LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim-Grabiten bagazhet në autobuzin e linjës Korçë-Tiranë/ Kompania El Alba nuk merr përgjegjësi

11 Tetor 2021, 12:34, Denoncim CNA
Denoncim-Grabiten bagazhet në autobuzin e linjës

Të udhëtosh nga Korça për në Tiranë me transport urban rrezikon të humbasësh edhe bagazhet.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al në lidhje me një rast të tillë.

Denoncuesi, i cili udhëtonte me autobuzin e kompanisë ?El Alba?, kur ka mbërritur në Tiranë, ka parë se i mungonte një nga çantat që kishte me vete, kur ishte nisur nga Korça.

?Jemi nisur dje në orën katër nga terminali i Korçës. Kisha katër çanta me vete, por kur arrita në Tiranë mungonte një çantë e madhe?, rrëfen denoncuesi.

Për këtë rast është vënë në dijeni edhe policia, e cila ka marrë në pyetje shoferin Lulzim Zisi.

?Shkuam bashkë me shoferin në komisariatin numër një të Policisë në Tiranë. Shoferi tha në komisariat se se s?kishte çtë bënte se humbnin bagazhet?, tregon më tej denoncuesi.

Shoferi Lulzim Zisi, njëherësh rezulton ortakë në kompaninë El Alba.

CNA.al, e kontaktoi z. Zisin, i cili tha se ishte rasti i dyti që i ndodhte grabitja e bagazheve në autobuzin që ai drejtonte.

?A është ndonjë rast i rrallë që humbin bagazhet? Kush mban përgjegjësi? Po ku e di unë kush mban përgjegjësi. Çantën se vodha unë. Janë shumë raste që ndodhin. Ne e zgjidhim me polici atë punë. Ajo ishte një shumë 300 mijë lekëshe, unë se plotësoj dot. Të ishte 50 mijë apo 100 mijë, lekë, ok, mos t?ju hynim telasheve. 300 mijë lekë unë dua një muaj ti marr?, është shprehur Zisi.

I pyetur se përse nuk janë marra masa nga kompania përderisa ka pasur shumë raste të ngjashme ai ka thënë: ?Po çfarë masash..une s?do të ruaj çantat. unë jam tek pullë, i bëj të gjitha vetëm, nuk është se kam fatorino?.

Pasi ka deklaruar se ka shumë raste të vjedhjes së bagazheve, CNA.al ka pytur se përse kompania nuk shton staf, si fatorino, që mund të shoqëronte pasagjerët tek zbrisnin për të marrë bagazhet apo të etiketonte çantat.

?Nuk e di ti a jeton në Shqipëri a nuk jeton. Nuk ka qenë ndonjë punë për të mbajtur fatorino?, ështe shprehur më tej Lulzim Zisi, shoferi që rezulton edhe si ortak në kompaninë El Alba./CNA.al

Lajmet e fundit nga