EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas të Gramshit për problemin e një çifti të moshuarish, të cilët prej 17 vitesh kanë probleme me komshiun e tyre.
Xhevair dhe Lumturije Pole thonë se fqinji Pëllumb Skora iu bllokon rrugën që kalon te shtëpia e tyre. Ata kanë vendimet e gjykatës në favorin e tyre, por sërish komshiu nuk i le të përdorin rrugën dhe çdo punë fshati, Xhevairi dhe Lumturija detyrohen ta bëjnë me krahë.
Tre vendime gjyqësore janë kundër Pëllumb Skora, por sërish ky i fundit bllokon rrugën me portë hekuri sa herë që autoritetet vendore e lirojnë. Ai pretendon se është pronë e tij, kur në fakt është tokë shtetërore.
Lumturie Pole: Ne kemi blerë shtëpitë, kur i kemi blerë i kemi blerë me rrugë. E kam sjellë mallin këtu. Pasi erdhi dhe ai zotëria që ka pronën aty bleu shtëpi në 2004, pas 2 viteve na e zuri rrugën se pretendonte për pronën e vetë. E zuri rrugën dhe filluam ne proceset gjyqësore. Mbaruam gjyqin e Shkallës së Parë, fituam. Shkoi në Apel, prapë neve fituam. E çoi ky në Gjykatë të Lartë, e kemi fituar prapë atje dhe ka ardhur Zyra Përmbarimore, ka bërë ekzkutimin e vendimit. Erdhi njëherë më parë, e ekzekutoi vendimin kur fituam në Gjykatën të Apelit ne. E zuri përsëri ky pastaj shkuam në Gjykatë të Lartë që ne e fituam. Erdhi përmbaruesi prapë, e hapën rrugën, kanë ardhur dy herë ata të përmbarimit të Elbasanit. Erdhi njëherë e hapi Bashkia, por prapë e zuri. Vjet u hap prapë nga ana e komunës. Vjet më 27 Maj do fusnim një makinë me dru ne, vajti burri hapi portën që të fusnim makinën. Vajti zonja i doli burrit i tha mos ki punë në këtë rrugë. Makinën e kemi kthyer dhe kemi shkarkuar drutë atje poshtë te motra e burrit. Kemi bërë denoncim disa herë, i kanë marrë, kanë dhënë denoncimet, i kanë lëshuar. Biles njëherë është dënuar ky se goditi burrin me dru ajo. Bëri kallëzim, e morën ata, e çuan në Elbasan, pagoi 2 milionë Lekë edhe e nxorri.
Gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Njësisë Administrative, ku nga administratori Mirgen Çela thuhet se është bërë disa herë hapja e rrugës nga përmbaruesi, komuna dhe Bashkia Gramsh, por Pëllumb Skora e ka mbyllur sërish. Sot rruga është e bllokuar dhe zotëria jeton në qytetin e Gramshit.
Administratori i komunës Skënderbegas: Kryetari i komunës atëherë ka dashur që ta hapi rrugën. Pastaj i janë drejtuar gjykatës. Janë marrë disa herë vendime gjyqi. Ka vajtur dhe përmbarimi dy herë që hap rrugën. Është zënë prapë më vonë.
Më pas, gazetarja takoi kryeinspektoren e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Gramshit, Loina Zogu, e cila është njohur së fundi me këtë problem.
Kryeinspektorja në Bashkinë Gramsh: Aty hasëm në një problematikë të cilën nuk e njihnim më përpara që ish kolegët ishin marrë për një kohë të gjatë me hapjen e një rruge e cila në rezulton që është pronë shtetërore dhe ka disa vendime gjykate që kanë detyruar qytetin Pëllumb Skora që të bënte lirimin e rrugës dhe mos të vazhdonte me zaptimin e kësaj prone. Ka pasur disa tentativa dhe nga ana e përmbarimit gjyqësor dhe është ekzekutuar vendimi, kemi pasur edhe nga ana e Bashkisë Gramsh, ish kolegët tanë kanë marrë masa për hapjen e rrugës dhe sërish jemi përballur me rastin kur kjo rrugë ishte zënë nga qytetari Pëllumb Skora me anë të një porte metalike. Në momentin që kemi hasur këtë rast për të cilën nuk ishim në dijeni, kemi kërkuar informacion nga qytetarët që dispononin gjithë këtë dokumentacion që kishin ndjekur proceset gjyqësore që të na viheshin në dispozicion me qëllim për ndjekjen e rastit. Normalisht janë problematikat që mund të duan edhe specialistë për t?i verifikuar ashtu siç janë topografët, inxhinierët dhe juristët për të ndjekur të gjitha procedurat. Ne do ta bëjmë ndjekjen e këtyre procedurave dhe do ta çojmë deri në fund këtë rast. Më pas nëse do të kemi sërish tentativa nga qytetari Pëllumb Skora pasi ne të ekzkutojmë vendimin për hapjen e rrugës e cila është zënë, do t?i drejtohemi komisariatit të Policisë Gramsh për mbështetje të mëtejshme, sepse kalojmë në kompetenca të tjera jashtë kompetencave administrative të cilat ne kemi detyrë për t?i ndjekur.
Pas ndërhyrjes së gazetares së ?Stop?, Bashkia e Gramshit e hapi rrugën e të moshuarve në fshatin Skënderbegas. Lumturija falenderon dhe thotë se pa ndërhyrjen e ?Stop?, problemi i saj nuk do të ishte zgjidhur. /tvklan
Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjar...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një u...
Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një institucioni shtetëror...
Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 ...
Emisioni Stop trajtoi këtë të mërkurë rastin e të moshuarit ...
Emisioni “Stop” shkoi në Sarandë pasi të moshuarit Sotir Kol...
Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, k...
Emisioni “Fiks Fare” ka denocuar mbrëmjen e së martës një tj...
Fiks fare startoi sezonin e ri me një investigim kryer mbi f...
Policia e Shtetit ka në strukturat e saj, njerëz të përfshir...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka reaguar në lidhje me...
Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, në lidh...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej sa...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një denoncim të fortë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjell...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëv...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...