LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ 13 vjeçarja viktimë e shfrytëzimit dhe trafikimit, institucionet nuk gjejnë zgjidhje

1 Nëntor 2021, 21:15, Denoncim CNA
Skandal/ 13 vjeçarja viktimë e shfrytëzimit dhe trafikimit,

Në emisionin Fiks Fare vjen një denoncim sa i çuditshëm aq edhe i dhimbshëm mbi shfrytëzimin e një 13 vjeçareje. Por këtë denoncim nuk e bëjnë prindërit, por vetë drejtori i shkollës ku ajo studion.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shtëpinë e vajzës në fshat. Prindërit invalid të 13 vjeçares treguan se vajza nuk i dëgjon më. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike pasi kanë vetëm invaliditetin e tyre si burim të ardhurash. Nëna tregon se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira.

?Vajza ka tentuar të vetvritet? rrëfen nëna e përlotur,duke ju thënë se ?nuk ju kam prindër? për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Gjithashtu thotë se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi. ?Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë ?? thotë nëna e vajzës.

Fiksi telefonon ish psikologen e shkollës, Ornela Zhui, e cila ka qenë në grupin e vlerësimit që vendosën për 13 vjeçaren të shkonte në qendër rehabilitimi. Psikologia thotë se përveçse nuk bën më pjesë në atë shkollë nuk ka qenë as në grupin e vlerësimit. Specialisti i policisë së zonës, Alfred Shumbuli,në telefonatën e parë u zotohet gazetarëve se do i telefonojë sapo të mbarojë një operacion në terren, kjo gjë jo vetëm që nuk ndodhi, por kur gazetarët e ritelefonuan tha se s?mund të flasë për rastin. Gazetarët telefonojnë edhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Jetnor Pulajn i cili thotë se vajzën e çuan në qendër rehabilitimi, por nuk e mbajtën pasi vajza nuk donte.Gazetarët iu drejtuan edhe Bashkisë Sarandë ku takojnë përgjegjësen e shërbimit social.Ajo tregon se janë bërë dy herë mbledhje për rastin në fjalë ku u vendos që vajza të shkonte në qendër rehabilitimi, por zbatimi i vendimeve nuk është më përgjegjësi e tyrja. Në këtë mënyrë edhe ata e delegojnë përgjegjësinë.

Gazetarët e Fiksit në bashki marrin procesverbalet e vlerësimit. Në këto dokumenta grupet të cilët kanë marrë vendimet në përbërje janë SPZ,OPGJ ,psikologia,drejtori i shkollës,mësuesja kujdestare,punonjësja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijve . Në vendimin e marrë thuhet se vajzën e mitur në orën 20:00 ta nisin në Tiranë në një qendër rehabilitimi shtetëror.Vajza ne qendrën e rehabilitimit në Tiranë nuk është mbajtur me arsyetimin se nuk ka dëshirë të qëndrojë në këtë qendër. Po sa merret për bazë dëshira e një të miture kur kujdestarët e saj, përkatësisht prindërit kanë firmosur që ajo të rehabilitohet aty?!

Në procesverbalin e marrë nga bashkia Fiksi sheh që kishte firmosur edhe psikologia e cila më herët tha se nuk ka qenë pjesë e grupit të vlerësimit.Gazetarët e Fiksit telefonojnë vetë psikologen duke i treguar këto fakte dhe e pyesin se përse i gënjeu më herët. Psikologia thotë se ka qenë në atë shkollë deri në shkurtin e shkuar akademik. Rastin e vajzës e njeh dhe sa ishte ajo psikologe e mbante nën kontroll vajzën, por pas largimit të saj në një tjetër shkollë ajo justifikohet duke thënë se nuk dinte asgjë më për rastin.Gazetarët e Fiksit shkojnë në ZVA Sarandë për të pyetur a ka një psikolog shkolla dhe çfarë është bërë për rastin e vajzës. Drejtoresha u thotë gazetarëve se duhet të marrë konfirmim për të folur duke i lënë në pritje për 1 orë. Më pas u pohon se duhet të bëjnë kërkesë me shkri edhe pse është në zyrën e saj ajo nuk do t?u përgjigjet gazetarëve. Ndërkohë drejtori i shkollës u ankua në emisionin Fiks Fare si për rastin e vajzës ashtu dhe për mungesën e psikologes, për të shmangur raste të tjera në shkollën e tij. Vetë psikologia e konfirmoi mungesën që nga shkurti i vitit të shkuar akademik, dhe Drejtoria Rajonale Fier ka vetëm një punonjëse sociale. Vajza e mitur e cila ka patur probleme mesa duket nuk ka gjetur mbështetjen e askujt.
Gjithashtu Fiks Fare i bën kërkesë me shkrim shërbimit social për rastin e 13 vjeçares.Ky institucion thotë se njeh rastin, por nuk mund të na japë informacion se çfarë ka bërë për të. Gjithashtu thotë se qëndra së cilës i është drejtuar vajza as nuk përzgjedh dhe as nuk refuzon askënd!

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.Drejtoresha, Alma Tandili në intervistë thotë se e njeh rastin në fjalë.?Një grup është nisur për në Sarandë për të kërkuar nga gjykata masën e mbrojtjes për vajzën e mitur, dhe ndërkohë do përpiqemi të bindim vajzën se po shfrytëzohet ? thotë drejtoresha. Gjithashtu ajo thotë se nuk mund të flasë se çfarë ka ndodhur atë natë në qendrën e rehabilitimit dhe pse vajza nuk është mbajtur./TCH

Lajmet e fundit nga