Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar lidhur me zgjatjen e afatit të vettingut.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Vasili shpjegon se pse kërkohet me ngulm zgjatja e vettingut.
Sipas tij, ?vettingu politik siç funksionon aktualisht pra i kapur nga qeveria siguron seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i pëlqejnë asaj dhe sigurohet pandëshkueshmeria e qeverisë për mijëra gjëra që rëndojnë mbi të.
Postimi i plotë:
Zgjatja e afatit të KPK së vetingut dhe degradimi i tij në një pazar politik të rëndomtë është një realitet, që mjerisht ka toksikuar të gjithë shoqërinë dhe ambientin politik.
Ndërkohë që Gjykata e Drejtësisë në Luksemburg dënoi sot Poloninë me 1.000.000 euro në 8 ditë për Çështjen C-204/21 R, sepse nuk pezulloi zbatimin e legjislacionit, që lejonte influencën politike mbi Dhomën Disiplinore (Vetingun) pasi anëtarët e saj zgjidheshin nga presidenti dhe zgjatja e afatit të vetingut do të bëhej sërish nga një organ politik duke cenuar pavarësinë e gjyqësorit.
Pra shqetësimi për një vend të BE-së si Polonia është shumë serioz dhe dënohet fort, mendo Shqipëria që me këtë farë vetingu politik që pë bën, do të dënohej së paku me 100 milion euro në dite.
Po cila është e vërteta e vetingut në Shqipëri?
Vetingu i lindur kryesisht nga përzgjedhja e kryer nga një organ politik si Kuvendi i Shqipërisë, që veproi dukshëm në mënyrë të njëanshme dhe selektive, u karakterizua në praktikë nga:
Kapja dhe nepotizmi i hapur politik,
Aplikimi i dukshëm dhe i hapur i dy standardeve,
Degradimi në një Inspektoriat të lartë të Deklarimit të pasurive duke përbuzur kriteret e integritetit dhe profesionalizmit.
Këto janë dimensionet thelbësore negative, që kanë karakterizuar zbatimin dhe kanë tronditur në themel integritetin e tij.
Po përse kërkohet me kaq ngulm histerik në Shqipëri zgjatja e KPK të vetingut?
Arsyeja është shumë e thjeshtë. Vetingu politik siç funksionon aktualisht, pra i kapur nga qeveria, siguron seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i pëlqejnë asaj dhe sigurohet pandëshkueshmëria e qeverisë për mijëra gjëra që rëndojnë mbi të.
Përse zgjidhja që ka Kushtetuta është korrekte dhe zgjatja e vetingut (KPK) abuziv?
Të gjitha momentet, që lidhen me ndryshimet për Reformën në Drejtësi për çdo situatë të krijuar, kanë në Kushtetutë mekanizmin zhbllokues.
Edhe vetë institucionet e vetingut u ngritën në sajë të këtij mekanizmi zhbllokues pasi shumicat e cilësuara parlamentare nuk u realizuan në asnjë rast.
Por duke e bërë vetingun peng të pazareve politike, mekanizmi zhbllokues të cilin Kushtetuta e ka të qartë, tani nuk iu pëlqen më dhe iu rri ngushte pazarxhinjve politikë.
Kushtetuta ia beson vazhdimin e procesit të mbetur të vetingut KLGJ dhe KLP.
KLGJ dhe KLP sidoqoftë janë institucione më të ekuilibruara pasi më shumë se gjysma e anëtarëve janë të zgjedhur mes profesionistëve nga sistemi dhe jo nga politika.
KLGJ dhe KLP të dyja së bashku kanë në dispozicion 22 persona nga 12 persona që ka KPK, pra ka një diference të dukshme potencialesh njerëzore.
Pra mundësitë për vazhdimin pa probleme të vetingut janë reale dhe plotësisht të mundshme.
Po kush e propozon shtyrjen e vetingut?
Rilindja publikisht ka pohuar se shtyrjen e afatit të KPK së vetingut e paska sugjeruar ONM.
Çfarë paradoksi i trashë dhe spekulativ.
ONM ka të përcaktuar shumë qartë, që ka vetëm një rol ndihmës në zbatimin e legjislacionit për vetingun.
ONM nuk ka asnjë funksion apo rol në sugjerimin apo propozimin e reformave kushtetuese apo të çdo lloji në fushën e drejtësisë.
ONM u vendos edhe në Kushtetutë si një garanci shtesë që zbatimi, e përsëris zbatimi i reformës do të ishte korrekt sikurse u miratua me 140 vota në 21-22 korrik.
ONM është përbuzur nga rilindja kaq e kaq herë jo vetëm kur sugjeronte mospërfshirjen e mjaft kandidatëve në KLGJ dhe KLP që rilindja i zgjodhi, po ashtu edhe gjatë zbatimit të vetingut ku jo vetëm i janë përbuzur, por edhe janë shantazhuar nga rilindja.
Kushtetuta e ka shumë të qartë zgjidhjen.
Ndaj pazari me zgjatjen e vetingut është thjesht një batakçillëk politik, që legjitimon kapjen e drejtësisë nga rilindja dhe betonimin e pandëshkueshmërisë së saj.
Drejtësia në Shqipëri kërkon një analizë shumë të thellë për kolapsin dhe krizën e thellë ku ka hyrë.
Qytetarët, ndërsa ka hyrë viti i gjashtë i reformës në drejtësi, po shohin zero rezultate dhe regres të thellë dhe kjo është shumë e rëndë.
Biznesi po përballet me një pasiguri juridike ekstreme që po dekurajon investimet dhe po varfëron thellë ekonominë e vendit dhe qytetarët e thjeshtë.
Skaneri i drejtësisë nuk mund të shmanget më me arrnat dhe pazaret e zgjatjes së vetingut./CNA.al
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë firmosur për ngritj...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik të PS-s...
Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha ka mbështetur hapur “F...
Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se “Folto...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kund...
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar se ...
‘Rikoshet” është një emision plot humor e satire, ku për 180...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat k...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka ...
Sot pritet të mbahet mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor...
Presidenti brazilian, Bolsonaro i cili akuzohet për krime ku...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Sorina Kot...
Presidenti Ilir Meta duket se ka “zbutur” qëndrimet ndaj maz...
Pas debateve me Opozitën, mazhoranca ka braktisur mbledhjen ...
Kryeministri Edi Rama gjatë nje konference per mediat javën ...
Komisioni Hetimor për 25 Prillin është mbledhur sërish ditën...
Platforma e re “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” ësh...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohej...
Nënkryetari i PD dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar, A...
Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...