyqësore Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rusta tregon se si fyhen gazetarët, në Gjykatën e Tiranës.

?Paradoksi shqiptar!  I kallëzuari penalisht si pengues i medias drejton takimin me gazetarët. Minimumi fyese për gazetarët

Nën bekimin e gjyqtares për media znj.Edlira Peti takimi zhvillohet me një numër të reduktuar kolegësh.

Në dalje znj.Peti, përshendet e pyet përse nuk erdhe? Apo të mos të të ftojmë më.

E nderuar: smund të jem në një takim ku ka palë të kallëzuar penalisht si pengues të ushtrimit të detyrës së gazetarit. Ti mos fto, por ke detyrim ligjorë të ftosh institucionin ku unë punoj?, denoncon Rusta.

Sipas të njëjtit, zonja që hiqej si pronare e Gjykatës është larguar me një ausormjet luksoz.

?E nderuara zonjë largohet në bordin e një mjeti luksoz pas kërcënimit se ajo ka në dorë kë do ftoj ose jo.

Jeni thjesht mjeran që takimin e sotëm me gazetarët me siguri e keni futur në kalenda projektesh me para duke i dhënë ca dosje.

Media skërkon lëmoshë.

Hapni gjykatat bëni gjyqe me publik e kamera dhe e shohim pastaj se sa kollaj bie makiazhi juaj puritan i ndotur në mjetet luksoze të blera me para publike?, shkruan më tej Rusta./CNA.al

Lajmet e fundit nga