E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Historia që solli dy ditë më parë emisioni ?Stop? ishte ajo e një zonje e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj.
?Filloi të ushtrojë dhunë nga unë ?të duket vetja superiore?. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç. Dhuna ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste?, tha gruaja.
Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli. Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi ish-partneri i saj nuk kishte punë dhe para.
Një nga herët dhuna u bë e tillë, saqë zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim. Megjithatë pas pak orësh, Ervin Hysolli u l i lirë.
?Mendoj se edhe unë do përfundoj në një kanal si të gjitha femrat që përfundojnë. Në atë çfarë kam përjetuar unë, besoj se ai person është i aftë që të më vrasë. Nuk dua që të përfundoj me disa plumba në trupin tim sepse kam dy fëmijë?, tregoi mes lotësh gruaja.
Pas transmetimit tonë zonja thotë, se e ka marrë në telefon Shërbimi Social, për t?i ofruar ndihmë.
?Ndihem e frikësuar pas transmetimit të emisionit jam larguar në qytetin ku unë jetoja në Bilisht. Kam ardhur në Tiranë. Nga Pogradeci, kam shkuar në Korçë, nga Korça në Bilisht dhe nga Bilishti kam ndërruar qytetet nga frika që kisha sepse më ka kërcënuar ?fëmijën nuk e gëzon as ti, as unë. Ti në dhé, unë në burg?. Siguria ime nuk i dihet, sot jam, nesër mund të mos jem. Edhe nëse shteti nuk më ndihmon, ju më ndihmuat, të paktën e di që nuk jam e vetme. Dua t?ju falenderon nga zemra që përcollët zërin tim. Uroj që të gjitha femrat të gjejnë fuqinë dhe të mos presin për një kohë të gjatë siç kam pritur unë për të dalë në pah që jemi të dhunuara. Më dhatë një forcë që unë të luftoj për fëmijët e mi dhe të mos kem turp për atë çfarë më ka ndodhur?, ka treguar së fundmi gruaja e dhunuar.
Avokatja Margarita Kola shpjegon gabimet në procedurat e ndjekura nga prokuroria.
?Ajo që shikoj anormale me këtë proces është që prokuroria i kishte të gjitha provat e mjaftueshme që menjëherë të dilte në një konkluzion për dënimin penal të personit për shkak të ushtrimit të dhunës në familje sepse nga videot dilte qartë që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, por edhe në prezencë të fëmijës dhe fëmija gjithashtu i dhunuar psikologjikisht dhe emocionalisht. E dyta kishte një moment në lidhje me raportin e përcaktuar nga eksperti mjeko-ligjor ku thoshte që nuk ka dëmtime trupore, ku në foto dhe video del qartë që goditet. Ajo që shikoj si problem shumë të madh është fakti që për një njeri kaq të dhunuar, nuk jepet masë sigurie. Nuk ke bërë gjë tjetër që ai kazani që zien të vazhdojë të ziejë dhe në çdo moment është si ai kazani që plas?, tha Kola./tvklan
Emisioni “Stop” tregon sot se mosfunksionimi i institucionev...
Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje...
“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të l...
Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-drej...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykat...
Kemi udhëtuar sot drejt qytetit të Lezhës, pas denoncimit të...
Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat sh...
Një qytetare e cila jeton në Suedi i është drejtuar emisioni...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas t...
Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjar...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një u...
Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një institucioni shtetëror...
Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 ...
Emisioni Stop trajtoi këtë të mërkurë rastin e të moshuarit ...
Emisioni “Stop” shkoi në Sarandë pasi të moshuarit Sotir Kol...
Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, k...
Emisioni “Fiks Fare” ka denocuar mbrëmjen e së martës një tj...
Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi f...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...