LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj “dhëmb për dhëmb” me opozitën/ Flet me shifra për rritjen ekonomike

25 Tetor 2021, 10:32, Ekonomi CNA
Ahmetaj “dhëmb për dhëmb” me opozitën/ Flet me

Qeveria shqiptare ka lidhur një tjetër marrëveshje me Kombet e Bashkuara. Në fjalën e tij të mbajtur,  zv. kryeministri Arben Ahmetaj, foli për shifra konkrete të rritjes ekonomike si edhe theksoi se partneriteti i Shqipërisë me OKB-në, ka qenë një sukses.

?Kur iu referova buxhetit të 2022-shit, me shumë modesti them se kemi iniciuar paketa me rëndësi për ata më në nevojë. Janë 15 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, të cilat do iu dyfishojmë. Ngritja jonë ekonomike është 18%, e shpejtë, por e pamjaftueshme. Ky vend ka nevojë që të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë. Ne e frenuam uljen e popullsisë, e rritëm arsimimin.Dua t?i jap meritat e duhura partneritetit të gjatë mes qeverisë shqiptare dhe kombeve të bashkuara dhe të pranoja se ky program që nga 2007-ta vendi ynë u zgjodh me ketë qasje të re, ka qenë sukses. Miratimi i axhendës 20-30 shënoi një moment historik dhe për Shqipërinë, e cila ka lëvizur shpejt për të përshpejtuar zbatimin e saj në çdo qelizë. Me moton; të mos lëmë asgjë pas. Rruga jonë drejt zhvillimit të shpejtë, nxitet për të përmbushur standardet e BE. Çdo agjenci në familjen e OKB-së ka ndihmuar qeverinë tonë?, pohoi  Ahmetaj.

Teksa foli edhe për krizat që brenda një periudhe të shkurtër goditën vendin tonë, Ahmetaj theksoi se qeveria nuk la askënd mënjanë.

?Duhet të kujtojë tërmetin dhe pandeminë, pasi ne nuk jemi vend i pasur. Ne nuk lamë asnjë mbrapa pas vitit 2019-ën kur ra dhe tërmeti. Shpesh herë i tregoj miqve të mi kuptimin e të qenit një shërbëtor publik. Dua të ndaj me ju një moment tejet emocional që është në thelb të asaj që po bëjmë sot. Një ditë bashkë me kryeministrin shkuan në një fshat të Tiranës, për t?i dorëzuar çelësin e shtëpisë një nënë, e cila kishte djalin e martuar, me probleme shëndetësore dhe gruan e tij po ashtu me probleme, dhe dy fëmijë studentë. Nëna ishte gati mosha e nënës time?, tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër ai replikoi edhe ndaj opozitës lidhur me  raportin e Bankës Botërore, ku shprehu se populizmi injorant, po kthehet në politikë trendi.

?Do i referohem raportit të fundit të BB-së; Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera, me shpejtësi shumë më të madhe. Duke lexuar, sfidat e mëdha, për mua në një rrezik ku populizmi injorant, kthehet në politikë trendi, atë ditë njerëz, qytetarë të angazhuar si unë dhe si ju, duhet të flasë për reforma. Varfëria nuk ulet me fjalë as të ngrohta, as të mira as populiste për të varfrit. Të gjitha janë false nëse nuk zbatohen dhe mbështet në reforma intensive. S?do të riri pa përmendur reformën në drejtësi, që ka futur elektricitet në drejtësi, apo reformën në arsim.?,  deklaroi zv.kryeministri.

Ai gjithashtu nuk la pa falenderuar OKB e BE, për ndihmën e madhe ndaj vendit tonë.

? S?dua ta lë pa përmendur me një falënderim të madh, OKB, BE, për të gjitha vendet që na ndihmuan. Sfidat që kam përmendur, të gjitha raportet, kur rendit institucionet, duhet të përmendësh atë që të ka ftuar?, tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga