LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurori i Gjirokastrës nuk ekzekuton urdhrin e gjykatës: Nuk më do qejfi!

11 Tetor 2021, 19:59, Denoncim CNA
Prokurori i Gjirokastrës nuk ekzekuton urdhrin e gjykatës: Nuk më

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e shtetasit italianë që është ndaluar në Gjirokastër dhe po mbahet me masë sigurie arrest shtëpie në mënyrë të padrejtë për një rulot që e kishte në përdorim vjehrra e tij.

Për rastin e italianit Sacchi dhe familjes së tij, gazetari i emisionit Stop së bashku me gruan e italianit shkuan për të pyetur prokurorin Emëror Kasaj se mbi çfarë baze ka marrë vendimin e arrestit, kur ruloti figuron në emër të vjehrrës.

Por përfaqësuesi i akuzës nuk përgjigjet dhe nxjerr jashtë gazetarin dhe bashkëshorten e italianit, pasi kjo e fundit e akuzon për korrupsion. Nga ana tjetër, për vjehrrën e Sacchit, nuk ka një procedim penal.

Gruaja: Fol, fol, fol! Ti ke arrestuar bashkëshortin tim padrejtësisht. Fol, fol! E ke çuar në një konvikt, kur unë kam probleme me frymëmarrjen. Nuk e kupton më italishten?! Fol! Kam probleme me frymëmarrjen dhe ti ke arrestuar bashkëshortin tim. Fol! Fol ! Fol! Fol ! Fol! Fol! I korruptuar! Do vetëm lekë ti! Do vetëm lekë!

Policia e Gjirokastrës, në mungesë të byzylykëve elektronikë aparaturë, që  aplikohet tek personat me masën e arrestit të shtëpisë, e ruan italianin me tre turne me nga tre policë, duke u bërë shqetësim për gruan me probleme frymëmarrjeje dhe fëmijët e mitur.

Avokati i italianit thotë se ju drejtuan gjykatës për të ndryshuar ambientin ku mbahet me masë sigurie arrest shtëpie. Gjykata e pranoi kërkesën, por prokurori i çështjes refuzon të ekzekutojë urdhrin e Gjykatës së Gjirokastrës.

?Ruhet nga 9 policë dhe policia është bërë shqetësim për lagjen dhe komunitetin ku banon dhe pronari i shtëpisë me të drejtë ka kërkuar që të mos jetë në këtë ambient. I kemi kërkuar sërish policisë dhe prokurorisë që klienti që unë përfaqësoj të ketë një adresë tjetër, por bëjmë 4 ditë që ne i kërkojmë dhe nuk kemi asnjë lloj reagimi?, u shpreh avokati.

Ndërsa gazetari i Stop, Genci Angjellari, pyeti prokurorin Emëror Kasaj përse refuzon që të ekzekutojë urdhrin e gjykatës. Përgjigjia e tij ishte ?nuk kam qejf?.

Gazetari: Pse nuk e ekzekutoni urdhrin e gjykatës? Nuk keni qejf?

Prokurori Emëror Kasaj: Jo nuk kam qejf fare. Nuk më do qejfi!

Gazetari: Je në pronën tënde private? Je në institucion shtetëror zotëri dhe nuk mund të silleni kështu. Është absurde. Inatin që keni me gjykatën nuk mund ta nxirrni në kurrizin e familjes, janë 4 fëmijë të mitur atje. 

Pas transmetimit të këtyre pamjeve, drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, deklaroi se për veprimet, vendimet dhe sjelljen e prokurorit Emëror Kasaj do t?i dërgohet shkresë KLP-së dhe instancave të tjera. /tvklan.al

Lajmet e fundit nga