LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sorollatja për tampon/ Qytetarja hyn në operacion me Covid-19

4 Tetor 2021, 19:46, Denoncim CNA
Sorollatja për tampon/ Qytetarja hyn në operacion me Covid-19

Denoncimi i radhës në emisionin ?Stop? erdhi nga qyteti i Fierit. Mirije Miraka shprehet se nuk është trajtuar në mënyrë profesionale nga mjekja e familjes Matilda Grada.

Ajo është paraqitur për vaksinën, por më parë ka kërkuar të bëjë disa analiza, pasi është alergjike. Pas disa ditësh, Mirija u ndje keq dhe i kërkoi mjekes Matilda Grada të bënte tamponin, por mori përgjigjen, se tampona nuk kishte.

Qytetarja Mirije Miraka: Përshëndetje, Stopi! Jam një zonjë nga Fieri, që quhem Mirije Miraka. Ju telefonoj, se ditëve të fundit kam patur një problem nga doktoresha e lagjes ?Afrimi i Ri? në Fier, Matilda Grada. Në datën 2 shtator vendosa, që të vij të marr rekomandimin pranë mjekes së familjes, për të bërë vaksinën kundra Covid-19. Mirëpo, duke pas patur probleme shëndetësore, kam alergji, i kërkoj doktoreshës para se ta bëj, dua të bëj disa analiza. Doktoresha më mbushi rekomandimin. Mora letrën për tek analiza e alergjive, mora dhe letrën për tek doktori ortoped, sepse vuaj nga këmba, bëra ekzaminimet, domethënë nuk vajta për të bërë vaksinën. Nga data 16, 17 (Shtator) nuk u ndjeva mirë tek puna. Kisha një dhimbje të kraharorit, së dërrasës së kraharorit. Nga e premtja, prita të hënën, po fillimisht i thashë, që dua të sigurohem, që s?kam asgjë, që të vete të bëj edhe tamponin. ?Ooo,- thotë,- ne kemi marrë emailin sot në mëngjes, që nuk ka tamponë!? ?Edhe si i bëhet??, i thashë unë. ?Shko bëj vaksinën!?, më thotë. ?Vaksinën do ta bëj, kur unë ta kem bërë tamponin. Të jem e siguruar. Ka apo s?ka tampon, ti je e detyruar të më pajisësh me rekomandim!?

Gazetarja: Ose doktoresha e lagjes i hedh të dhënat në sistem që pastaj ti të bësh tamponin tek higjiena.

Qytetarja Mirije Miraka: Asgjë nga këto nuk bëri! I telefonoj një farmacisteje,Teutës, dhe i them a ke ti nga ato testet e shpejta? Kam thotë, por kushtojnë pak. Sa kushtojnë? Tre mijë lekë. Të them të drejtën nuk i kisha, që ta bëja!

Miraka i kërkoi, që t?i jepte rekomandim për të bërë tamponin tek Instituti i Higjenës. Pas disa ditësh ajo mundi të bëjë tampon. Këto ditë e thërritën nga Spitali i Traumës në Tiranë për një ndërhyrje të planifikuar në këmbë dhe pas shumë analizave ajo iu nënshtrua operacionit.

Qytetarja Mirije Miraka: Në datën 20 vajta tek doktoresha dhe unë e kam pak timbrin e zërit të lartë. E kam të lindur? Më thotë, mos më ngri zërin mua. Unë nuk është, se po të bërtas! Ti je e detyruar të më japësh rekomandimin, se në cfarë rruge do ta bëj unë tamponin, është puna ime. Ma dha rekomandimin. Nga doktoresha e familjes vajta drejt e për të bërë tamponin dhe e bëra. Të martën isha për konsultë me mjekun ortoped në Tiranë tek Spitali Ushtarak edhe më kërkuan midis të tjerave analiza urine, gjaku komplet, vizitë nga zemra, radiografi të mushkërive dhe të këmbës.

Gazetarja: Gjithmonë për ndërhyrjen që do bëje në këmbë.

Qytetarja Mirije Miraka: Po! Analizat dalin në mënyrë të shkëlqyer.

Gazetarja: Tamponi kishte dalë nga Higjiena e Fierit?

Qytetarja Mirije Miraka: Jo, nuk kishim marrë përgjigje. Të enjten, doktori duke parë parametrat e analizave, të gjitha shkëlqyer, u la orari për të hyrë në sallë të operacionit.

