LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i plotë-Analiza e PD për zgjedhjet e 25 prillit/ Si Basha kërkon të manipulojë shifrat

26 Tetor 2021, 12:05, Politikë CNA
Raporti i plotë-Analiza e PD për zgjedhjet e 25 prillit/ Si Basha

Zgjedhjet e përgjithshme paralamentare të 25 prillit 2021, shënuan një katastrofë elektorale për Partinë Demokratike, e cila mbeti për të tretin mandat radhazi në Opozitë.

Disa muaj më parë, CNA.al ka publikuar dokumentin i cili tregon qartazi se trupa elektorale të drejtuesit politik, të Lulzim Bashës, në shumicën e qarqeve kanë dështuar. Pra, nuk kanë arritur objektivat e kërkuara nga kreu demokrat, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Basha ka kërkuar rreth 707 000 vota nga të tijët, por në fakt ata nuk mundën t?i sillnin më shumë se 630 000.

Objektivi i Bashës ka qënë i qartë. Ndoshta 70-71 mandate, ose rreth shifrës së ?artë? për formimin e qeverisë dhe nga ana tjetër LSI, aleate, që merrte mandatet e saj.(Lexo ketu) Por, të zgjedhurit e tij dështuan.

Ndërkohë, sot CNA.al sjell raportin e plotë të një analize të bërë nga Partia Demokratike, në lidhje me këto zgjedhje, kur në fokus kanë qënë pretendimet për të ashtuquajturën ?masakër zgjedhore?. (Lexo këtu)

Më tej, një pjesë tjetër e raportit, ndalet tek analiza sipas qarqeve, aty ku pretendohet se PD ka pasur rritje.

Në raportin me 16 faqe, ndër të tjera thuhet se qarku i parë që ka pasur rritje në mandate është Elbasani, Durrësi është i dyti, ndërsa Tirana i treti.

Por, ?dardha e ka bishtin prapa?. Dhe e gjithë llogaritja është bërë në krahasim me shkatërrimin që Basha dhe të tijët, i kanë bërë vetë PD-së.

Në pikën 11 të raportit thuhet se ?Rezultati i listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021 (39.4 %) është i krahasueshëm vetëm me rezultatin e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 (40.2 %), me një diferencë vetëm ? 0.8 %. Në këtë kuptim, për të vlerësuar performancën e secilit qark, duhet që rezultati i listës së PD në zgjedhjet e vitit 2021 të krahasohet me atë të vitit 2009 (në % ose mandate), nga ku rezulton se:
Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.
Kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Durrës, 2. Gjirokastër, 3. Shkodër, dhe 4. Tiranë.?

Në fakt duket se përfundimi i raportit është gënjeshtër publike. PD dhe aleatët e saj në vitin 2021 nuk kanë mundur të sigurojnë as votat e vitit 2013 dhe jo më të krahasohen me vitin 2009 kur PD siguroi 70 mandate nga 140 ndërsa në 2021 ka 59 nga 140.

Rezultati i vitit 2021 është më i dobët se viti 2013 kur PD dhe aleatët kanë 690 mijë vota gati 70 mijë vota më shumë po të llogarisësh dhe aleatët shtesë si PBDNJ apo PAA.

Në performancën elektorale 2021 krahasohet vetëm me 2017 ku ka një rikuperim prej gati 180 mije votash ku përfshihen aleatët dhe 8 vite pushtet të socialisteve me bëmat e gjëmat e tyre.

Më tej, në raport thuhet se ?Në termat e rezultatit zgjedhor, Partia Demokratike arriti të siguronte 59 mandate nga 140 mandate gjithsej, ose 42 % të mandateve totale. Krahasur me zgjedhjet e vitit 2017, ku PD mori 43 mandate, rezulton se numri i mandateve të fituara është rritur me 16 mandate, pra ka një rritje 37 % të numrit të mandateve të fituara. PD arriti të siguronte 622,265 të vlefshme (39.43 %), me një rritje prej 36 % krahasuar me vitin 2017 ku mori vetëm 456,481 vota (28.85 %). Konkretisht, Partia Demokratike në 2021 ka marrë 165,784 vota të vlefshme më shumë se në vitin 2017.?

Pra, në analizën e bërë nga PD, harrojnë një fakt, që e gjithë llogaritja është bërë në krahasim me vitin 2017, kur PD pësoi një humbje katastrofike, duke shënuar rreth 230 mijë vota më pak se ditën që doli në opozitë. Pra, në 2013.

Sipas këtij raporti, në 2021 Lulzim Basha ka rritur PD, në krahasim me 2017. Vit, në të cilin ka më pak vota ndoshta edhe se në 97.

Luli mund të krahasohet me ?97 apo 2011. Por, nëse do të donte vërtetë të bënte një analizë, krahasimi duhej të bëhej me ditën që ke dalë në opozitë. Kjo sepse zgjedhjet e 2021 janë zgjedhjet e dyta parlamentare, ku PD, e drejtuar nga Lulzim Basha, garon si oppozitë. Dhe llogaria duhej të bëhej, duke e krahasuar me 2013.

Matematika mesa duket ju funksionon mirë, Gazment Bardhit apo dhe personave të tjerë, kush është përfshirë në këtë raport qesharak.

Analiza e Lulzim Bashës tregon një gjë shumë të thjeshtë. PD ka marrë 165 mijë vota më shumë se në 2017. Por, 80 mijë vota më pak se në 2013.

Kjo si analizë për votat e PD, se po ta marrësh si opozitë ka marrë edhe votat e LSI, votat gri që ikën te LSI në 2017, pasi Lulin e shikonin si humbës të garantuar.

Në fakt edhe po të merrte 707 e mijë vota, që ai kishte kërkuar nga të tijët, sërish do humbte.

Llogaritë e Bashës kanë qënë 7×7 =42 që në fillim.

Pasi socialistet morën mbi 730 mijë vota të vetem. Ndërsa, Basha shifren 630 mijë e ka me një tufë aleatësh.

Më poshtë raporti i plotë./CNA.al

PD justifikon humbjen/ Zbulon ku u lanë katër mandate

Analiza/ Pse Basha vendosi objektivin 707 mijë vota

Basha nuk i ndahet ?masakrës zgjedhore”/ Gati raporti për zgjedhjet e 25 prillit

Faktet/ Si po kërkon Basha të mashtrojë kryesinë për humbjen e zgjedhjeve

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

Analiza/ 17 faktet pse humbi Lulzim Basha

Analiza/ Pse Basha vendosi objektivin 707 mijë vota

Të gjithë dështakët e “fitores” së Lulzim Bashës

Lajmet e fundit nga