52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.132 të vitit 2019, për veprat penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe ?Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Ky procedim penal u regjistrua mbi bazën e informacioneve dhe akteve të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze. Rezultatet e arritura gjatë hetimeve të këtij procedimi penal janë produkt i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze.
Nga hetimet e kryera u grumbulluan të dhëna se:
Shtetasi shqiptar F.P. ka krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet. I hetuari F. P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim F. P. dhe referentët e tjerë të tij me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.81 datë 16.10.2021 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të ?arrest në burg?, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit F.P., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve?, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ?Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Krijimit të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 283/1, 283/a/1, 287/1/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Caktimin ndaj të hetuarës A. A. të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ?arrest në shtëpi?, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale të ?Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve?, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Krijimit të grupit të strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 287/1/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Gjithashtu, dhe Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze kanë caktuar masën e sigurimit ?arrest në burg?, ndaj disa personave të cilët dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.
Në datën 20.10.2021, në dakortësi me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze dhe në të njëjtën orë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj shtetases A. A., ndërsa është proceduar me nxjerrjen e një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin F.P. Ndërkohë edhe autoritetet gjyqësore norvegjeze kanë proceduar me ekzekutimin e masave të sigurimit dhe ushtrimin e kontrolleve në territorin e tyre.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi kontrollin e disa banesave dhe kontrollin personal të disa shtetasve në qytetet Tiranë dhe Lezhë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin.
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe hetimin financiar për të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Një aksident i rëndë është regjistruar në Berat. Shtetasi A....
20 personave iu është prerë fletë-arresti si grup i struktur...
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
SPAK është duke kryer një operacion sot në kuadër të një pro...
SPAK ka zbritur në terren në një operacion anti-drogë në qar...
Policia e Sarandës ka arrestuar drejtuesin e autmojetit, i c...
Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej persona n...
Gazetari Spartak Koka, ka zbardhur detje të reja nga ngjarja...
Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në ...
Identifikohet i riu, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e...
Një aksident i rëndë është raportuar në Qafë-Gjashtë të Sara...
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një video të publikua...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 38-vjeçarit Alban ...
Në çadrën e protestës para kryeministrisë në vitin 2017, Lu...
Me 15 Tetor në në një hotel të Qerretit u gjetën të pajtë ka...
Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim...
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzim...
Gazetari Julian Kasapi ka folur në emisionin “Open” për mist...
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar sipas saj rrjedhën e ngjarj...
Janë zbardhur detaje të rënda nga ngjarja në Korçë ku një ba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...