LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Hekurudha tek vilat dhe porti i jahteve/ Zbardhen vendimet KKT-së

22 Tetor 2021, 12:12, Ekonomi CNA
Nga Hekurudha tek vilat dhe porti i jahteve/ Zbardhen vendimet KKT-së

Shqipëria është vendi i cili pa frikë mund titullohet si një ?kantier i hapur ndërtimi?, e kjo dallohet qartazi nga numri i lartë i lejeve të dhëna të ndërtimit dhe zhvillimit, të objekteve me funksion publik.

Janë 17 vendime për dhënie lejesh nga  Këshilli Kombëtar i Territorit  që janë marrë për një ditë, me datë 21.10.2021.

Duke nisur nga linja hekurudhore, centrale energjie elektrike, drejtori policie apo porte e karburante, janë projekttet që kanë marrë OK nga KKT.

Drita jeshile është hapur për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, një projekt kryesor dhe i rëndësishëm ky pasi do të lidhet  me Rinasin.

Ky projekt  do të zbatohet nga kompania INC e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare.

Një nga projektet që tërheq vëmendje është ai për Dajtin, në të cilin kompania ?Dajti Ekspres? kërkon që të zhvillojë objektin masterplan ?Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt?, si edhe një tjetër kompleks turistik që do të zhvillohet në zonën e Fushë-Arrëzit në Shkodër.

Kostoja totale e parashikuar për këtë projekt është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro mbulohet  nga kredia e BERZH, dhe më tej pjesa e mbetur financohet nga qeveria shqiptare.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar gjithashtu  lejen për ndërtimin e centralit të energjisë elektrike në digat e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës të qarkut të Shkodrës, ku  autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Nga ana tjetër, përpos lejeve të ndërtimit e zhvillimit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka shtyrë afatet e lejeve të ndërtimit për objekte si: godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme brenda QSUT,  terminalit lindor i autobusëve në Tiranë, si edhe për qendrën e vendgrumbullimit për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve në Lushnje.

Lidhur me këto projekte, për të cilët plani është hartuar dhe është bërë publik, autoritetet ende nuk bëjnë me dije se kur do të pajisen me leje ndërtimi, e aq më tepër se kur do të vihen në zbatim.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës ? Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit?, me subjekt zhvillues ?Hekurudha Shqiptare? sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër?, me zhvillues Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, Bashkia Dibër?,me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Godinë e re 5 kate e Fakultetit të Shëndetit Publik, Vlorë?, me zhvillues Universitetin ?Ismail Qemali? Vlorë.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Rikonstruksion i godinës së DRSHTRR Dibër?, Bashkia Dibër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Rikonstruksion për qendrat e kontrollit teknik Tirana 1 e Tirana 2?, Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Zyrat modulare të Agjencive doganore?, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Rikonstruksioni i linjës ajrore 35 kv Korçë ? Bilisht (me Izolacion 110kV)?, me vendndodhje në Bashkitë Korçë dhe Devoll, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Porti i jahteve ?Marina Rodon? në Portin e Rodonit Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ?Praslin Investment? sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: ?Kompleks turizëm rural Lajthiza?, Bashkia Fushë Arrëz, Qarku Shkodër?, me zhvillues shoqërinë ?Lajthiza Invest? sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Stacion i shitjes së karburanteve Bolv-Oil, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë?, me zhvillues shoqërinë ?Bolv-Oil? sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: ?Kompleks rezidencial studentor dhe shërbime ndihmëse?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë ?Bolv-Oil? sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: ?Masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt?, me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilllues shoqëria ?Dajti Ekspres? Sh.a.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: ?Godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë?, brenda Korpusit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: ?Terminali lindor i autobusëve Tiranë?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë?, me zhvillues shoqërinë ?Praslin Investment? sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: ?Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve?, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqëria ?Doni Fruits? sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 ?Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore?, i ndryshuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga