
Skandal/ Punonjësit e shtëpisë së moshuarve në Fier, vjedhin ushqimet
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndod...
Emisioni ?Stop? shkoi në qytetin e Pogradecit, pasi shefi i Sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, denoncoi faktin se në 30 Tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale.
Në fakt, zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korçës u bënë sikur kishin qëndruar dy net, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.
?Kemi qenë në një seminar në Gjirokastër. Kemi konstatuar një shkelje ligjore. Falsifikim dietash të cilat në koordinimin e dietave që kishte Drejtoria Rajonale nuk korrespondonin. Kemi qenë në datën 30 Tetor të vitit të shkuar dhe kemi qëndruar një natë. Në Drejtorinë Rajonale rezulton që kemi marrë 2 net.
Dietë ka marrë edhe një person që nuk ka qenë në trajnim dhe ai është Ilirjan Kanari. Vetë përgjegjësja e sektorit shprehet se ai person ka marrë leje se kishte bashkëshorten e sëmurë?.
Denoncuesi: Iliri nuk ishte?
Përgjegjësja: E, nuk ishte.
Denoncuesi: Nuk ishte?
Përgjegjësja: Jo!
Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.
Auditi: Pse s?e vendos në dijeni drejtoreshën për falsifikimin? Kjo është gjë e rëndë.
Denoncuesi: Kë drejtoreshë?
Auditi: Drejtoreshën e madhe, për falsifikimin.
Denoncuesi: Po e kam vënë me email, pra.
Drini tregon se auditimi propozoi, që t?i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim.
Auditi: Jo, për falsifikim s?kam asnjë gjë unë. Do e kisha fut dhe falsifikimin unë.
Denoncuesi: O Anisa, luhet me lojtar, nuk luhet me stok. Pse bërtet? Nuk po ju bërtas, se kam mënyrën e të folurit.
Auditi: Unë nuk e kuptoj, pse bërtet, se akoma po më dhembin veshët.
Denoncuesi: Tani ju doni të kapeni pas pjesës së zërit. Ju kërkoj ndjesë, pra. Ca t?ju them tani?!
Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e Përgjithshme, Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin.
?E gjithë kjo histori e ka qëllimin dhe tendencën që të largohem nga puna?, tha denoncuesi.
?Stop? iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Punësimit Korçë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara. Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.
Përgjegjësja: Ne drejtoreshën nuk e kemi.
Gazetarja: S?ka problem. E bisedoj me ju.
Përgjegjësja: E kemi në një trajnim dhe nuk jemi të autorizuar të flasim.
Gazetarja: Në fakt ankesa vjen nga Përgjegjësi i sektorit të Pogradecit, përsa i përket disa dietave të Gjirokastrës, që ju keni qenë në seminar.
Përgjegjësja: Nuk jam personi kompetent, pasi nuk jam Përgjegjëse e Sektorit Mbështetës.
Gazetarja: Ju jeni shumë mirë në dijeni.
Përgjegjësja: Nuk jam përgjegjës i sektorit të financës.
Gazetarja: E financës, ku është?
Përgjegjësja: Nuk është. Është në pension.
Gazetarja: Është bërë një dietë, që nuk ka qenë prezent zotëria. Ilirjani nuk ka qenë prezent në seminar dhe ka marrë dietë.
Përgjegjësja: Nuk është kompetencë..
Gazetarja: Kush do më përgjigjet? Kush?
Përgjegjësja: Nuk është kompetencë e sektorit, që mbuloj unë.
Gazetarja: Kush sektor do më përgjigjet, pra? Sektori i administrimit?
Përgjegjësja: Nuk është përgjegjësi i sektorit të administrimit.
Gazetarja: Atëherë?
Përgjegjësja: Mund të largohesh, sepse? Po nuk largohem pa marrë një përgjigje. Për sektorin e financës, kush e mban përgjegjësinë? Kështu do fshiheni, se po më bën të dyshoj tani?
-Iliri nuk ishte?
Përgjegjësja e sektorit: Jo, nuk ishte.
Gazetarja: E dëgjuat besoj?
Përgjegjësja e sektorit: Nuk kam qenë prezente. Të lutem mos i kalo kompetencat!