Vetëm një ditë pas ndërhyrjes, telefonohet nga mjekja e familjes, e cila i komunikon, se ishte pozitive me Covid. Pasi la spitalin e Traumës, Mirija tha se nuk i dhanë shërbim në qendrën shëndetësore numër 3 në Fier.

Gazetarja: E realizove këtë ndërhyrje?

Qytetarja Mirije Miraka: Po, në datën 23, unë kam bërë ndërhyrjen kirurgjikale. Në datën 24 më vjen një telefonatë nga mjekja e familjes. Rezulton me Covid. A e di ti, ku ndodhem unë momentalisht? Unë ndodhem e shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dje në datën 23 unë kam bërë ndërhyrjen nga këmba. Bobo, thotë,- ç?na bëre! Lashë ambientet e spitalit. Nuk njoftova doktorin, se mendova, që do ta bënte njoftimin zyrtar mjekja e familjes nga Fieri. Mirëpo, mjekja jo vetëm që më mori në qafë mua, po mori në qafë dhe një staf mjekësh, që më shërbyen gjatë operacionit të këmbës. Plus dhe familjarët e mi, që më kanë ndenjur afër. Kjo mjeke nuk mori parasysh, se sa njerëz u infektuan nga unë. Pas 9 ditëve më vjen dokumenti, që jam me Covid. Pas operacionit dhe pas këmbënguljes sime ta posedoj si dokument.

Gazetarja: Për çfarë të duhet ty dokumenti që je me Covid?

Qytetarja Mirije Miraka: Thjesht të mbledh luledielli te pjekura, se unë mbas 9 ditëve kam infektuar dynjanë! Unë kisha nevojë për të bërë injeksionet, kisha në duar edhe vigonin, për t?i bërë venoze. I kërkoj të më bëjnë gjilpërën dhe nuk më shërbyen. Më thanë dil përjashta, je e prekur me Covid! U ngritën zërat, unë nuk dola jashtë. Ata njoftuan edhe erdhi infermier Gjergji, që më bëri gjilpërën. Prandaj edhe unë iu drejtova emisionit tuaj ?Stop?, që mjekët e familjeve të kujdesen më shumë për pacientët e tyre dhe mos t?i neglizhojnë rastet, si në rastin tim.

Stop shkoi në qendrën shëndetësore për të komunikuar me mjeken e familjes, por ajo ishte me raport.

Mjekja Matilda Grada: Unë jam me raport për momentin!

Gazetarja: Zonja të ka kërkuar tampon që në momentin e parë dhe ju keni thënë që nuk ka tampona. Ju jepni rekomandimin, është pjesë tjetër ajo nëse ka apo nuk ka.

Mjekja Matilda Grada: Në momentin, që unë marr njoftimin nga drejtoria, që atë ditë nuk ka teste të shpejta, unë e vë në dijeni pacientin.

Gazetarja: E keni njoftuar Spitalin e Traumës për personin që ka qenë pozitiv dhe është futur në operacion.

Mjekja Matilda Grada: Tani unë jam me raport, në qoftë se doni sqarime merrini diku tjetër!

Gazetarja: Ti je mjekja e familjes, që tek ti fillon rekomandimi etj.

Mjekja Matilda Grada: Po nuk kam mundësi t?ju përgjigjem tani.

Po çfarë tha infermierja?

Infermierja: Ishte pjesa tjetër që zonja tjetër donte të bënte tamponin për të bërë vaksinën. Por ne nuk e kemi si rregull që kush do të bëjë vaksinën duhet të bëjë tamponin. Atë ditë që e ka kërkuar e ka bërë tamponin. Di që doktoresha ka lajmëruar, në momentin që ka dalë përgjigja, e ka lajmëruar. Atë nuk e ka fajin doktoresha që vjen përgjigja 4 ditë me vonesë.

Gazetarja: Ka ardhur një ankesë që nuk i keni bërë antibiotikët venozë.

Infermierja: Kjo m?u drejtua mua dhe më thotë do më bësh gjilpërën. I thashë nëse do që ta bësh intramuskul ta bëj, por intravenoze jo sepse jam me një sy. E di që është me vigon, por i thashë që nuk ta bëj dot sepse jam me një sy./tvklan

Lajmet e fundit nga