LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet Majlind Shkira, i kapur me shkelje por emërohet auditues në Universitetin e Mjekësisë

14 Tetor 2021, 21:02, Denoncim CNA
Rikthehet Majlind Shkira, i kapur me shkelje por emërohet auditues në

Më 26 Mars 2019 emisioni ?Stop? në Tv Klan transmetoi rastin e procedurës së emërimit të audituesit të Universitetit të Mjekësisë, Majlind Shkira, pasi ai ishte shkarkuar nga Hipoteka e Pogradecit për shkelje ligjore.

Në përgjigjen e asaj kohe u pranua megjithatë se Shkira nuk plotësonte kriteret ligjore, ndaj u emërua për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhej procedura e konkurrimit. Mirëpo, historia përsëritet, sepse Majlind Shkira u riemërua si auditues në Universitetin e Mjekësisë në Prill të vitit 2021 nga i njëjti bord, i cili shkel ligjin në mënyrë të përsëritur, pasi ky organ kolegjial, nuk e ka për kompetencë të emërojë apo punësojë individë.

 

Përpos kësaj, në të dhënat e Majlind Shkirës rezulton se diploma e tij është e viteve 2006-2012, ndërsa lista e notave i përket periudhës 2005-2012. Jo vetëm kaq, por gjatë kësaj periudhe ka ndjekur njëkohësisht studime të tjera dhe ka punuar në një institucion në Kashar!?

Për këtë rast, gazetarja e Stop ka pyetur kryetarin e Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjeksisë, Florian Toti dhe ky i fundit justifikohet, duke thënë se Majlind Shkira kishte pikët më të larta nga konkurtentët e tjerë.

Florian Toti: Është nxjerrë njoftimi, janë bërë aplikimet. Disa persona që kanë qenë në komisione kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit. Për këtë arsye, kjo procedurë e cila duhet të kishte përfunduar brenda 1 muaji ? 2 muaji, është zvarritur dhe 1 vit e ca që ky personi që është shpallur fitues të lidhi kontratën e punës.

Gazetarja: Është e rregullt si procedurë?

Florian Toti: Nuk më takon mua ta them a është e rregullt apo jo. Ajo ka qenë një procedurë që është marrë në punë për 3 muaj me kontratë të mirëqenë. Ai ka konkurruar njëlloj si gjithë të tjerët.

Gazetarja: Nuk e penalizon fakti që audituesi në fjalë ka rezultuar në shkelje të standardeve ndërkombëtare nga Ministria e Financave?

Florian Toti: Kjo është pjesë që nuk është e imja. Kur një njeri del fitues, çfarë duhet të bësh me këtë njeri?

Gazetarja: Po ky raporti që u gjet me shkelje?

Florian Toti: Po nuk e ka thënë me emër të caktuar. Ka thënë njësia e auditit është në shkelje. Ka gjetur pasaktësi por ka gjetur dhe saktësi. Në momentin që ju vini me tendencë dhe më thoni ato gjëra që nuk shkojnë, bisedën e kemi mbyllur bashkë.

Përpos komunikimit verbal me kryetarin e Bordit të Administrimit, Florian Toti, emisioni investigativ Stop i është drejtuar zyrtarisht me shkresë edhe Ministrisë së Arsimit për dy shkollimet dhe dy punësimet e Majlind Shkirës, që nuk përputhen. /tvklan.al

Lajmet e fundit nga