Gazetarja: E paskeni si refren kalimin e kompetencave, se dhe Drinit kështu i keni thënë, që kalon kompetencat, kur çon problematika në Drejtori të Përgjithshme.
Përgjegjësja e sektorit: Dakord! Vazhdo! Nuk përgjigjem për pjesën e Drinit. Edhe një herë !Largohu!
Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë.
Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg.
Denoncuesi: Po pjesa ?Të nisi procedimi i masës disiplinore??
Auditi: Jo, jo! Ta formuloj prapë, ?Për shkelje të Kodit të Etikës?.
Denoncuesi: Në qoftë se e kam ofenduar, absolutisht që po. Në qoftë se ma konstaton që e kam ofenduar, absolutisht që po! Domethënë do niset procedim disiplinor për mua?
Auditi: Më kupto ca po them! Nuk po them këtë.
Vetë Drini komunikoi me punonjësin e auditit.
Denoncuesi: Po më heqin nga puna për shkakun tënd.
Auditi: E para, ti kujton, se jam unë. Ca jam unë? Unë jam askushi!
Denoncuesi: Po pse i bën ato more Alban? Vërejtje me paralajmërim dhe unë s?jam në dijeni fare. Për shkak të auditit, se të paskam ofenduar ty.
Auditi: E para, nuk na ke ofenduar ne. Në letra kemi thënë vetëm; ca janë këto ?krevate?, që përdor? Kush ta ka përmend krevatin ty?
Denoncuesi: Po s?e përmende atë?
Auditi: Ma gjej, ku e ke të regjistruar?
(Regjistrim nga mbledhja)
Auditi: Jam i detyruar ligjërisht ta verifikoj falsifikimin.
Denoncuesi: Pse mo Alban, sot e more vesh këtë gjë ti?
Auditi: Ku ta merrsha vesh unë? Në krevat? Nuk kam thënë krevat unë, se nuk jam bastard, të dal nga profesioni. Të thashë, mos i ofendo titullarët!
Denoncuesi: Për çfarë i ofendova?
Auditi: Po i the, do shkosh në burg.
Denoncuesi: Po do shkojë, se ka bërë shkelje.
Auditi: Të dhamë të drejtë, që dietat janë false dhe do kthehen? A të dhamë të drejtë? Dietat ishin false. Nuk ta dhamë ne vërejtjen. Vërejtjen ta dha dikush tjetër. Mos ia fut kot! Nuk firmosim ne vërejtje. Firmos Drejtori i Përgjithshëm. Nuk kam lidhje fare unë. Po u shkruajt një raport dhe e mori i madhi, ai e vendos nuk e vendosim ne. Kaq! Na fshi ne nga lista. Nuk ekzistojmë ne fare. Ne jemi vetëm delet, që vëmë firmat. Ça do më tepër? Është shefi i madh për raportet, që ke ndërtuar ti. Unë di, që ta kanë ofruar si mundësi, që mos bëj zhurmë. Pse bën zhurmë?
Denoncuesi: Po jo, se nuk i pranoj ato gjëra të atilla. Atje shkruhej mbështetur në raportin e auditimit jepet vërejtje me?
Auditi: Kështu shkruhet gjithandej?Ne na kap?, O Drini, nuk të flas dot!
Pasi ?Stop? shkoi në Drejtorinë e Korçës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e Kodit të Etikës dhe kalimin e kompetencave./tvklan
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndod...
Lidhur me rastin e gruas së dhunuar nga ish-bashkëjetuesi, G...
Historia që solli dy ditë më parë emisioni “Stop” ishte ajo ...
Emisioni “Stop” tregon sot se mosfunksionimi i institucionev...
Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhunës në familje...
“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të l...
Një vit më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-drej...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykat...
Kemi udhëtuar sot drejt qytetit të Lezhës, pas denoncimit të...
Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat sh...
Një qytetare e cila jeton në Suedi i është drejtuar emisioni...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas t...
Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjar...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një u...
Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një institucioni shtetëror...
Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 ...
Emisioni Stop trajtoi këtë të mërkurë rastin e të moshuarit ...
Emisioni “Stop” shkoi në Sarandë pasi të moshuarit Sotir Kol...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni mes aut...
Një skaf me katër persona ka mbetur në det të hapur në...
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në f...
Ndonëse mbylli sytë për disa vite me radhë, prej disa ditë...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....