LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Skandali në PD/ Basha përgjon deputetët e tij

22 Tetor 2021, 11:59, Denoncim CNA
Video-Skandali në PD/ Basha përgjon deputetët e tij

Një skandal i padëgjuar më parë në politikën shqiptare, duket se ka ndodhur në Partinë Demokratike.

Pra, partia e cila solli pluralizmin politik në Shqipëri, sot nën drejtimin e Lulzim Bashës, është kthyer në një parti që ?spiunon? deputetët e saj.

Në media shpesh është kanë qarkulluar lajme të tilla, se në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha përdor prishje frekuencash, e të tjera si këto.

Por, tashmë duket se pasiguria dhe paniku i tij ka arritur në atë pikë, sa regjistron mbledhjet e grupit parlamentar dhe rregjistron takimet me deputetët e tij. Pra, Basha përgjon deputetët e tij.  

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se Lulzim Basha regjistron edhe bisedat dhe takimet në zyrën e tij, por përtej këtyre burimeve ka dhe një konfirmim publik në media.

Por, tashmë mesa duket përgjon edhe mbledhjet e grupit parlamentar. Kjo është konfirmuar edhe nga deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit ?Open?, të Eni Vasilit, zonja Duma ka pasur një debat të fortë me analistin Andi Bushati, ku ky i fundit tha se ?PD është bërë një parti ku të gjithë flasin si Luli, duartrokasin Lulin, ku nuk ka më personalitete politike, ku njerëzit përjashtohen me vullnetin e një njeriu. Nuk fitoni dot as me dhunë dhe as me moral?.

Por, pas deklaratës së Bushatit ka reaguar Duma, e cila në tentativë për të justifikuar vendimet e kreut të PD, ka zbuluar skandalin në fjalë.

?Janë thënë gjëra totalisht të pavërteta, ndryshe më atë çfarë është folur brenda. Është gjithçka e regjistruar. Janë të regjistruara mbledhjet brenda. Janë prova dhe fakte.?-tha Grida Duma.

Pra, Duma konfirmoi prerazi se Lulzim Basha regjistron deputetët e tij.

Zonja Duma ndoshta se kupton por duhet të mësojë se është e ndalur me ligj regjistrimi dhe përgjimi i deputetëve. Për këtë duhet autorizim qoftë edhe në parti, ose minimalisht me pëlqimin e pjesmarrësve. .

Nga ana tjetër, kjo tregon panikun dhe mosbesimin që ka Lulzim Basha, i cili përgjon grupin paralamentar.

Kush është ai SHISH apo prokuroria?

Këtë mund ta bëjnë vetëm institucionet si SHISH apo prokuroria, dhe vetëm me autorizim apo leje nga gjykata.

Ku është parë dhe dëgjuar që kryetari i partisë përgjon deputetët e tij? Kjo ndodh në Republikën e Re të Lulzim Bashës.

CNA.al edhe më parë ka shkruar për këtë lloj formati të përdorur nga Lulzim Basha, por këtë herë e ka konfirmuar dhe Grida Duma.

Nëse Lulzim Basha kërkon që mbledhjet e grupit të bëhen publike, mjafton të thërrase gazetarët, kameramanët dhe transmetohet gjithçka live.

Por, jo të përgjojë deputetët e tij.

Nga kush ka frikë Lulzim Basha?

Çfarë kërkon të tregojë?

Takimet në zyrë për çfarë i regjistron?

Ku i çon këto regjistrime?

Ndoshta i bën se nuk mban mend çfarë thotë, një skandal ky i padëgjuar më parë në politikën shqiptare dhe qartazi një shantazh ndaj deputetëve të tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga